Këmbanat bien për të gjallët!

Këmbanat bien për të gjallët!

Nga Sali Berisha - 19/04/2019

Vendimi i parlamentit të Hollandës është aktakuzë e rëndë për narkoshtetin dhe narkos-it e tij, por është dhe një kambanë alarmi për qytetarët shqiptarë!

 Hollandës, vendit të parë, që mbështeti Shqipërinë për heqjen e vizave, i takoi të bëhej dhe vendi i parë që të votojë 9 vjet më vonë për rikthimin e vizave.

Ky votim nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur, por erdhi pasi Shqipërië është deklaruar dy vite me radhë si qëndër operacionale ndërkombëtare e organizatave kriminale të Europës,  Amerikës së Veriut, Amerikës Latine, Azisë. Po rikujtoj këtu se javën që kaloi, Europol dhe agjensi të tjera më serioze, e shpallën krimin e organizuar një rrezik më të madh se edhe vetë terrorizmin, për sigurinë e Europës dhe në krye të piramidës së këtij rreziku, qëndronin organizatat kriminale shqiptare.

Ky vendim erdhi pasi vendi u shpall Kanabistan apo Kolumbi e Europës me dhjetëra herë nga mediat dhe agjensitë më të mëdha të botës, pasi është deklaruar që nga viti 2017 në mënyrë të përsëritur si narkoshtet.

Ky vendim erdhi pasi këto katër vitet e fundit, shqiptarët zënë vend kryesor si azilant politikë në Gjermani dhe vendin e parë me distancë nga sirianët dhe sudanezët dhe afganët, në Hollandë dhe Francë. Në këtë kontekst, tejet tronditëse janë të dhënat e Galup që tregojne se 60% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria. Ky studim tregon se Shqipëria renditet e katërta në botë pas Siera Leone, Liberisë dhe Haitit për dëshirën e qytetarëve për të braktisur atë. Por në rast se në tre vendet e para shkak kryesor janë epidemitë vdekjeprurëse të ebolës, kolerës dhe tërmete shkatërrimtare, në Shqipëri shkaku më kryesor është pasiguria, krimi dhe vrasja e shpresës të lidhura direkt me kreun e meduzës, Edvin Kristaq Rama, dhe qëndrimet e politikat e tij shpresëvrasëse për shqiptarët.

Vendimi për rikthimin e vizave për Shqipërinë erdhi pas një raporti të agjensive ligjzbatuese të Mbretërisë së Hollandës, në të cilin konstatohej një rritje dramatike e kriminalitetit dhe trafikut të drogës nga shqiptarë të Shqipërisë në këtë vend.

Vendimin, parlamenti i Hollandës e mori pasi nga ai vend, gjatë dy viteve të fundit vizituan vendin tonë një seri delegacionesh. Vetëm këto dy muajt e fundit erdhën për vizite dy ministra të qeverisë së Hollandës dhe kreu i meduzës, skizoidi Edvin Kristaq Mashtrimi, mendonte se mund t’i mashtronte me zhgarravinat në zyrën e tij, duke i bindur ata se ky njeri vetëm normal nuk mund të quhej.

Ky vendim nuk erdhi nga Hollanda papritur dhe pakujtuar, por ishte paralajmëruar nga autoritetet e këtij vendi dy vite me radhë.

Vendimi i Parlamentit të Mbretërisë së Hollandës është një aktakuzë tejet e rëndë dhe me jehonë botërore për narkoqeverinë dhe zyrtarët e narkoshtetit shqiptar, që me lidhjet e tyre me krimin dhe drogën, Shqipërinë në eksportues kryesor krimi dhe droge në Europë. Sot janë dhjetëra vende nga Europa dhe zona tjera të botës që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave, por Shqipëria bëhet vendi i parë, për të cilin një vend anëtar themelues i BE, voton për rikthimin e vizave. Ndaj dhe kreu i meduzës dhe narkozyrtarët e tij reaguan me një gjuhë banditeske ndaj Mbretërisë së Hollandës dhe Parlamentit të saj.

Por vendimi i Parlamentit të Hollandës është një këmbanë e fuqishme alarmi për mbarë shqiptarët.

Ky vendim, në rast se qeveria hollandeze insiston preras, ajo rikthen vizat për shqiptarët pasi qeveria aktuale e Edvin Kristaq Krimit ka shkelur rëndë, kushtet e plotësuar mbi të cilat u hoqën vizat.

Së dyti, aktualisht vendimin për rikthimin e vizave për shqiptarët po e konsiderojnë seriozisht edhe vende të tjera.

Së fundi, ndonëse Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e përcaktuara në deklaratën e ministrave të Jashtëm të BE me 27 qershor të vitit 2018 për hapjen e negociatave, ky vendim vjen si goditja e mëshirës për këtë proces.

Si përfundim, iu bëj thirrje shqiptarëve të zgjedhin midis narkoshtetit të Edvinit e narkoqeverisë së tij, që kanë shndërruar Shqipërinë në eksportues kryesor të krimit dhe drogës në Europë dhe më gjërë dhe lëvizjes së lirë pa viza dhe të ardhmes së tyre në Europë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shkodran prej Firit 19/04/2019 19:54

Po pse z.kasapi tp,kush duhet me e ba rolin e hamallit?
Edvini,Saimiri,FrrokuNdoku,Balili,Balla!?
Jo miku jem,qendra operacionale ose dispeceria,asht ne TIRANE.Ne te t’paken tri ministri dhe disa fije ne parlament!

Ervin19/04/2019 18:34

@ Krasasi tp. Bie dakord me komentin tend per klasen politike por jo per kriminalitetin shqiptar. Duam apo s'duam ne shqiptaret kane emer te keq ne Europe. Ne raport me emigrantet qe kemi neper shtetet europiane komunitetet shqiptare kane perqindje me te larte kriminaliteti.
Sa per limanin e Roterdamit fatkeqesisht eshte e vertete.
Duhet ta themi te verteten dhe te thellohemi te gjejme shkakun dhe c'duhet te bejme per te ndaluar kriminalizimin e shoqerise shqiptare.
Partite politike ne Shqiperi funksionojne si organizata mafioze. Ne baze nuk ka diskutime serioze dhe te hapura edhe per publikun e gjere.
Vendimet merren nga lart dhe nuk diskutohet pse dhe cfare synimi kane vendime te caktuara. Nuk ka rregulla se si ngrihesh ne hierarki.
Kur vete pushteti dhe politika punojne si organizata mafioze edhe fryma mbizoteruese ne popull ashtu do te jete.
Imediate tani per tani eshte qe te iki kanceri Rilindje & Rama.
Por po aq imediate eshte dhe reformimi i partive dhe jetes politike ne Shqiperi qe te mos kemi perseritjen e rrethit vicioz te ketyre 30 viteve .

Loni nga fieri19/04/2019 15:38

Doktor idashur! Mund tja beje te qarte Astrit Patoz halese,dhe haleve te tje ,se na pelqen apo jo Hoxha Xhamia eshte e jona

krasasi tp19/04/2019 15:34

E domosdoshme eshte ulja e burrshtetasve, per nje pakt kombetar per integrim.Brenda dhe jashte partive, brenda dhe jashte parlamentit.Me ndermjetesimin e SHBA dhe BE.Kjo eshte emergjence kombetare.Cdo alternative tjeter eshte e paragjykuar dhe nuk i sjell asnje kredit me shume opozites dhe asnje shprese me shume qytetareve qe kerkojne ndryshim..Alternimi i pushtetit do shkoj nepermjet kesaj rruge.Te fokusohemi ketu dhe jo te vrapoje opozita qe me balten e hollandezeve apo te tjereve, te ç'suvatoj ngrehinen e shtetit, ashtu sikurse mazhoransa ka per detyre te bashkepunoj me sherbimet partnere kunder kontrabandisteve dhe kriminineleve qe fshihen ne Shqiperi dhe jo qe kete ta zevendesoj me retorike, per te mbuluar gjithe 'vrimat e murit" qe vikan nga te huajte qe nuk e dashkan qeverine.Une mendoj qe as opozita nuk duhet ti bej jehone me shume nga cdo duhej ,votimit ne Parlamentin Hollandez per heqjen e vizave, pasi opozita e perdor nje retorike sipas te ciles fajin e kane ambasadoret.Kesaj retorike ju kthye Z.Rama, fajin e kane Parlamentaret Hollandez, dhe mikja e Z.Basha.Ja po i bashkohem edhe une retorikes se opozites dhe mazhorances se fajin e kane te huajt dhe po pyes.Cila eshte perqindja qe ze perfshirja e emigranteve shqiptar ne trafikun nderkombetare droges dhe ne trafikun e njerezve nga Hollanda per ne Angli kryesisht,ne raport me qytetaret e Mbretesise se Hollandes.Po ne vende te tjera.Po neper burgje?.Shqiptaret na qenkan kthyer ne kapot e kokaines se " limanit" te Roterdamit.Une nuk e besoj.Kryesisht ata (shqiptaret) bejne hamallekun, ngarkim shkarkim, ndaj dhe zihen me "presh ne duar'.Kjo kategori sociale eshte e vetmja ne bote qe i neneshtrohet dy kodeve, atij te mafjes dhe kodit te beses, ndaj e hane edhe me thelle dhe denohen per te njejten veper penale shume me teper nga vendallinjte apo te tjere.'Kadrinjte Dipllomatik"duhet te meren me te gjitha pasi jane perfaqesues te shtetit dhe jo te partive.

Shto koment