Makina e djegur tek parlamenti  si ‘dhunimi’ i Griseldës

Makina e djegur tek parlamenti si ‘dhunimi’ i Griseldës

Nga Avni Nezaj - 19/04/2019

Nuk lënë shkak pa përdorur propgandën tipike marksiste për të njëllosur apo zbukuruar çdo gjë me mashtrime e fallsitete komunikimi. Sot është edhe pa shpenzime të mëdha pasi mjetet e komunikimit arrijnë të përcjellin në kohë reale mesazhin e shkruar por edhe atë fotografik apo filmik tek qytetarët.

A ju kujtohet rasti i Griseldës që u bë legjendë deri në analet e zyrave të Brukselit, që u tha nga eksponentët të së majtës që sot janë në pushtet se është dhunuar e masakruar sa i kanë nxjerrë nga barku edhe fëmijen.

E-mailet e Erion Veliajt i lexoi gjithë bota mbarë por doli se ishte një mashtrim ordiner i sajuar hollë për të bërë imazhin e Shqipërisë copë, në sytë e atyre që kanë prodhuar vazhdmisht demokraci. Gjithçka u vertetua që ishte një sajim i tipit “sigurim shteti”. Griselda vetë që nga menyra se si ishte sajuar mashtrimi, gati kishte nisur që ta besonte edhe vetë dhunimin, u lehtësua dhe besoj të kundërtën.

Pak ditë më parë opozita pushtoi sheshet e Tiranës në një protestë masive dhe të paparë ndonjëherë gjatë këtyre viteve të fundit.

Edi Rama bashkë me ushtarët e tij në qeveri e polici po habiten se si opozita po proteston për të disaten herë dhe nuk po thyhet asnjë llampë, nuk po ka dhunë, po hiç fare.

Dhe vjen gati projekti  “Made in Griselda”, të sajojmë ndonjë gjë që në protestat e opozitës të këtë dhunë ose të duket si dhunë, që ndërkombëtarët që kanë mbyllur deri tani njerin sy të mbyllin të dy para halleve të mëdha të shqiptarëve e të merren me dy sytë hapur vetëm me hallin e “Madh” të qeverisë që populli nuk po e lejon të vjedhë.

Taborret mediatike dhe keshillimore të Ramës kishin një dilemë të madhe nëse shurrosja tek dera e Kryeministrisë ishte dhunë apo jo. Por përfundmisht u vlerësua se nuk ishte dhunë.

Dhe mënjëherë propaganda solli në jetë planin e nje makine të braktisur në një rrugë afër paralamentit, dhe një njeriu me një shishe me lëndë djegëse dhe kështu mori zjarr edhe makina por edhe motori i propagandës se munguar për të akuzuar e fajësuar opoziten se po bënë dhunë, po djeg e po shkatërron.

Në fakt opozita vetëm po i harxhon gazin  lotsjellës policisë se asnjë lloj dhune tjetër nuk po bën. 

Asnjë ashkël ne syrin e pushtetit nuk ka ngulur opozita apo qytetarët e lirë që protestojnë, por frika e pushtetit është aq e madhe se nuk lë mjet e mënyrë pa përdorur për të shuar revoltën qytetare duke harruar se populli është si lumi, të merr përpara e si dihet ku të bie rasti të gjesh ndonjë rrënjë peme për tu kapur që të dalësh në breg.

Asnjë skenar me “Griseldë” sado notar i zoti të jesh e sado rrënje të kapësh, nuk të bën punë pastaj.

Vendimi i Holandës edhe pas “dhunës” së pashembullt në protestat e fundit tregon se skenarët me “Griseleda” nuk po funskoniojnë më, po fare.... sado intelektualë dhe mashtrues të kualifikuar të tipit Veliaj, apo Balla, të jenë ata që i shpikin dhe i përdorin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco