Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Nga Andi Bushati - 18/04/2019

Nga Andi Bushati

Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari nuk ka asgjë të përbashkët me Azemin, përpos mbiemrit.

Ajo është e brishtë, ai ishte i vrazhdë. Ajo ka armë buzëqeshjen, ai se ndante koburen nga brezi.
Ajo vjen në politikë nga një edukim perendimor, ai qëndronte aty edhe falë lidhjeve me botën e krimit.
Ajo është tallur shpesh nga kundërshtarët, si më e kultivuar sesa duhet, ai se e shprehte hapur mungesën e kësaj dhuntie.
Rudina nuk ka vizion historik për misionin e saj, Azemi besonte në ringjalljen e Mujit dhe Halilit në ditët e sotme.

Por, pavarësisht nga këto dallime, në këtë botë ku logoja është gjithçka, Rudina Hajdari nuk po shkëputet dot, nga pesha e “markës” që mban mbi supe.

Kur Basha e katapultoi në parlament në zgjedhjet e 2017, kritikët e tij brenda PD dhe armiqtë e opozitës e panë këtë si shembullin tipik të përdhunimit të meritokracisë. Për ta, ajo ishte aty thjeshtë si vajza e babait. Të dyja palët, në një kor të përbashkët, ripostonin në media gafat në parlament, sikur donin të theksonin se politika nuk është një talent që trashëgohet.

Sot rolet kanë ndryshuar.

Përndjekësit e djeshëm e kanë shndërruar në heroinë, kurse opozita zyrtare e ka shpallur tradhëtare të idealit të Azemit, duke inskenuar edhe fabulën e shëmtuar të kundërvënies së vëllait ndaj motrës.

Këto anatemime nga ish krahu i saj politik do të shtohen me siguri në ditët e ardhshme, tani që Rudina ka marrë rolin e lideres së grupit të PD, dhe ka folur për përfaqësimin e çetës të të mosbindurve në zgjedhjet e qershorit.

Po a duhet gjykuar Rudina për zgjedhjet e saj? A përbën sot një mëkat mos i bindesh urdhërave të kryetarit të partisë? A ka të drejtë të ndjekë një rrugë të ndryshme, qoftë nga ajo që predikon Basha, apo qoftë nga ajo që kanë votuar masivisht forumet e PD?

Natyrisht që PO.

Megjithëse personalisht jam një nga ata që e ka mbështetur obsionin e djegjes së mandateve si të vetmen zgjidhje, megjithëse e shoh si idiotësi pjesmarrjen e opozitës, me Ramën kryeministër, në zgjedhjet e qershorit, e quaj të pamoralshëm madje demokratikisht të rrezikshëm, linçimin që po i bëhet Rudinës si tradhëtare e partisë dhe kujtimit atëror.

Politikisht, si vajzë, ajo është në të drejtën e saj legjitime të “vrasë babain”.

Moralisht, atë se pengon askush të jetë kundër rrugës me të cilën Lulzim Basha po drejton partinë, apo zgjedhjes së tij plot enigma për të djegur mandatet. Deri këtu Rudina Hajdari nuk mund të akuzohet, as për zdërhallje në shtratin e armikut, as për besëthyerje tropojaneje.

Problemi i saj qëndron tek hipoteza që sapo shpalli, për të hyrë në zgjedhje. Sepse të gjithë e imagjinojnë lehtësisht se si do të jetë gara elektorale, nëse opozita vendos të mos marrë pjesë. Ajo do të ketë ngjyrat dhe formën e një farse. Aty, nën panikun për të ruajtur një demokraci fasadë, Edi Rama do të manipulojë vota ngado. Ai nuk do të përpiqet të rrisë vetëm pjesmarrjen, por do të tregohet bujar edhe për të falur përqindje për opozitën e re. Pra shkurt, ai do të tentojë të bëjë atë që deshi të realizojë Ramiz Alia para se Azem Hajdari të dilte në rrugë: një pluralizëm fallco, ku PPSh-në do ta konkuronin levat e saj, Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Rinisë dhe Bashkimi i Grave.
Vetëm në këtë rast Rudina Hajdari do ta tradhëtonte imazhin e Azemit. Dhe kjo jo për fjalorin, mënyrën e të bërit politikë apo stilin e përçimit të saj. Aty ajo është e lirë ta vrasë babain. Por, nëse ajo mbështet pluralizmin fallco që po kërkon të rivendoset pas tre dekadash, aty ajo shkel mbi një vokacion, mbi një ndarje thelbësore që shkon përtej mosdakordësisë me Bashën, Berishën apo kujtimin atëror.

Pra, nëse deri më tani, me të drejtë, ajo ka dëshmuar se nuk kërkon të jetë në politikë vetëm falë mbiemrit, në rast se bëhet pjesë një parodie elektorale, ajo rrezikon shumë më tepër. Ajo distancohet dhe nga i vetmi akt i pastër dhe i pa kundërshtueshëm me të cilin Azem Hajdari do mbetet në histori: vendosja e pluralizmit politik.

Vetëm në këtë rast ajo e meriton çdo lloj epiteti që i kanë vendosur padrejtësisht paradhënie. Sepse vetëm ashtu ajo nuk do të jetë më Rudina e Azemit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Toni21/04/2019 15:54

Tamam si baballaret e tyre mbasi i vrane prindrit dhe i presekutuan familjet per vite me rra?h , arriten me i bere niperit dhe f3mijet e bindur dhe te trembur dhe sherbyes te sistemit komunist, edhe me rudinen nje loj pondodh, nukthon kot se femija ta nxin faqen, heroj (idemokracis) ne kohen e tij ti themi i rrihte ku shkonte oto qe i kthenin deri edhe fjalen.ne kte pik nuk e quaj as pak fajtore se pse i ben fyellit te neo demokracis ramiste komuniste . Prandaj nuk ja nxin faqen aspak as kujt? Se u lind ne kohjen e konjuktures dhe u edukua me konjukturen ku jo pak jane tek ne.duhet te hecish me falni? Te hecish byth mbrapsh per te kujtuar dhe menduar pozicjonet e ktyre opozitareve! ?.te sa po lindur te vdekur.

lide21/04/2019 08:46

Rudina, me cfare nenkuptohet, kerkon te kape majen e PD me qellimin e vetem te gjurmoje ne detaje vrasjen e mbetur enigme te babait te saj Azemit dhe per te cillin ka shume dyshime historike qe eshte autor i skenarit sali ram berisha.

anti-andi19/04/2019 17:01

anti bushati eshte komunist puro dhe problemi I madh qe ka eshte se nuk ka te drejte morale te flase per asgje ne lidhje me te djathten, sepse ai nuk perfaqeson asgje nga e djathta.

Lider19/04/2019 16:04

Bushati eshte Lider;Bushati eshte rritur mire;Bushati eshte rritur shendetshem; Bushatit si ka munguar kurre asgje; Bushati eshte qytetar; Bushati ka kulture si pakkush; Bushati do fitoje; Bushati rreh majtas; Bushati do behet President; Bushati e ka trurin te kthjellet; Bushati di shume; por nuk i tregon derisa te behet Plak; Bushati e di qesi majtas edhe djathtas jane te gjithe Aktor; aktore profesioniste; Bushati e di qe te gjithe jane ne rol; E di qe te gjithe po luajne; e di qe jane ndare ne dy ekipe; sejcili ekip ka nje kapiten; ka edhe zevendeskapitene; kapitenet e pare ishin SB FN! Loja vazhdon; Bushati eshte LIderi yne!

Derrua i librazhdit19/04/2019 12:06

O Bushat cfar ideali ka kjo gafore, cfar politik berje na tregon, po ajo ne radhe te pare ska kulture dhe intelektin e duhur,ajo thejshtpo perpiqet te mbroj mamin nga vetingu.Ta provoj te bej parti tjeter ,as macja e saj nuk i vete nga mbrapa,po si mendon zotrote se ideali demoktateve shitet kaqe lehte,per ti qorrollepsur kjo galloshja etj gollovesha si puna e saj

Askushi19/04/2019 10:51

Kjo Pjeshka e thartuar para se te piqej, te beje ADN, per te vertetuar se eshte vajza Ademit, ose te pyesi mamin e vet, ti thote te sinqerten.

Askushi18/04/2019 23:41

I dashur Bushati. Une nuk ndihem i afte te debatoj me ju, por mendoj se nuk keni shume te drejt ne keto qe shkruani. Prandaj nuk do merem me ju, por per Pjeshken Hajdari do shkruaj.

Pjeshka Hajdari eshte deputete e PD. Mendoj se kur bene pjes ne nje parti, ne nje grupe apo organizat etj, duhet t nenshtrohesh rregullave te grupit, te shumices. Pra kur partija merre nje vendim me shumic vote ne forumet e saj, duhet te zbatosh kete vendim.( Kjo nuk do te thote se po i bindesh kryetarit te partis. ) Eshte shume normale qe te mos jesh dakort me ate vendim, por kur vendimi merret nga shumica, ti duhet ti bindesh.

Persa i perket si vajze e Azemit, eshte e drejte e saje qe te vazhdoj rrugen e te jatit, apo jo, apo dhe ta djegi te jatin. Cdo vendim i saje eshte i drejt, por jo i moralshem.

Ajo dhe te gjithe ate shke**dhata te tjere qe u futen ne parlamut, nuk munde te jene perfaqesues te Parts Demokratike, pasi ata jane perjashtuar nga partija. Ata munde te jene te pavarur, apo te varur nga rama, apo ku di une, por jo te PD.

Rudina dhe gjithe te tjeret, jane te pamoralshem, jane te shitur per 300.000 euro apo per afera te tjera. Dhe si te tille, jane llumi, bythleprsa dhe plera te shoqeris.

Ramazani18/04/2019 22:03

Andi shpjegoi Rudines:
1. Ka shqipetare qe i kane vrare komunistet babane ose vellane dhe ja kane sjelle para kembeve dhe kane kerkuar qe ta qellonte me shkelma si armik te popullit, kjo nuk i ka ndodhur asaj keshtu;
2. Shqiptaret qe komuniste i vrisnin babain e internonin dhe benin qe te mallkonte vete qe ekzistonin, kjo nuk i ka ndodhur asaj;
3.Shqiptaret qe komunistet i vrisnin babane, nuk mund te shkonin ne shkolle fare, kjo nuk i ka ndodhur asaj;
4. Ka shqiptare qe kane baballaret e vrare nga komunistet qe sot jane antare te PD dhe kane merita dhe aftesi intelektuale te mjaftueshme dhe nuk jane bere deputete si ajo.
Perfitimi qe ajo ka nga drejtusi i PD, qe e beri deputete, eshte i pamerituara. Perfitimin e pamerituar ajo tani po e perdor kunda PD.

RAMAZANI18/04/2019 21:17

NJERZIT PO I JAPIN VLERA AZIMIT ME SHUME SE SA NJERZVE TE TJERE, TE CILET KANE ME SHUME KONTRIBUTE SE AI NE KETE VEND. MEGJITHATE KY MBIVLERESIM PER AZEMIN PRAP NUK PRISH SHUME PUNE. POR KUR KETO MERITA TE AZEMIT, PERDOREN NGA E BIJA E TIJ, ATEHERE GABIMI DUHET NDREQUR. NE TE TJERET QE RREGJIMI KOMUNIST NA KA LENDUAR NDOSHTA ME SHUME SE RUDINA DHE NUK KEMI PERFITUAR DHE NUK KERKOJME PERFITIME SI AJO. AJO KA PERFITUAR:1. NENA E SAJ PA SHKOLLE U GJYQTARE;
2.RUDINA BERI SHKOLLE ATJE KU KISHTE QEJF;ETJ. NE TE TJERET PER ARSYE POLITIKE KEMI VUAJTUR DERI NE PAFUNDESI, PA PER TE SHKUAR NE SHKOLLE NE NUK E SHKONIM NEPER MEND. PRANDAJ RUDINA TUNDU SHKUNDU DERISA TI VIJE FUNDI RAMAZANIT, PASTAJ PO TE PROMOVOJ ME PD DO TA SHOHIM. PO MUNDE DIL VETE DHE MBURU ME BEMAT E TUA.

Daj Jaku18/04/2019 21:12

E bija e Azem Hajdarit është edhe e bija e mamit, më shumë e mamit, sepse Azemi e la shumë të vogël. Mamit i duhet të kalojë vettingun. Gjuha i shërben njeriut për të shprehur/fshehur mendimin/qëllimin. Lum si neve që demokracinë/stabilitetin e EDramës do na e shpëtojë Rudina. Edhe Jezu Krishti e ka bekuar dashurinë e vërtetë Rudinë. Edhe Azemi me shokë e destabilizuan Shqipërinë komuniste për ta shpëtuar nga diktatura komuniste Rudinë. Edhe sot duhet destabilizuar Shqipëria e rilindjes së diktaturës komuniste Rudinë, për ti hapur rrugën e shërimit të demokracisë që po përpëlitet në shtratin e vdekjes Rudinë. Kanceri duhet shkulur me operacion një herë e përgjithmonë Rudinë, që të shpëtojë trupi e të triumfojë jeta Rudinë, nuk ka dialog me kancerin Rudinë. Kancerin po kërkon ta shkulë edhe vetë PS-ja sepse kanceri vret organizmin ku jeton edhe vetë, duke vdekur bashkë me të, socialistët po e parandjejnë vdekjen dhe mendojnë të shpëtojnë diçka nga pjesa e mbetur ende gjallë. Me hitler/edverin nuk ka dialog Rudinë. Sa mezi e kuptoi aq vonë edhe lideri europiano-hollandez-perëndimor që dialogu ka mbaruar, o Rudina e vocërr. Nuk na plas fare për ato stërhollimet e tua për të shpëtuar pozitën familjare. Neve kancerin do ta shkulim barabar, ti nuk e shpëton dot as andej e as këndej Rudinë. Sepse ka mbaruar epoka e hitlerëve, dikur të llahtarshëm, sot qesharakë sikurse don kishoti i spjerdhopallës, të cilën do ta kesh shoqe në misjonin e stabilitetit të Shqipërisë.

cak18/04/2019 20:16

Nuk më duket se e ka vëndin në këtë portal të djathtë, ky shkrim me gjuhë nepërke komuniste.
Bushati e ka hallin se kush e di, mbase me ndonjë gjurulldi në këtë krizë politike, mund të krijohet një parti e fortë e gjyshit të tij..
Ndonjë Dritan , ndonëse e ka mbiemrin Hilja, është i lexueshëm në urrejtjen që ka për të djathtën, kurse Bushati është dhelpër.
Bën disa shkrime që akuzojnë sektin komunist të Ramës, e gjithë sulmet me helm i ka për demokratët.

Shto koment

Denonco