Një përgjigje e detyruar për Top Channel

Një përgjigje e detyruar për Top Channel

Nga Roland Kosturi - 18/04/2019

Emisioni ‘Top Story’ në temën e trajtuar ‘Letrat Anonime’ mbi konfliktin që ka ky televizion me kompaninë farmaceutike CFO Farma, i është referuar me një lumë akuzash edhe portalit SYRI.net për artikullin me titull ‘Ben Blushi me bllok në dorë, 4 kompani gjobiten me nga 200 mijë euro reklamë’.

Sipas televizionit Top Channel, artikulli në fjalë është një pjesë e një bashkëpunimi mes SYRI.net dhe CFO Pharma për të denigruar median në fjalë përmes shpifjes. Fakt është që portali SYRI.net e ka ndërtuar artikullin e publikuar 28 shkurt të këtij viti, pas denoncimit jo vetëm të CFO Pharmas, por edhe të disa kompanive të tjera që janë në gjyq me Top Channel pasi ndihen të gjobitura ka ky televizion kombëtar, pasi kanë mbyllur me median në fjalë, bashkëpunimin publicitar i cili i siguronte kanalit qindra mijëra euro çdo vit.

Në rastin e CFO Pharma SYRI.net ka siguruar edhe dy video të reklamave që kjo kompani pasqyronte në Top Channel, njëra prej të cilave edhe për spektaklin ‘Portokalli’. Drejtuesit, e CFO Pharma rrëfejnë për SYRI.net se sapo ata kanë vendosur të mbyllin kontratën e bashkëpunimit publicitar me Top Channel (shiko videot e reklamave më poshtë), menjëherë kjo media ka filluar një seri investigimesh në adresë të kësaj kompanie duke e akuzuar atë së fut medikamente jashtë standardit në Shqipëri.

Sot e gjithë ditën depoja farmaceutike në fjalë ka bashkëpunim të qëndrueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe është objekt i kontrollove të vazhdueshme dhe nga organet përkatëse shtetërore që merren me cilësinë e barnave në vend.

Për këtë arsye, CFO Pharma ka depozituar një padi prej 9 faqesh ne Prokurorinë e Tiranës ndaj drejtuesve të Top Channel për ‘gjobëvënie’.

Por a është gjobvënia e mediave një fenomen i panjohur në Shqipëri?

Sigurisht që jo. Në kohën kur ndaj Top Channel figurojnë të paktën 2 padi në prokurori për ‘gjobëvënie’ nga dy kompani të ndryshme.

Pak ditë më parë Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Brian Beckmann, e vlerëson hapësirën mediatike në Shqipëri si të njëanshme dhe në shërbim të interesave të pronarëve dhe jo të vërtetës. Gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit Beder, z. Beckman duke folur për fenomenin e ‘gjobëvënies’ në mediat shqiptare deklaroi ndër të tjera: ‘Për fat të keq, ajo që shohim sot në Shqipëri është një hapësirë mediatike që bëhet gjithnjë e më e njëanshme.

Më shumë se kurrë më parë, pronarët e mediave kanë një ndikim më të fortë në atë çfarë raportohet dhe se si mbulohet. Shohim aktorë të këqij, si këta pronarë apo ata me influencë në këtë vend, të cilët e përdorin median për të kërcënuar me shantazh bizneset ndërkombëtare me qëllim që të dekurajojnë investimet dhe t’i hapin rrugën interesave të tyre personale.

Shohim histori që janë shkruar, jo të bazuara në të gjitha faktet e vlefshme, por në të kundërt, me informacion të pjesshëm, të shtrembëruar që ofrohet për të promovuar interesin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri. Ata përdorin median me qëllimin e vetëm që të arrijnë atë që duan’.

Tani Top Channel, na kërcënon neve si portal informacion se do të na hedhë në gjyq për shpifje sepse ne si gjithmonë në vend që të kërcënojmë biznese me gjobë, pasqyruam shqetësimin e tyre për mediat që duke përdoru forcën e logos u vendos lakun në fyt.

Bëjeni.

Ne e dimë që e vërteta e thënë me zërin lart ka kosto, por për aq kohë sa e dimë që nuk jemi duke mashtruar dhe duke vënë gjobë jemi të sigurtë në rrugën tonë të ndershme që e kemi ndërtuar me mundim si media në shërbim të interesit publik, dhe jo atë të pushtetit politik.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

vera18/04/2019 20:31

Top Channel media e njeaneshme!

Shto koment

Denonco