Ndaloni o të mjerë! Agron Tufa është kalorës i pakapshëm prej jush!

Ndaloni o të mjerë! Agron Tufa është kalorës i pakapshëm prej jush!

Nga Enver Bytyçi - 18/04/2019

Po lexoj me shumicë artikuj dhe publikime të tjera kundër Agron Tufës, këtij personaliteti të padiskutueshëm të letrave shqipe! Por sulmi ndaj tij është devijuar e ndarë qëllimisht nga krijimtaria e një lloji të veçantë të shkrimtarit Tufa. Shkaku është shumë i qartë: T’i japin një mësim çdo kryengritësi që kërkon të rishikojë historinë tonë, sidomos atë të luftës e të periudhës së sundimit totalitar komunist! Ndaj janë lëshuar si lukuni etër e bij të së keqes, politikanë, diplomatë, profësorë e gjithë çfarë ka lënë pas diktatura të denigrojnë shkrimtarin Tufa dhe të tregojnë “rrënjët e tyre prej qytetarësh” idiotë!

Ata që burren se janë shkolluar në akademitë ruse të dikurshe, hedhin kritikën e shkollimit të Agron Tufës në Rusi!

Ata që janë rritur në bllokun e diktaturës i kujtojnë atij se “ka ardhur nga fshati dhe paska mbetur fshatar”! E në të gjithë këto sulme shoh vetëm një tipar – tiparin e denigrimit për prejardhjen, origjinën dhe përkatësinë krahinore. Sepse në urtësi, mençuri, drejtësi, qartësi, dinjitet njerëzor e intelektual, Agron Tufën nuk mund ta sulmojnë e cënojnë as ata që e urrejnë!

Të paaftë dhe në pamundësi të polemizojnë për faktet që drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit i jep publikut shqiptar, kritikët dhe kundërshtarët e Agron Tufës përdorin të vetmën armë të trashëguar po nga komunizmi – të ashtuquajturën biografi imagjinare!

Ndaloni o të mjerë në këtë aventurë idiote, sepse sa më shumë që ju ta sulmoni këtë kalorës të letrave shqipe, aq më shumë ai i grah vrapit të kalit dhe kapërcen çdo fushëbetejë në dije, kulturë dhe intregitet! Edhe nëse bëheni pilotë anijesh kozmike ju nuk e e arrini dot Agron Tufën! Ju rroftë ju që mbani tituj profesorësh, grada diplomatësh apo statuse politikanësh! Këto nuk mjaftojnë për t’u ngrit në statusin e Agron Tufës! 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

coli20/04/2019 11:27

Që janë rigjallëruar kufomat kriminale të diktaturës enveriste duke ju kundërvënë shkrimtarit të nderuar Tufa, ky është një tregues se i kanë tmeruar ata 120 mijë shqiptarë që dolën në protestën e fundit me thirrjet , veç Rama ik, edhe "poshtë komunizmi".
E dijnë fort mirë ata, se nuk janë vetëm njëqind mijë shqiptarë që e urrejnë komunizmin stalinist shqiptar por pas tyre janë edhe miliona të tjerë shqiptarë, jo vetëm në Ballkan, por edhe të shpërndarë në gjithë botën.
Nuk është se demaskimin e krimeve të diktaturës komuniste e ka bërë vetëm shkrimtari i shquar Tufa e këta morra të kuq i janë vënë atij kundër.
Janë me qindra libra me kujtime të të persekutuarve, të pushkatuarve e të afërmve të tyre që kanë sjellë në publik fakte tronditëse të krimeve të Brahove , Xhafëve e Rruçëve e qindra të tjerëve si këta që kanë sot pushtetin.
Qëllimi i tyre është që edhe i vetmi institucion që ka ngelur në Shqipëri pa u kapur nga komunistë-mafiozët, e që e drejton z.Tufa, të kapet nga ndonjë injorant i tipit Blloshmi që për inat të vjehrës shkon e fle me mullixhinë, apo e bija handikape nga intelekti e Azem Hajdarit.
Shtresa e të persekutuarve shqiptare antikomunistë është shumë më e madhe se ajo pakicë që vazhdon ti kruhet kurrizi nga samari i diktaturës.
Mos krijoni ilizionin që një kategori tjetër komunistësh, bij e nipër të nomenklaturës së lartë të diktaturës komuniste që Enveri i burgosi e vrau, meqë i janë kundërvënë sot kryeministrit më negativ të historisë shqiptare, Ramës, janë të rrjeshtuar edhe ata si kundërshtarë të komunizmit. Ata edhe mund ta urrejnë Enverin e Edverin, por nuk pushojnë së hedhuri helmin e tyre të urrejtjes kundër antikomunistëve.kundër Partisë demokratike që rrëzoi sistemin monist komunist.
Ka një grup ndër këta që e quajnë veten "analistë" e që zotërojnë studiot e televizioneve, e që mbrojnë me dinakëri përjetësimin e sistemit socialist.duke anatemuar e sharë me urrejtje sistemin kapitalist demokratik, si një sistem "i vjetër" që duhet rrëzuar.
Kjo shtresë pseudo intelektualësh analistë, përbën një rrezik edhe më të madh për demokracinë, edhe se sa pushtetarët soc-komunistë.
E kjo për faktin se komunistët enveristë tashmë janë demaskuar plotësisht me fakte, por kategoria e "të persekutuarve" të Bllokut, që ishin po aq të zellshëm në luften e klasave e vazhdojnë të jenë edhe sot, me dinakëri shiten sikur kritikojnë Ramën që dikur e kanë mbështetur, duke shpresuar që tek figura e tij korruptive, të demaskojnë kapitalizmin perëndimor.
Nuk po i përmend me emra se janë të shumtë dhe bile kanë arritur të neutralizojnë edhe intelektualët e shquar antikomunistë duke mbytur zërin e tyre duke i penguar me lidhjet e tyre në mediat, që të afirmohen në publik.

Betimi19/04/2019 15:38

Agron Tufa eshte profesor i dalluar sidomos kur leh. Denigron shaqir Vukajn qe ka respekt shkodra e shqiperia per Ate; Shaqiri ishte komunist dhe drejtues por ishte figure e neruar qe e donin te gjithe.

Simoni18/04/2019 19:10

" PEMA QE KA KOKRRA, GJUHET ME PESHA",- shprehje latine.

Petro18/04/2019 17:48

Respekte per punen dhe vepren eTufes.

Shkodran prej Firit 18/04/2019 15:55

Z.Tufa,mos u ndal!Sa ma shpejt qe t’a marrim vesh se kush,ku dhe kur ndodhen raprezaljet komunisto-puniste, aq ma mire ka me kene per te gjithe.
Te pakten t’a veme n’vend dinitetin!
Ideatoret u zhduken, kurse ekzekutoret,qe vazhdojn me ken ne politike e parlamut,te bahen gati te futen n’at t’sames!

Albani18/04/2019 15:18

Ta kishte bere diku ne perendim ate shkrim racist fatos tarifa, nuk e kishte pare me me sy katedren. Gjeja me e turpshme qe mund te lexosh nga nje ambasador qe eshte paguar me taksat e shqiptareve, edhe te atyre fshatareve qe pasken ardhur per te rrethuar tiranen me urdher te saliut. Shokuese!

Askushi18/04/2019 12:21

Kete kelysha te diktatures, keta te perkedhelur te sistemit, keta pjelle e proletarjatit, jane jashqitje njerezore dhe asgje me shume. Keta nuk munde ti arrijne Tufes as tek qinet e k”” rit.
Tufa eshte mbi te gjitha nje njeri fisnik, pastaj nje figur e paster, patriot, dhe shkrimtar. Ndersa kjo jashteqitje mbete vetem nje jashteqitje, qe sa me shume kalon koha, aq me shume kundermon ere te qelbur. Por koha do ta ktheje ne kalbesir dhe asgje nuk do te mbetet prej tyre. Ndersa Tufa do te mbetet fisnik.

t18/04/2019 11:54

Te lumte o profesor

Shto koment

Denonco