Notre Dame, Bernar Arno dhe mantenutat shqiptare të kokainës

Notre Dame, Bernar Arno dhe mantenutat shqiptare të kokainës

Nga Ilir Babaramo - 17/04/2019

Një nga aktet e para në Elize të ish-presidentit Olond ishte vendosja e taksës 70 për qind për këdo që kishte të ardhura vjetore mbi 1 milion euro. Ishte një vendim që tronditi jo vetëm Francën por dhe tregjet financiare ndërkombëtare.

Bernar Arno, njeriu më i pasur i Francës deklaroi se po mendonte të zhvendosej nga Parisi në Bruksel bashkë me selinë e perandorisë së tij, një biznes që për hir të vërtetës nuk ka fare lidhje me fondet publike.

Deklarata e Arno shkaktoi një stuhi mediatike. Më e ashpra ishte e përditshmja thellësisht e majtë Liberation. Në faqen e parë, një foto e madhe e Arno me valixhe në dorë shoqërohej me titullin: ‘Thyej qafën trap i pasur’.

Ky titull ishte aludim i qartë me incidentin e bujshëm që kishte patur miku i Arno , presidenti i mëparshëm Sarkozi. Në panairin e bujqësisë, kamerat kishin kapur një incident të Sarkozisë me një blegtor që kishte refuzuar ti jepte dorën presidentit. Ky i fundit, në gjaknxehtësi ia kishte kthyer fshatarit: ‘thyej qafën trap i mjerë’.

Ky incident mu kujtua kur flakët sapo kishin përpirë shigjetën e drunjtë që ngrihej drejt qiellit nga themelet e Notre Dame. Mediat e gjithë botës po ndiqnin me vëmendje se si elita franceze po përballonte me dinjitetin e një kombi të madh tragjedinë e madhe.

Kur flakët ishin dominuar, por ende nuk ishin shuar plotësisht, presidenti Makro duke shtrënguar nofullat për të mbytur gulçin, me rrënojat e katedrales në sfond, e mbylli mesazhin drejtuar kombit dhe botës: ‘bashkë do ta ringremë ashtu siç ishte’.

Nuk kaluan shumë minuta dhe sipërmarrësit më të mëdhenj të Francës hynë në garë se kush do ofronte shifrën më të madhe të donacionit për ringritjen e Katedrales. Për fare pak orë, kur ende flakët nuk ishin shuar plotësisht, u mblodhën 700 milionë euro.

Ai që pak vite më parë ishte anatemuar nga shumëkush, pikërisht ai ‘trapi i pasur’ i Liberation, Arno, ofroi plot 200 milionë euro.

Duke parë këto pamje instinktivisht më lindi pyetja: Si reagon elita shqiptare?

Hera e fundit kur u shfaqën bashkë në publik personazhet më të zëshëm të ‘shoqërisë së lartë shqiptare’ ishte në premierën e një filmi, me protagonist palaçon personal të kryeministrit dhe një mantenutë të parave të kokainës.

Kryeministri, kryetari i bashkisë dhe gjithë oligarkët parakaluan para kamerave dhe për të treguar blerjet e koleksioneve më të fundit të veshjeve. Në një farë mënyre secili prej tyre ishte bashkëprodhues në filmin që është monument vulgariteti.

Secili prej oligarkëve kishte dhuruar dhjetëra mijë euro për filmin në të cilin vetë kryebashkiaku kishte pranuat të luante një rol episodik. Secili prej tyre ishte i qartë se kishte bërë investimin më të mirë për të kuruar imazhin.

Ishin të qartë se ku po hidhnin paratë. Filmi ishte i ‘lolos së mbretit’ dhe mbreti sigurisht do ju ishte mirënjohës. Me aq para sa kishin hedhur do restauroheshin gjithë ikonat e Onufrit e Shpatarakut bashkë.

Shijet e mecenëve shqiptarë vazhdojnë të jenë të njëjta me ato të Shemsies, kur jepte 800 mijë dollarë për një spektakël misi gati çerek shekulli më parë.

Dhe s’kanë përse ti ndryshojnë kur ish-nusja e Shemsies tani është ministre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari18/04/2019 08:57

Lali kurva! Vertet kurve duhet te jesh derisa del hapur ne mbrojtje te Edvin Kellires. Pavaresisht se dihet qe Babaramo eshte i majte ekstrem ne bindje e verteta qe ai thote eshte e vertete dhe duhet pershendetur. Socialiste te tille si z. Babaramo duhen pergezuar per qendrimet e tyre.

Arber18/04/2019 02:12

Eshte i habitshem mllefi "i cave" me Babaramon. Mund te mos e pelqesh hic, por shkrimi i tij eshte 100% real, i bie kokes gjithe felliqesise se vendit. Cfare mund ta quash nje femer qe behet dashnore e dikujt qe ben nmiliona me para kokaine vetem se ky i paguan 19 mije Euro nata te fleje te dhoma ku ka fjetur Beyonce? A nuk eshte mantenute, plus kotesine e nje "wanna be" qe "kernaqet" se behet baraz me Beyonce se fjeti ne te njejtin shtrat? A nuk eshte kthyer ne lolo oborri Mamaqi? Sigurisht qe po. A nuk na shfaqen me firmato mijera dollarshe personat e oborrit? A duhet ndonje aftesi e madhe per te llogaritur se me rrogat qe marrin nuk ju del kurrsesi te blejne rroba e sende te tilla te shtrenjta? Ky eshte karshiillek hajduti qe jo vetem te vjedh por ta pelcet para syve mallin e vjedhur qe duket sikur thote he plas nuk ke c'me ben, te vjedh e ta deftoj ne sy. Nejse u lodha kot se keta duhet te jene mercenaret 80 leksha te Fuges e Velise (njeriu me i neveritshem i ketyre 30 viteve).

Edi Reja 17/04/2019 23:24

Nje bravo e madhe per Ilir Babaramon, qe thote hapur ate qe e mendojne shume te tjere o skane guximin ta shprehin. Modeli i peshtire i mamaqeve dhe elvanave duhet perbuzur me neveri. Respekte Babaramo.

Lali kurva17/04/2019 20:39

Or baba-bole......mos e dridh sa andej dhe ketej, je shum medioker or kazan mu..ti.

ervin17/04/2019 18:37

O zot sa u kenaqa me kte shkrim. Kemi sh nevoje per pakez doze vertetesie

Nardi17/04/2019 16:07

" Loloja i oborit " e ku me mire se kaq mund ta etiketosh nje njeri qe eshte gati te shese edhe gruan e tij per ca lek me shume , te lumte Babaram

Ajo17/04/2019 15:33

Brilante!
Cirrjani masken si mantenutave te politikes dhe “ bizesmeneve” drogaxhinj dhe injorante, po ashtu dhe mantenutave te showbiz- it dhe tallavase shqiptare.

Shto koment

Denonco