Një letër nga KQZ

Një letër nga KQZ

Nga Gentian Çala - 16/04/2019

Tashmë disa institucione në Shqipëri janë bërë jo vetëm të pabesueshme, por edhe qesharake. Më vjen me postë një zarf i hapur, nga kush e di çfarë kuriozi për të parë se çfarë shkruhej brenda letrës, e cila në fakt ishte një njoftim se ke radhën për të marrë mandatin e deputetit dhe ke 10 ditë afat për të plotësuar formularin e dekriminalizimit.

E lexova dhe qesha me vete, kujt mund ti duhem unë aty?! I duhem Qeverisë që ta mbushë Parlamentin me përfaqësues për të dhënë idenë se gjithçka shkon në rregull dhe se Opozita është aty. Broçkulla! Unë nuk i duhem kësaj skeme, as nuk i përkas. Ndaj nuk e kam ndërmend  ti përgjigjem, sepse është një gjë që ka të bëjë me principet dhe interesin e përgjithshëm.

Kjo nuk mund dhe nuk është e ardhmja e vendit tim. Vendi im është në rrrugë pa krye! Jo pse Parlamenti nuk ka deputetë, por se shumica dhe pakica e atyre që  votojnë kanë ndërruar vendet. Tashmë hipokrozia është lexuar, e vërteta është kuptuar dhe gënjeshtra po bie nga piedestali. Ata që erdhën në pushtet duke gënjyer, por po paguajnë faturën e gënjeshtrave të tyre.

Letra e KQZ-së as të kruan dhe as të gudulis. Populli thotë se çfarë është e huaja, s’mund të bëhet tëndja dhe anasjelltas. Ky është kodi moral! Tashmë zgjedhja është vetëm një: Pushtet që rrjedh nga vota e lirë! Kaq! Të tjerat janë retorikë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco