Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Një ‘kapo’ si Sandër Lleshi

Një ‘kapo’ si Sandër Lleshi

Nga Gentian Gaba - 15/04/2019

Nga Gentian Gaba

Në zhargonin Lagersprache (gjuhën që përdorej në kampet naziste të përqendrimit), termi ‘kapo’, përdorej për të identifikuar të burgosurin e një kampi të cilit i ngarkohej detyra për të komanduar të deportuarit e tjerë. Përgjegjësia e tij themelore ishte administrimi i ‘bllokut’ që i besohej, në mënyrë që të shtypte në lindje idetë, shpresat e mundshme për kryengritje dhe të bënte që funksionimi i ‘komunitetit’ fatkeq të funksiononte në mënyrë të përsosur.

Dëshmitë e të mbijetuarve janë të pasura me rrëfimet mbi mizorinë e kapove dhe episodet për të cilat ata u bënë përgjegjës. Një shembull është edhe vepra e Primo Levit ‘A është vallë njeri?’. Në të flitet për zellin që i dallonte në procesin e tëhuajsimit të bashkëvuajtësve dhe zhbërjen e vlerave njerëzore më elementare. Ata nuk ishin nazistë, por thjeshtë një shkallë më lart se të vdekurit që shkonin drejt dhomave me gaz me këmbët e tyre. Dhe për të mbajtur këtë ‘privilegj’, që si fillim do të thoshte disa thërrime buke më shumë, një kapo shndërrohej në një egërsirë që tejkalonte ligësinë e nazistëve. Kjo figurë dramatike e Holokaustit, shpesh herë përkonte me një të dënuar politik, apo një delinkuent të çfarëdoshëm. Por, kur lufta po shkonte drejt epilogut, pozicionin e xhelatit atipik e morën edhe hebrenj. Sidoqoftë, në fund, të gjithë, pa dallim, përfunduan keq.

Një zhbërje morale nuk i përket vetëm asaj epoke, apo vetëm atyre që ranë në grackën e banalitetit me të cilën u shfaq e keqja. Kapo është një epitet që i përshtatet më së miri gjithë personazheve që, paçka të zakonshëm dhe mediokër, i dhurohen dhe i shërbejnë me zell një pushteti që është përtej aftësive dhe kompetencave të tyre, duke u tjetërsuar në raport me të. 

Një epitet që i rri si një dorashkë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi. Një ish-ushtarak, i prezantuar si jo partiak, që sot po tejkalon kolegët e tij të mazhorancës në gërnjën politike. Një rol aspak i lavdishëm, me të cilin ka vendosur historinë dhe spaletat e tij në ‘kamaren e turpit’; jo për Shqipërinë dhe rendin kushtetues, por për të mbrojtur mazhorancën nga mëkatet e shumta zgjedhore. Një prej të cilave është dosja ‘339’, që është edhe arsyeja pse Lleshaj u zgjua një ditë ministër. ‘Mors tua vita mea’, vdekja jote është jetë për mua, thotë shprehja latine, por kjo është një histori tjetër.

Pas protestës së të shtunës dhe pas gostisë së majme me gaz lotsjellës që shtroi në shesh, Lleshi nisi një batare verbale ndaj protestuesve dhe opozitës. Një gjuhë asfare e përshtatshme me të shkuarën e tij, nëpërmjet të cilës, pafre edhe plot mllef, e rriti në mënyrë të paarsyeshme konfrontimin. Duke ndarë, përçmuar dhe shpallur armiq një pjesë të popullit që, paçka se nuk e përfaqëson, duhet t’i shërbejë.

Një sjellje jo e paarsyeshme, por në zbatim të zellshëm të rolit si kapo. Sepse përballë pjesëmarrjes masive në protestë, jehonës së hatashme që ajo pati në mediat ndërkombëtare, në të cilën flitej për shkaqet që mbushën sheshet dhe jo për shashkat që shqetësuan ministrin, me dhunën verbale dhe me kërcënimet ndaj opozitës, Lleshaj kërkoi të ‘vriste’ protestën. Duhet ta shtypte në zanafillë. Si një mekanizëm agresiv për të ekzekutuar shpresën e atyre që nëpërmjet protestës kërkojnë ndryshim dhe të atyre që mund të frymëzohen nga mijëra protestues, të cilët sfidojnë, në terr dhe në shi, qeverinë dhe gazin e saj lotsjellës.  

Një gjest shumë më i rëndë se përdorimi i lëndës kimike; pasi nuk kërkon të ndëshkojë trupin, por shpresën. Andaj, me fjalët e Levit, mund të pyesim: A është vallë ministër?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi16/04/2019 10:28

Leshi me habit per disa gjera:
Si eshte e mundur qe nje njeri me ato grada te marra, te krhehet ne nje polic ordiner?
Si eshte e mundur qe me ato nivele arsimore, te quaj armiq protestuesit, nje pjese te popullit qe ai duhet ti sherbej?
Si eshte e mundur qe si print, te hedhi helmin ne shtepit e qytetareve ne 6 te mengjesit, mbi femij, gra, pleq?
Si eshte e mundur qe ti trajtij njerzit, kundershtaret politik, ata qe mendojne ndryshe si armiq te klases ?
Si eshte e mundur qe birucat e policis ti rikthej ne biruca torture?
Si eshte e mundur qe ta trajtoj njeriun si kafsh, te lidhi njeriun ne koken e krevatit me pranga.
Si eshte e mundur qe mbi protestuesit te hedhi helmin, pa u menfuar fare?
Si eshte e mundur qe te mos merret me krimin, me bandat?
Si eshte e mundur qe grabitjet, krimet, vrasjet, ti quaj si incidente?
Si eshte e mundur qe ngjarjen e rinasit ta quaj incident?
Si eshte e mundur qe te jete pjes ne ngjrjen e rinasit?
Si eshte e mundur qe me nivelin qe ka, te oranoj kthimin e shqipris ne kolumbi?
Eh, kam shume e shume pyetje, por zdi cte them...
Pyetja e fundit eshte, a mendon se dhe ti e ke nje jete, se dhe ti e ke nje familje, se dhe ti ke femij? Se nje dite Rama fo te beje dalje, apo zdo jesh minister? A te vjen pak turp,? A je pak burre? A je pak shqiptar? Dhe se cfare ndryshimi ka legeni me Lesh dhe Legeni pa Lesh?

Qarrishta16/04/2019 10:23

E nderuar z.Ajo! Komenti Juaj ne fakt eshte nje analize e holle dhe ploteson artikullin e z. Gaba. Keshtu qe meriton komplimente. Per me teper qe behet nga nje shqiptare e vertete qe jeton larg Shqiperise. Une personalisht nuk di qe z. Kadare te kete dhene ndonje kontribut te vecante per demokracine, me shume ka pare interesin e tij. Vec asaj qe eshte nje shkrimtar i madh besoj ne aspektin njerezor nuk eshte se ka ndonje gje te vecante nga njerezit normale.

Ajo15/04/2019 22:54

Une personalisht do kisha nje pyetje per Kadarene, qe pak vite me pare i mahnitur prej intelektit dhe patriotizmit te dlire te Lleshit, na i propozoi per president te Republikes. Do doja te dija se a i qendron Kadareja perseri konsiderates se larte qe ka per gjeneralin Lleshi? A ka pare ne televizor, apo degjuar per helmimin me gaz dhe dhunen qe ushtron Lleshi ndaj popullit te tij, qe fatkeqesisht nuk “ adhuron” si “ gjenerali” Ramen? A pajtohet Kadareja me dhunimin e qytetareve te thjeshte vetem pse kerkojne drejtesi, pune, me shume te ardhura per te ushqyer femijet, apo qofte nje cati te thjeshte krye? Perse hesht Kadareja? Apo kujtohet per atdheun e tij vetem atehere kur atdheu dhe bashkekombasit i bejne elozhe, i japin tituj nderi, i fal qeveria shtepi luksoze ne bregdetin e vendit, ia kthen shtepine e lindjes ne shtepi muze, ia emeron pa asnje merite vajzen e dyte ( e larguar qe prej adoleshences se hershme nga Shqiperia ne Paris ) ambasadore ne KB??? Oh per pak harrova, Kadareja behet i gjalle vetem kur i leverdis atij, ose kur i rrezikohet pushteti partise se tij te zemres, PPSH- se, sot PS, si ne rastin kur i kerkonte Bashes te behej kavalier dhe ti hapte Rames rrugen per te vazhduar vjedhjen e Tiranes dhe betonizimin e saj. Apo kur me lot ne sy, i lutej me gjunje i e kerkonte falje ne emer te te gjithe popullit shqiptar Vllahutinit per fyrjen qe i paskesh bere asaj Kastriot Myftaraj, a thua se Kadare eshte persenofikim i ndergjegjes kombetare, ai dhe vetem ai! Ku eshte sot Kadareja, perse hesht kur vendi po shkon drejt konfrontimit social? Perse hesht kur ai me mire se kushdo e kupton se Rama de fakto ka instaluar nje diktature qe cdo dite e me teper po ia merr frymen cdo te drejte dhe lirie qe me aq sakrifica pergjate ketij tranzacioni te dhimbshem qytetaret shqiptare kane fituar?
Turp per Kadarene! Nese si shkrimtar eshte nje gjeni, kjo nuk do te thote ti anashkalohen difektet tejet te medha te karakterit qe i ka demonstruar gjate gjithe jetes se tij. Mendjemadh, cinik, vanitoz dhe perfitues i paskrupullt si ne komunizem edhe sot ne demokraci.

Shto koment

Denonco