Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Letër Gjokë Becit...

Letër Gjokë Becit...

Nga Agim Xhafka - 15/04/2019

Sa herë vija në Rrëshen ty doja të të takoja së pari. Portreti yt përherë i qeshur ma bënte ditën më të bukur dhe m’i largonte brengat e streset e kohës.

Me ty sikur jetoja poezinë.

Nga që flisje për lule, për dinjitet, për flamur, për atdhe... Isha si mes një sofre mbushur plot me libra.

Nuk e fsheh që mirditorët i doja shumë se ishe ti nga Mirdita. Te secili shihja Gjokën, te secili mendoja poetin. Edhe kur takoja ndonjë minator me vete thoja se ky është rapsod. Edhe kur përqafoja një bujk i flisja vetes, ky këndon me çifteli. Ato vite qenë plot mungesa ushqimesh dhe me privacione të shumta.

Por Rrëshenin edhe sot e mbaj mend me diell nga që të takoja ty e rrija me ty.

I dashur, po të shkruaj këto radhë se vërtet mirditorët janë si ty, por qenka njëri, Sandër Lleshi quhet, që nuk të ngjaka hiç.

Jo vetëm se nuk qesh, por nga që ata përballë tij të gjithë i duken armiq. Ai ka qenë oficer dhe u bë gjeneral, por tani si ministër nuk del dot nga paranoja e luftës.

Pandeh se protestat janë batalione me ushtarë që duhen asgjësuar. Kështu i thotë komandant Rama e ky turret t’i shfarosë. Nuk e kam në kuptimin figurativ, e kam real.

Tani në magazina ka veç gaz dhe atë iu hedh njerëzve. Të kishte bombën atomike do na zhdukte komplet. E që të mos i shkojë dëm gazi serb, se mbase era ia dërgon psh., nga liqeni, bërtet të hidhet tre-katërfishi i lejuar. Aq shumë sa nisin të lotojnë e t’u merret fryma edhe grave e fëmijëve që janë andej nga treni në punë të vet.

I dashur Gjokë, e di që ti nuk ke mundësi ta ndalosh këtë killer. Se je ngjitur atje lart, në parajsë. Dhe këto që po të shkruaj ti i di. Nga që nuk ia ndan syrin atdheut.

Po mos u brengos se unë i dua mirditorët ashtu si vite e vite më parë. Fisnikërinë e tyre nuk e prish druri i shtrembër Lleshi.

Ai do hajë kokën e vet. Sulme masive ndaj njerëzve të pambrojtur bëri veç Bin Ladeni.

E dihet si i mori jeta.

Gjok, më ka marrë malli shumë për ty. Sidomos për vargjet e zemrës tënde:

‘Po ku ka si ty, moj Shqipëria ime...’

Ti ndjeve dashuri për atdheun e shkrove me zemër.

Lleshi ndjen dashuri për Ramën ndaj shkruan me gaz helmues.

Ai do harrohet.

Ti do ngelesh mes mirditorëve si magji e fjalës atdhetari.

Ah, sa mall kam për ty, Gjokë Beci!

Shkruar per SYRI.net nga Agim Xhafka

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Bake18/07/2019 14:20

Gim Xhafka ,po pse qeka "killer" Sander Lleshaj?
Nuk ka Mirdita Jon vec poete por edhe burra me bole qe rruajn shtetin dhe ligjin. Msoje edhe ket gje o Xhafka nga Korca.

shaban memia17/04/2019 10:45

kosta,do ma hash karin me kripe.ke si bonus edhe njeren bole ta gim xhafkes

Kosta16/04/2019 12:30

SKRAPARI - ke shkruar si police...epo policia e dikattures e mbushur me police skraparlinje ishte......mundohu ta lexosh komentin deri ne funde dhe shpresoi ta kuptosh......apo shkrove me porosine e Xhafkes .....Agur Badeci - jo zoteri, ploblemi [pikerishte tek xhafkat e e dikattures qendron qe shoqeria jone nuk po e kalon klasen sepse ti ke qene i detyruar tju mesoje znxenesve mesimet e partise te shruara nga keta xhafkat e gazetarise makabre te asaj dikatture.......ti nuk kishe te drejte te shprehje mendimin tende ne mesimet e letersise sepse duhej te shpreheshe sic shkruante xhafka dhe xhafkat e tjere.......gjithsesi te dyve ju uroi suksese ne vendosjen e demokracise nen mesimet e xhafkave.....

Agur Badeci16/04/2019 08:14

Zoti Kosta !Nuk eshte problemi te z Xhafka qe paska shkru te "Zeri i Popullit"se edhe une mesues letersie kam qene dhe iu kam mesuar nx kenge per Partine dhe Xhaxhin Enver por problemi eshte tek ata qe iu ka ngele sahati atje.

Skrapari15/04/2019 17:14

Kosta! Me dukesh me kete koment me keq nga miushi kapter Leshi. Sipas radakes tende te gjithe ata qe kane punuar ne ate kohe nuk e paskan te drejten te ndryshojne. Athere i bie qe sistemi qe permbysem sipas teje te vazhdonte ne perjetesi. Edhe kapter Leshi keshtu e mendon qe regjimi i Edvin Kristaq Bythes do vazhdoje perjetesisht dhe ai do te jete minister i brendshem i perjetshem.

Kosta15/04/2019 15:56

Te vetmen gje qe nuk e ke treguar ne kete leter, drejtuar mikut tende por me shume miku yne, i njerezve te thjeshte, pra ate qe e mbajte te fshehur, eshte se kur shkoje ne Rreshen, shkoje me detyren e gazetarit te "zerit te popullit" dhe te nesermen ne lexonim te detyruar apo edhe i konspektonim, shkrimet tuaja per jeten e lumtur qe behej ne Rreshenin e partise......aresyeja me e forte qe shoqeria shqiptare nuk e gjen dote ndryshimin, eshte se ndryshimin duan ta sjellin njerez qe i jane lepire diktatures dhe tani i lepihen te gjitha pushteteve qe po sjell tru shpelarja nga ju ishet gazetar te partise makabre......jeto ne Amerike dhe pusho tek hotelet ne Orikum se ne prap do te konspektojme ty zeris i popullit idiote......

Gramoz15/04/2019 15:29

I dashur Agim, midis shum krimeve qe po ben ky vulehumburi gjenelesh Llesh perleshi ose kapterr kimiku, sidomos helmimin qe ju beri ne gjume banoreve te Bregut te lumit, midis te tjerave qe shkruani per ket trongllin, thoni dhe qe nuk di te qeshe. I dashur Agim, vemjet nuk din te qeshin, ato din shum mire te lepijne dhe te jargaviten, ky krimineli kapterr keto dy gjera i ben ne menyre te persosur kundrejt shefit te vet edver bajges, edhe i jargavitet por edhe i lepin menderen.

krist15/04/2019 15:17

Fjalet qe ke shkruajtur,nuk perputhen me eperin qe ke vene.Tarasi,sic e thote edhe vete emeri,ja rrasi shqiptareve,aq sa edhe sot e kesaj dite,nje pjese te mire ,akoma nuk i ka dale.

Tarasi15/04/2019 14:17

Bukur ja ke thene z. Xhafka, por ashtu si çdo fare qe mbin e rritet ne nje toke te begate dhe fjala juaj ze vend e degjohet ne shpirtra te dlire, te paster si kristali, te bardhe si debora e maleve. Ndersa ne shpirtin katran te ministrit Lleshaj ka zene vend ligesia , poshtersia, pabesia e urrejtja per popullin e tij .

Shto koment

Denonco