Deputetët, që po tërheqin zvarrë Besa Shahinin dhe Edi Ramën

Deputetët, që po tërheqin zvarrë Besa Shahinin dhe Edi Ramën

Nga Artan Fuga - 15/04/2019

Me ane te kesaj deklarate per mediat i drejtohem opinionit publik te vendit dhe veçanerisht komunitetit te kerkuesve shkencore dhe profesoratit te universiteteve te Shqiperise, studenteve dhe te gjithe intelektualeve per nje ngjarje qe e konsideroj te turpshme, fatkeqe dhe me pasoja te renda per vendin ku jane perfshire nje grup deputetesh te Kuvendit te Shqiperise.

Ne menyre krejt arbitrare ata kane marre ne ministrine e Arsimit nje dokument te pergatitur nga Akademia e Shkencave e Shqiperise, qe eshte ne gjendje katastrofike, e rrenuar prej vitesh, e perfshire nga parazitizmi dhe harxhimi pa kritere e parave publike, dhe duke e paraqitur ate si iniciative te tyre ligjore, fshehurazi grupeve të interesit dhe komunitetit shkencor të vendit, e kane depozituar si projektligj ne Kuvendin e Shqiperise.

Ky akt i turpshem që eshte pikerisht ai i perjetesimi të stagnacionit ne Akademinë e Shkencave serviret gjoja si iniciative ligjore e këtij grupi deputetesh, të cilët nuk jane konsultuar me asnje grup interesi, nuk kane ardhur asnje minute te vetme per t’u konsultuar per gjendjen dhe perspektivat e shkences shqiptare, qe kurre nuk kane treguar asnje interes publikisht per shkencen dhe universitetet shqiptare.

Ata i rrembejne nga dora iniciativën ministrise te arsimit per shkak te paaftesise te saj per te pasur guximin per te drejtuar procesin e reformimit te kerkimit shkencor, injorojnë konsultimin masiv qe eshte bere ne departamentet dhe fakultetet e universiteteve te vendit dhe ne menyre arbitrare krijojne alibine se marrin ata vete nje iniciative ligjore pa pasur asnje dijeni as per procesin e deritanishem dhe as per permbajtjen e projektligjit që kanë depozituar.

Me kete veprim ky grup deputetesh injoron mendimin alternativ dhe as merr mundimin t’a konsultoje ate.

Ju drejtohem universitareve te vendit, rinise dhe intelektualeve te Shqiperise duke i njoftuar per kete puç institucional te ndermarre dhe kryer, per nje kaos ne marredheniet midis institucioneve te vendit qe merren me arsimin dhe shkencen, per ndërgjegjen dhe etiken e këtyre deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, i drejtohem kryeministrit Edi Rama, i drejtohem edhe kryetarit te Kuvendit Gramoz Ruci, duke denoncuar kete akt te paprecedent që merr neperkembe cdo konsultim paraprak ligjor per kuadrin rregullues te arsimit, shkences dhe Akademise te Shkencave e universiteteve.

Nje projekt igj qe bie ne kundershtim me ligjet ne fuqi dhe parimet e demokracise, qe shkel te drejtat qytetare, që ligjeron rrembimin per pushtet dhe privilegje te nje grushti personash qe e kane uzurpuar Akademine e Shkencave.

Pyetja ime eshte : A e kane pare keta deputete qe depozitojne iniciativa ligjore që ne fakt nuk jane te tyre vlerësimin e BE per kete ceshtje ? Apo BE eshte thjesht një alibi dhe jo nje pike orientuese per kombin shqiptar !

Nje grusht individesh kane shpallur tashme zgjedhjet per kryetar ne Akademine e Shkencave ku kryetari perseri do te behet nenkryetar dhe nenkryetari kryetar. Ata sfiidojne cdo proces reformimi duke privatizuar nje institucion publik.

Me ane te ketij akti te ketij grupi deputetesh nje pjese e madhe e te cileve nuk kane madje asnje lidhje as me komisionin e arësimit, shkencës dhe mediave te Kuvendit teShqiperise, ata po e cojne situaten, me ose pa pelqimin e kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, drejt pikes ku ai ate qe e quajti farse ne Akademine e Shkencave të detyrohet ose me pëlqimin e tij t’a konsideroje si reformim te saj.

Ta bejne me ose pa pelqimin e tij te pranoje si reformim farsen e farses, pra reformimin alibi, te lepije ate qe ka peshtyre, sikurse thote populli, duke e marre zvarre drejt nje projekti qe finalizon ne Akademine e Shkencave sundimin e konservatorizmit, dogmave dhe stalinizmit intelektual.

I drejtohem z. Gramoz Ruçi nen pergjegjesine e te cilit ky grup deputetesh me fije qe shkojne deri afer tij, m’u përpara derës së tij, po kerkojne te mposhtin, marrin neper kembe, poshterojne komunitetin intelektual te vendit.

Eshte koha per t’i thene ndal ketyre veprimeve që tregojne krizen e thelle te institucioneve shqiptare, dhe marrjen neper kembe qe deputete te ndryshem, si edhe forca regresive në Akademinë e Shkencave, u bejne pedagogeve, krijuesve, intelektualeve te vendit, universitareve dhe gjithe opinionit publik intelektual per interesa egoiste per pushtet dhe trafik politik.

Une kurre nuk do te nenshtrohem prej tyre, ata mund të marrin zvarrë Edi Ramën, Besa Shahinin, Gramoz Ruçin, me ose pa dëshirën e tyre, por jo mua!

U bej thirrje te gjithe intelektualeve te vendit dhe universitareve e kerkuesve shkencore t’i dalin zot vetes dhe te mbeshtesin nje Shqiperi te vlerave, te dijes, sepse kjo Shqiperi që sot përpëlitet fatkeqësisht mes dëshirës për dije e shkencë dhe injorancës, ende nuk ka vdekur dhe nuk do te vdesi dot.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gramoz15/04/2019 17:30

Persa kohe ne ate akademi te jete Skender qenushi, admirali i flotes se skafeve qe trafikonin qenie njerzore, nje ordiner qe shkonte ne krevat me kunaten, ajo akademi do te shkoje keq dhe per dreq.

Alfons Malo15/04/2019 09:24

Po cfare ka ajo per te terhequr zvarre ? ajo eshte nje kukull qe as e pyet njeri per ket pune e as merr vesh nga ajo pune, nje femije qe nuk mund ta cosh as per te mbushur uje se nuk i bie ne shtepi po diku tjeter.Studentet duhet te ngrihen ne protest per te drejtat e tyre se jane e ardhmja e ketij vendi .Mos te genjehen si peshku ne karem me pallavrat e e ddit e beses ,ndryshe do te vuajn e nuk kane per te fituar asgje me pallavra .Mjere e popull kush te udheheq

Daj Jaku15/04/2019 09:05

Para pak ditësh publikove një artikull shumë të saktë, analzë e elitave për faqe të zezë dhe kthimit në fis, humbjes së kuptimit të fjalëve dhe të ëndrrave.... shkërdhimin e rrevolucionit dhe katrahura që e pason.... sipas një analise të Gustave Le Bon. Një tjetër mëndjendritur ka parashikuar përsëritjen dy herë pothuaj një lloj të historisë së sundimit mbi popull, hera e parë është tragjike, hera e dytë është tragjikomike, pra kjo që ne po jetojmë sot, përsëritja komike e tiranit enver hoxha. Profesor, epoka e kësaj komedie tragjike është drejt fundit. Dhjetëvjeçari që po vjen do jetë vdekja e errësirës dhe triumfi i dritës, i dijes, i intelektualizmit, i shkencës, i artit, koha e derrave në krye po mbaron. Më pëlqen jashtëzakonisht shumë denoncimi Juaj publik i shkatërrimit të institucionit të Akademisë së Shkencave, një shtet pa Akademi Shkencash nuk mund të egzistojë (Afganistan Albanistan). Por denoncimi i bëhet derrave të ulur në kolltuqet e pushtetit, të cilët janë shkaktarët, fajtorët e situatës. Vazhdo rrugën ku po ecën Profesor, së shpejti do vijë dita e dijes, e shkencës, e përparimit, e zgjimit kombëtar. ( brenda dhjetvjeçarit). Të paktën të ikim pa dhëmbje shpirti nga kjo jetë.

FILANTROPI DT. 15 PRILL 201915/04/2019 08:30

Z. FUGA kini bërë një analizë të shkëlqyer se çpo ndodh aktualisht me AKADEMINË e SHKENCAVE. Por kujt i jeni drejtuar : lolove apo kukullave të parlamentit?apo atyre "PLAGJATURO"deputetëve që ti beson se mund ta marin në konsideratë dhe mund ta zgjidhin këtë problem të madh që ka sot AKADEMIA e SHKENCAVE shqiptare..

Shto koment

Denonco