Për ata që duan të krijojnë kultin e diskursit të Edi Ramës!

Për ata që duan të krijojnë kultin e diskursit të Edi Ramës!

Nga Enver Bytyçi - 14/04/2019

Nga Prof. As. Dr. Enver Bytyçi

Në debate televizive ose në komente, analiza dhe opinione takojmë thuajse çdo ditë nga ata "mendjendritur", të cilët përpiqen të ngjizin në opinionin publik idenë se "Në diskursin, ballafaqimin dhe debatin me të tjerët Edi Rama është i papërsëritshëm"! Dhe në këtë ndërmarrje propagandistike kjo kategori e servilëve të pushtetit deri diku ia ka arritur të bëhet e suksesshme. Jo pak kritikë të Ramës e pranojnë se në këtë lloj sfide kryeministri është i pakonkurueshëm!

Po cila është e vërteta? Në karrierën e tij politike si kryetar i Bashkisë së Tiranës e si kryeministër, veçmas në dy vitet e funfit, Edi Rama ka përdorur në diskutime e debate të njëjtën teknikë komunikimi. Edhe kur është shfaqur në auditore e salla pompoze për dialog, edhe në ekranet televizive ai më së shumti ka bërë monolog. Kur është nisur të trajtojë probleme serioze e kapitale për vendin, ka përdorur si mjet komunikimi batutat, maksimumi metaforat, pa i shkuar në thelb çeshtjes dhe pa mundur të dëshmojë zgjidhjet ose të japë mesazhet e duhura!

Ndërkohë jemi dëshmitarë të faktit se në përdorimin e këtyre teknikave komunikuese ai ka ngjizur negativitet e pesimizëm te dëgjuesit. Kulti i të paprekshmit në debat arriti kulmin e vet në sallën e parlamentit, ku ai vuri në shënjestër të batutave fyese, përçudnuese dhe poshtëruese kolegët e vet opozitarë. Derisa mori si përgjigje nxirjen me bojë të fytyrës së tij prej kryeministri. Ishin studentët ata që thyen mitin Rama të komunikimit. Përballë batutave të studentëve kryeministri shqiptar i shpërfaq dhe u asgjësua si "mit" në komunikimin publik .

Kryeministri ynë tashmë në diskursin e tij komunikues nuk ka më asnjë objekt dhe objektiv konkret, për të shfaq refleksione ose për të dhënë mesazhe, përkundrazi manifeston thjesht fyerje, sharje, shpifje, denigrime, poshtërime të njerëzve që ai ka përballë tij.

Shtrohet çështja: A do ta bënte ai këtë këtë lloj debati me kritikët e tij, nëse nuk do të kishte pushtet?! Vështirë të thuhet se po, nëse kemi parasysh gjithashtu karakterin e tij deri diku prej frikacaku. Por le t'i përmbahemi disa rregullave teknike të debatit. Sidomos në debate, por edhe dialog shprehen dy pozicione të kundërta lidhur me objektin e diskutimit. Ato zhvillohen për ngjarje të ndryshme, ose për ide, alternativa, projekte, ku palët mbrojnë fort pozicionet e tyre. Teknikat e debatit janë dy llojesh: Ato që sulmojnë kundërshtarin dhe teknikat mbrojtëse. Ky lloj debati në politikë zhvillohet në shout televizive ose në parlament. Por në të dy rastet duhet të mbisundojë strategjia e argumentit. Në vend të retorikës së tipit "Ju jeni për t'ju qarë hallin…", kjo teknikë shprehet me argumentin kundër ktitikës. Si rregull pjesmarrësit në debat ose në dialog shprehen të gatshëm të respektojnë barazinë dhe integritetin e njëri-tjetrit. Japin fakte, të dhëna dhe ngrejnë hipoteza të formës krahasuese, me qëllim ballafaqimin në dialog ose në debat. Ndërkaq dialogu ose debati janë të paplotësuar pa pjesmarrjen në të krahas personazheve kryesore edhe të ekspertëve ndihmës, të cilët sjellin fakte, të dhënë e argumente të mjaftueshme në bisedë.

Në debatet dhe dialogun e kryeministrit Rama nuk gjen në asnjë rast forma të tilla shprehjeje dhe organizimi. Në vend të tyre ai përpiqet t'I ikë debatit me kundërshtarin, gjë që do të thotë se i ikën argumentit, të vërtetës dhe fakteve që atë e komprementojnë. Ndërkohë një lideri politik në pushtet ose jo i kërkohet që në diskutimin e tij e në paraqitjet e veta të jetë jetë i strukturuar, të përdor një sistem shprehjeje në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që ai qeveris. Kjo do të thotë, sipas Karl Buehler, se lideri politik duhet të jetë konkret, duhet t'i drejtohet një grupi të caktuar, duhet të paraqesë informacion të bollshëm, të ndërtojë një gjuhë funksionale e të kuptueshme, të kontaktojë poetikisht me dëgjuesit, të japë një mesazh dhe të bëjë një apel të caktuar. Edi Rama këto metoda thjesht nuk dëshiron t'i përdorë, sepse mungesa e rezultateve, skandalet e shumta dhe dështimet e njëpasnjëshme ia pamundësojnë përdorimin e modelit modern të komunikimit. Ndërsa sipas Heiko Ernst, terapia e komunikimit përpiqet të analizojë problemet, të cilat i shqetësojnë njerëzit. Kjo u jep mundësi qytetarëve që të kuptojnë zgjidhjet që duhet të vijnë.

Edi Rama të vetmen gjë që eviton në dialog dhe debat janë shqetësimet e qytetarëve shqiptarë. Për të "Shqipëria nën qeverisjen e tij ka vetëm suksese, asnjë dështim e asnjë shqetësim", pavarësisht se dhjetramijë qytetarë të saj si zgjidhje të krizës kanë emigrimin! Për kryeministrin i vetmi shqetësim është opozita, por jo edhe arroganca e qeverisë, korrupsioni, bashkëpunimi i segmenteve të shtetit e ministrave të qeverisë me krimin e organizuar dhe grupet e trafikantëve. Mohimi është paradigma kryesore e kryeministrit shqiptar. Dhe për t'i veshur një tis gri aksionit të tij mohues e propagandistik ai përdor batutën ose metaforën si përgjigje për kritikët e tij. Përfundimisht në mesin e dy kategorive, pohimit të sëmundjes dhe marrjen e masave për shërimin e saj, nga njëra anë dhe mohimit të sëmundjes që bart qeverisja nga ana tjetër, Edi Rama nga dita e parë e punës së tij në politikë e në vazhdim ka zgjedhur këtë të dytën, pra mohimin e gjithçkaje që kritikët adresojnë ndaj tij. Për pasojë ai është bërë paranojak, i paparashikueshëm dhe aspak sfidues në dialog dhe në debate me kritikët e tij. Kulti i epërsisë së tij në dialog e debat është thjesht pjesë e propagandës, për t'ia paraqit publikut si një "udhëheqës unikal", njëjtë siç kishte prodhuar propaganda komuniste "udhëheqësin e vetëm në botë" të diktatorit shqiptar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar16/04/2019 18:38

Pa u zgjatur shumë me këtë autopsi që i ka bërë z.Bytyçi portretit të Ramës, nuk më del nga mendja një skenë me gratë e Fierit, kur pasi hyri në mes tyre, ju tha :
"Kujdes se mos më shqyeni"
Me vetëm këto fjalë, cilido e kupton se këtij njeriu i është mbushur mëndja se të gjithë e duan kaq shumë, sa rrezikon ta "shqyejnë" nga dashuria e nuk e kupton i gjori se pjesa dërmuese e shoqërisë shqiptare, jo vetëm që qeshin me marrëzinë e tij, por edhe e urrejnë për natyrën e tij rrugaçërore të komunikimit.
Rama është një rast i rrallë i çregullimit psiqik të një njeriu që ndjen kënaqësi për ti bërë të gjithë armiq. e që do jetë një objekt i studimeve psikollogjike me shumë se atyre politike apo sociollogjike.

tironci15/04/2019 08:59

Jan cingijet burra e gra qe nuk dalin me lujt belin ne salle po lujn me germat ne portale e studio e transmetojn bythlepirjen ma te peshtire qe ka Shqipnija.
Rama tamam ashtu si thu ti osht. Monologjist, qorr qe shef vetem beton lek e droge, shurdh qe nigjo vetem nervin parasimpatik, rrenc, mashtrus, hajdut, antisocial, anti seks i dobet, anti kombtar, anti shtet, bullist, karagjoz, anti piktor, anti sportiv, etj etj

Daj Jaku15/04/2019 08:25

Analizë e saktë dhe mjaft e kuptueshme për lexuesit që dinë të lexojnë. Me pak fjalë për ata që nuk dinë o nuk duan (tip spierdhopalla) ; thonë popujt o nëpër Botë, një yll drite ka në Europë, "Skënderbej" o tungjatjeta ....sikur ta kish pas marrë në by**ë Neta, do kish shpëtuar e gjithë Shqipëria.

Krist15/04/2019 02:29

Zoti Bytyci,panorama qe na paraqitet,eshte korrekte,por kultura dhe sidomos edukata juaj,ndofta ju ka frenuar ,qe ta plotesoni,kete panorame.Debatet dhe dialogjet,behen ndermjet dy,apo me shume paleve.Palen aktive,ju e keni analizuar imtesisht,por per palet e tjera,nuk thoni asgje.Pra reaksionin qe duhet te ndodhe,por jo vetem nuk ndodh,por edhe ne ndonje rast, kur fillon te levize "dicka",nga nje "dikush",prepotenca e kryeministrit,e frenon,perpiqet te rinise,por perseri nderpritet deri sa e detyron "dikushin"te heqe dore ,ose te devijoje fjalen e tij.Pothuaj kjo ndodh edhe me pjesemarresit e tjere,ne ate debat,apo dialog.Si nuk doli njeri -le ta quajme-me trim,e t'i thote,te lutem,te degjuam,tani me degjo dhe mos me nderprit,dhe ne qoftese,krijohet nje si zhurmim,ku shpesh,negativisht ndikojne edhe vete moderatoret,ky dikushi,te insistoje qe ta lene te flase deri sa ta thote te plote mendimin e tij. Nese insistojne te mos e lene te vijoje,t'i thote se nese nuk me lejoni,kot qe te qendroj,ne kete mjedis,te cohet e ta braktise panelin,publikisht. Dhe se fundi,nese do marre ndonje epitet,t'i pergjigjet,me te njenjten monedhe.Po te ndodhin mese nje here raste te tilla,edhe ky kryeminister,qe vertete eshte frikacak,fillimisht,do te kufizohet,por rendesi ka qe ta kuptoje,qe jo te gjithe do duronin (me fal ta shpreh troc) pordhet e tij.

Shto koment

Denonco