Gazi, si torturë zoti Lleshaj, se po protestonin kundër Kryeministrit tuaj!

Gazi, si torturë zoti Lleshaj, se po protestonin kundër Kryeministrit tuaj!

Nga Artur Zheji - 14/04/2019

Sigurisht që urdhërin për të lëshuar gaz të shumtë, në disa seanca të përsëritura, kundrejt protestuesve që po qëndronin paqësisht dhe me flamur kombëtar, përpara Kuvendit të Shqipërisë, e keni dhënë ju zoti Ministër!

Por unë nuk dua ta besoj, ose më saktë nuk do të doja ta besoja. Sepse pikërisht kur gazi u derdh mbi shqiptarët që nuk e mendojnë si ju, por që janë shqiptarë po aq sa ju, ata, ishin më paqësorë se asnjë çast tjetër të asaj proteste.

Kjo do të thotë se gazi, u përdor si torturë dhe si ndëshkim masiv, thjesht sepse, ata po protestonin kundër kryeministrit tuaj dhe kundër qeverisë ku ju bëni pjesë. Kjo ndoshta ju, që e mendoni ndryshe nga ata, por keni pushtet, policë, pushkë e gaz, mund tju ketë lënduar dhe revoltuar në brendësi.

Ndoshta ju, si ministër, si ish anëtarë e kryetarë bordesh të rëndësishme, ndoshta ju pra, po përjetoni pjesën më të bukur të jetës suaj dhe të karjerës që keni ëndëruar, që kur u veshët me uniformë ushtarake për herë të parë.

Ndoshta ju dëshëroni me gjithë shpirt që të qëndroni ministër për një kohë sa më të gjatë, të jepni urdhëra dhe të ndjeheni i rëndësishëm, kjo është padyshim një ndjesi e bukur në jetën tuaj personale, që dukshëm ju ka magjepsur dhe ju bën tashmë të pandjeshëm ndaj njerzve.

Ndoshta ju, në këtë kohë krize, ndjeheni, fill pas shefit tuaj që ju besoi kaq shumë, njeriu më i begenisur i kësaj qeverie mjerane dhe kjo ju jep një gjumë plot ëndra dhe një zgjim mëngjesor nën tingujt e një burie imagjinare triumfuese!

Një ish rekrut i thjeshtë me plot ëndra në sirtar, bëhet gjeneral dhe më pas, ish rekruti, është sot ministri i rëndësishëm, që komandon mijëra e mijra vetë, që ndiqet nga kamerat e televizionet si një yll kinemaje, e plot gudulisje sedre si këto, në një moshë kur ndoshta e kishit humbur shpresën se mund të vinte një ditë e tillë, edhe për ju…

Dhe nuk ju zgjon më në mëngjes, prej shumë kohësh buria e ashpër e zgjimit në kapanon, por tringëllima me variacione e celularit, mbushur me sms-ëra kryeministrore…

Të gjitha këto, ti gëzoni zoti gjenaral e ministër Lleshaj, por në emër të këtyre miklimeve, ledhatimeve të sedrës apo të përfitimeve të tjera, nuk keni të drejtën të helmoni mijëra njerëz me gaz të rëndë dhe të merrni në shënjestër të gazit, të varfërit e popullit tënd, deputetët e vendit tënd, mediat shqiptare në krye të detyrës, fëmijët e shumtë që barisin si pjesëmarrës apo si kureshtarë në rradhët e protestuesve.

Ajo që ndodhi në datën 13 Prill 2019, ishte një goditje ndëshkuese me gaz nga policia e shtetit!

Ishte një goditje për të shkaktuar dhimbje dhe vuajtje, pa asnjë shkak dhe detyrim operacional. Permimetri i Kuvendit, ndryshe nga perimetri i Aeroportit të Rinasit, ku u grabitën ditën për diell 10 milionë euro, ishte i sigurtë, i paprekur dhe aspak nën sulmin e protestuesve.

Dhatë pra, ju zoti Lleshaj, një urdhër krejt antiligjor, ndëshkues dhe torturues, ndaj mijëra njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur, madje më pas, patët edhe hipokrizinë të akuzonit se shkaku ishin ata dhe maskat e tyre.

Gjithsesi, unë ju falenderoj për këtë veprim që bëtë, sepse ju zoti ministër, me këtë akt, themeluat shtetin e ri policor të vitit 2019 dhe bëtë edhe më të dukshme se jeni i gatshëm të urdhëroni ose të jepni edhe vetë, urdhëra kundra popullit, që ju paguan mirë dhe shtrenjtë, që ta mbroni dhe jo ta sulmoni!

Populli nuk është armiku juaj, zoti Lleshaj, ndërsa ju, kryet një vepër të vullnetshme ndëshkimi të paramenduar ndaj tij.

Mendoj se sot, sëpaku moralisht, ju zoti Lleshaj, i humbët përgjithmonë gradat e djersitura të Gjeneralit, që mbani diku në sirtar, qëkurse u veshët me teshat civile të ministrit dhe helmuat me qëllim torturën dhe vuajtjen, popullin tuaj, që ushtronte të drejtën kushtetuese të Protestës!/360grade.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku14/04/2019 16:11

I nderuar Zheji, do të thoje, e çdo të bëje ti në se Lleshi prej leshi (malok Mirdite, jo malësor), të kish hedhur gaz helmues në banesën tënde, në orën 6 të mëngjesit, t'ju tërhiqte zvarrë me hunj gome, t' ju thyente kafkat dhe këmbër , t'ju prishte shtëpinë ku banoni prej 28 vitesh? Llesh leshi nuk është më objekt kritikash metaforiko mikluese, aludimesh si shërbëtor i bindur, si qen besnik etj etj etj. Llesh leshi nuk është gjindje pa shkollë zoti hetues, si dikur xhandarët mirditorë të mbretit zog. Është madhor, i arsimuar, i graduar gjeneral, i pa diagnostikuar i sëmurë mendor, nuk është më ushtarak për tu fshehur mbrapa urdhërit të eprorit. Llesh leshi është kriminel kundër njerëzimit, ka shkelur dhe shpërfillur të gjitha konventat internacionale si dhe kushtetutën e vëndit të tij. Llesh leshi duhet të akuzohet dhe të dënohet për krime kundër njerëzimit të kryera në atdheun e tij, kundër popullit të tij në kohë paqe. Në rast se nuk e dënojnë shqiptarët duhet ta dënojë Gjykata e Hagës. Prandaj Z. Zheji duhet ti japësh Çesarit atë që është e Çezarit. Kur i han bytha malokut, i han ma shumë se gjithkuj. Dhe E Drama e njeh kët lloj krijese, prandaj e bëri kryexhandar.

Askushi14/04/2019 16:06

Ky palo minister hodhi gas helmues familjeve ne 6 te mengjesit. A e kuptoni se cfare mostre eshte dhe cfare meriton? Popull ngrifu tamam.

Bolja14/04/2019 14:59

Z. Zheji. Ironia Juaj e holle s'mund te kuptohet nga nje oficer medioker i regjimit komunist, qe di vetem mberthim zberthim pushke dhe hap reshtor. Atij ti thuhet hapur qe neser do jape llogari deri ne nje per veprime te paligjshme ndaj popullit protestues. Do kalbet ne burg, madje mund te marre edhe denim me te ashper. Jane te shumte ata qe jane demtuar nga perdorimi me urdher te tij te gazit, qe dihet se ka veprim prapaveprues. Po te kishte mend ky oficer i vogel duhet te jepte menjehere doreheqjen dhe jo te zbatonte verberisht urdherat e nje te ashtuquajturi km.

krasasi tp14/04/2019 14:03

Z.Kadri, une sinqerisht nuk e kuptoj pse Z.Basha i terhoqi protestusit nga Kryeministrija per te Parlamenti kur dihej qe protestat nuk kane asnje shanse te kthehej ne te dhunshme, nese ne kete hulli, nuk e futin politikanet.Nje filem nuk shikohet tre here rresht .Kete "filem" na i ofroj opozia mbreme.Ndjese per cdo pjesemarres ne proteste , ku sejcili vec e vec e ka nje hall,"Mirpo halli hallit nuk i ngja".Nuk dua ta dekurajoj frymen e protestes dhe pertej numrit te pjesemarresve ,ka dhe nje realitet tjeter ku po te kishin mundesi financiare asaj proteste mund ti bashkoheshin edhe 1 milion qytetar te tjere.Ndoshta edhe 2 milion nese keto mundesi do ti kishin edhe emigrantet tane ne bote.Pra desha me thene, se halli i qytetareve dhe halli i opozitareve te vetperjashtuar eshte nje vit drite larg.Jo vetem ata qe moren pjese ne proteste por edhe ata qe nuk moren pjese jane per ndryshim te statukuos politike.Duan ndryshim .Jane mosbesues se rotacioni ne keto momente do sillte ndryshim.Ja pse tallet tere diten Z.Rama i punesuar me kohe te pjeseshme si kryeminister dhe me kohe te plote ne rrjetet sociale.Marreveshja e 2017 vazhdon, ndaj Z.Rama ben gallat.Ja nje arsyetim llogjik.A do mare pjese opozita ne zgjedhjet lokale ne 30 Qershor?.Une mendoj se po.Po cfare po ben opozita per ti fituar keto zgjedhje qe do ishte edhe nje sinjal per zgjedhje te parakohshme.Fle gjume.Te djepja e nanurisin "media e kazanit","kadrinjte e medias" dhe "kryekadriu" dora vete Kryeministri.A nuk do ishte normale qe nepermjet "kanaleve poshte e mbi ure" PD jashte parlamentit dhe LSI,te kordinonte veprimet me ate pjese te deputeteve te PD dhe LSI te futur ne parlament ,( te cilet pamvaresisht ndarjeve dhe pakenaqesive recipropke ata vellezer i bije te jene me njeri tjetrin), por edhe me frontin tjeter opozitar por edhe grupacione te tjera te pa perfaqesuara ne parlament te binin ndakort per ta paraqit nje kandidature te perbashket per pushtetin lokal per Tiranen psh.Ndaj ky debat, kjo marreveshje ,kjo ujdi nuk kryet, sepse ujdija dhe marreveshja pazar eshte kry.Copat jane ndar dhe i vetmi angazhim eshte, se kush ti beje sherbimet e castit Erion Velise.per te mare copen .Pazari e ka nje limit.Mall i ri ,oferte-kerkese e re.Cmim i ri.Z.Rama ne rrugen drejt konsolidimit te pushtetit dhe ruajtjes se tepsise nuk ka limit, As marreveshjeve nuk ju permbahet.Fatkeqesisht sipas meje opozita qofte ne rruge qofte ne parlament per disa arsye nuk mund ta luaj rolin e perbashkimit te krejt pakenaqesis qytetare dhe frymes opozitare, ne nje uragan per ndryshim.Ka mundesi ,me falni per injorancen, por kete rol mund ta luaj S.Berisha.Ka treguar qe detin e kalon me not, "gazin helmues" te policise e perballon ,nuk loton as si Z.Basha dhe as si gazetaret.Eshte politikan, qe ta shete ujin per vaj.sic na shiti koka kolen dhe pepsin si lend helmuse dhe luftareke.Ose sna ngelet gje tjeter vec te shajme e mallkojme Republiken Ambasadoriale, sic mendoja une para tre vjetesh.Kesaj retorike per fat te keq po i rikthehet opozita sot.

Shto koment

Denonco