Fundi i Republikës së Ambasadorëve

Fundi i Republikës së Ambasadorëve

Nga Çim Peka - 14/04/2019

Aksioni politik i Opozitës që nga protesta e parë e datës 16 shkurt kur dhe u vendos djegia e mandateve, mbajtja e protestave masive popullore dhe u artikulua kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si parakusht për vendosjen e legjitimitetit të parlamentit dhe qeverise, ngjan me një ‘Tango’ politike.

Opozita bën lëvizjen parë, qeveria e pason. Opozita bën lëvizjen e dytë e kështu me radhë. Por në fakt nuk është kështu. Sepse ritmi i lëvizjeve të opozitës nuk pasohet me lëvizjen politike të radhës nga ana e qeverisë.

Qeveria në fakt bën vetëm një lëvizje, që e përsërit vazhdimisht: hedhjen e gazit lotsjellës kundër popullit protestues, dhe ushtrimit të dhunës policore. Arsyeja e kësaj mospërputhje nuk është tek qeveria, por tjetërkund.

‘Tango’ pa muzikë në sfond nuk ka. E në rastin konkret, muzikën e luan ose duhet ta luante një palë e tretë. Ajo palë e tretë, janë diplomatët e huaj në Tiranë. Përfaqësues të shteteve dhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, të cilët për 29 vjet me radhë, që nga rënia e komunizmit, kanë luajtur rolin e arbitrit.

Është e vështirë të thuash nëse këtë rol ua kemi dhënë vetë ne, apo e kanë marrë përdhunshëm për shkak të nevojës që kemi pasur për ta. Me gjasë të dyja bashkë. Në Tiranë ka shumë përfaqësi diplomatike.

Të vogla dhe të mëdha.

Pesha e tyre është e ndryshme, dhe nuk varet shumë nga madhësia. Për shembull, ambasada austriake është përfaqësi e një shteti të vogël, por influenca e saj në jetën e brendshme politike është me e madhe sasa ajo e Kinës apo Rusisë. Dhe kjo është e natyrshme, për shkak të vokacionit të fortë pro-perëndimor të opinionit publik shqiptar.

Po ashtu, roli dhe pesha e OSBE është më e madhe se ajo e UNDP, apo institucioneve të tjera të OKB-së. Sigurisht që edhe influenca apo ajo që quhet ‘soft power’ e përfaqësive diplomatike të vendeve mike ndjek një hierarki të caktuar.

Së pari vijnë SHBA-të, pastaj Bashkimi Europian, pastaj Gjermania, pastaj Mbretëria e Bashkuar, pastaj Italia, Franca dhe me radhë.

Të gjithë këta janë vende që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, social, infrastrukturor dhe në fushën e sigurisë. Ndihma e tyre ekonomike në gati tre dekada shkon në disa miliardë dollarë. Falë tyre Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Orientimi politik dhe strategjik i shqiptarëve është tërësisht Euro-atlantik. Mbi 90%.

Të gjitha këto bëjnë që influenca e përfaqësive të tyre diplomatike në Shqipëri të jetë jashtëzakonisht e madhe. Aq e madhe, saqë edhe për një grabitje me armë në avionin gati për nisje në pistën e aeroportit të Rinasit, gjëja e parë që pyesin Shqiptarët është: kanë folur ambasadorët e huaj? Çfarë kanë thënë? Ose, pse nuk flasin.

Sa here ka krizë politike në Tiranë, qytetarët majtas dhe djathtas hapin sytë dhe veshët për të marrë vesh se çfarë thonë e mendojnë të huajt. Nga ana tjetër, aq shumë i fusin hundët në punët e brendshme, a thua janë pjesë e politikës vendase.

Përpos përzierjes në punët që në fakt nuk janë të tyret, mos-mbajtja e një baraslargësie midis palëve fatkeqësisht apo fatmirësisht po i kthen në faktorë irrelevantë më një shpejtësi të frikshme. Dhe ja shikoni:

Në kohën kur parlamenti i Holandës voton për heqjen e liberalizimit të vizave për shqiptarët për shkak të krimit të organizuar shqiptar, pastrimit të parave dhe lidhjeve të këtyre grupeve kriminale me politikën (lexo: qeverinë), ambasada e Holandës në Tiranë i bën thirrje qytetarëve të pakënaqur me qeverinë që të mos protestojnë.

Për gjashtë vjet rresht, Gjermania ka votuar kundër hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian për shkak të mos-plotësimit të pesë kritereve (në vitin 2018 u shtuan në 13 kritere) nga ana e qeverisë që lidhen me shtetin ligjor, krimin e organizuar, sistemin gjyqësor, administratën publike, korrupsionin, etj, dhe nga ana tjetër ambasadorja gjermane del kundër protestave bash për këto pika.

Ambasadori i OSBE del dhe deklaron së në Shqipëri qarkullojnë mbi dy miliardë dollar para të drogës dhe se këto para do të përdoren për blerjen e zgjedhjeve, dhe pas një takimi të thirrur me urgjencë nga Ministri i Brendshëm, del përsëri dhe deklaron se nuk e kishte seriozisht.

Për dy vjet rresht, ambasadori amerikane del çdo javë para mediave për të folur për dy kriminelë ordinerë, trafikantë drogë, Shullazin dhe Balilin, por nuk ndjehet kur del qartë me zë dhe me figurë ne media të tyre si Zëri i Amerikës, që në dy dosje hetimore të prokurorisë rezultojnë as më shumë e as më pak të përfshirë në përdorimin e grupeve të krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar e gjithë hierarkia shtetërore duke nisur me vetë Kryeministrin, e në vazhdim me ministrat e tij, deputetët e tij, zyrtarët lokalë të tij, të gjithë hierarkinë drejtuese të policisë për blerjen e votave dhe ndryshimit të rezultatit elektoral me të paktën 20%, në 8 nga 12 qarqet e vendit, dhe prapë se prapë, sipas tyre opozita dhe populli nuk duhet të protestojnë.

Por, për ironi të fatit, bash për shkak të këtij qëndrimi ka ardhur koha tu themi FALEMINDERIT!

Në një vend të varfër me vetëm 2.6 milionë banorë, 150.000 protestues në shesh janë shumë. Tepër shumë. Çdo politikan i çdo vendi Europian as në ëndërr nuk sheh një miting me një numër të tillë.

Në tre protesta të mëdha në tre muaj numri i tyre vetëm është shtuar, si për inat të këtyre ambasadorëve. Dhe tashmë është e qarte, dikush për shkak të planit të tyre për ndarjen e Kosovës (me Ramën si garant), dikush nga frika idiote e rikthimit të Sali Berishës në pushtet, dikush për shkak të lobingjeve të Ramës, dikush për shkak të pisllëqeve të ambasadorëve individualë në Tiranë, kanë mbajtur një qasje që nuk është vetëm kundër opozitës, por tashmë edhe kundër vetë shqiptarëve.

Numri i madh i protestuesve tashmë nuk është vetëm kundër qeverisë, por edhe sfidë direkte e këtyre qëndrimeve. Sa më shumë mbajnë anën e qeverisë, aq më shumë dalin. Dhe kjo jo sepse kjo masë protestuese popullore është kthyer në –anti, përkundrazi.

Vokacioni pro-perëndimor i tyre është i palëkundur. Por për vetë faktin e thjeshtë, se tashmë këta ambasadorë janë kthyer në irrelevantë. Fuqia e tyre magjike është zhdukur. ‘Soft power’ i tyre tashmë nuk është as ‘soft’ e as ‘power’. Fundi i qeverisë dhe narko-shtetit të ngritur nga Edi Rama, është një e mirë.

Fundi i Republikës së Ambasadorëve është tjetra.

Në fakt po arrijmë aty ku duhej të ishim që në fillim.

Shqiptarët punën e tyre, ambasadorët punën e tyre.

Si kudo në botë. 

/Nga Çim Peka-SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Cuco14/04/2019 22:39

Jane te paguar nga krim qeveria edhe ata legene te evropes. Me vjen mire qe me ne fund ne shqiptaret po kuptojme se problemet duhet ti zgjidhim ne vete, jo europa, qe ne fund te fundit nuk behet merak per ç' ka ndodh ne nje vend, ku dihet qe çdo popull duhet te marre ne dore fatet e veta, e jo te prese drejtesi nga bastarde qe paguhen nga qen qeveria e droges dhe e tradhetise.

shqiptar14/04/2019 22:28

Do të dëshiroja që shkrime të tilla si ky i z. Peka të bënin edhe gazetarë të tjerë shqiptarë e puna më e mirë që do të bënin, kësij shkrinesh tju a dërgonin edhe mediave të fuqishme perëndimore..
Ishin mediat ato që i detyruan burokratët e BE e të SHBA , duke ngritur ndjeshmërinë e qytetarëve të këtyre vendeve për krimet mizore të Serbisë së Millosheviçit në Kosovë, që NATO ndërmori të parën luftë në Europë pas Luftës së dytë botërore..

Loni nga fieri14/04/2019 22:27

Qe Kane ikur 500 000 shqiptar qe nga ardhja e ketij zullapi,kush nga keta ambasador e ngriti zerin pa me thoni mor aman.Por vine ne vendin tone duke paguar , Albanistani e Edvinit eshte parajs per zocka te vogla dhe per ca dollare per te shtyre pjesen tjeter te jetes qe u Ka mbetur .Keta Jane ambasadoret qe vijne dhe na shesin dengla ,dhe per ti dhene material Spartak Ngjales qe te gllamurisi nga mengjezi ne darke .U mboll e tere shqiperia me droge asnje fjale nga keta pafillet ,vriten,burgosen shqiptaret ,prap asgje,kur vjen puna te protesta thone shqiptarve kujdes se po beni dhune dhe po i prishni gjumin Ramiut ne Surel.

Edvin14/04/2019 19:55

Ju a ke dhene haken!Por,me duket ata jane ne gare ndermjet rrethit te çakajve,te cilet nuk kane asgje te perbashket me parimet e vendeve te tyre,nga vijne.Jane korruptuar rende dhe jane te detyruar te hedhin "vallen" e E-drames.Kur Taulant Palla tha: "E falenderoj Knhutin",pra jo "zotin Knhut",kuptohet shkalla e rrespektit qe ata meritojne.Fatekeqesi...derisa te thyej qafen E-drama!

Kadriu14/04/2019 19:08

Cimo super kjo analize. E vetmja gje qe do te korrigjoja eshte se edhe sot shqiptaret jane ne proteste per hallin e tyre kurse palaco ambasadoret qe demtojne edhe interesat e vendeve qe perfaqesojne sepse kjo situate shkakton vec rritje te emigrimit, jane tashme ne mbrojtje te bizneseve te tyre personale. Kjo nuk ka aspak lidhje me detyren e ngarkuar madje shpesh ndodhet ne kundershtim te hapur me te.

Nebil14/04/2019 17:18

Siguria ne Shqiperi nuk u cenua vetem nga grabitja ne Rinas, por ajo ka qene e cenuar nga prezenca e 3000 muxhahidineve iraniane. Vijne nje mal me senatore amerikane e behen merak per muxhahidinet iraniane dhe nuk thone nje fjale per qeverine e korruptuar te Shahut Rama dhe SAVAK-ut te tij qe po helmon shqiptaret, nuk thone nje fjale per Drogen qe eshte bere Qytetar Nderi dhe i jane dorezuar celsat e Shqiperise. Ka aq shume fakte te frikeshme dhe te turpeshme qe kompromentojne shume rende demokracite perendimore dhe ate atatlantike. Ne nuk jemi budallenj dhe ju morr horra nuk na terhiqni dot per hunde.
No more ambasadors
No more ambasadors
Enough is enough, enough is enough, enough is enough

RAMADANI14/04/2019 17:08

ÇIMI, I THUAJ QE JANE B....LEPIRES TE QEVERISE. PO ME SIGURI QEVERIA E KA LYER B.... ME MJALTE, QE JA LEPIJNE AQ SHUME.

Cuco14/04/2019 17:07

Z. Peka dhe nja dy tre gazetare te tjere, na kujtojne, se ne vendin tone martir, gazetaria gjallon akoma. Shkrim llogjik, i thjeshte i qarte, siç eshte ne kostumin e gazetareve profesioniste te vertete. Respecte!
.

krist14/04/2019 16:48

Me lejo Zoti Peka,ta shpreh analizen tuaj te shkelyer,me gjuhen popullore.: Demi,kapet vetem nga briret.Atehere ,ai nuk mund te levize.Ju kete keni bere,e keni kapur fort dhe me intelegjence,nga briret.

Qarrishta14/04/2019 13:33

Z. Peka! Respekt per Ju per guximin dhe intelektin Tuaj.Mbyllja e kesaj analize eshte e perkryer: Shqiptaret punen e tyre, ambasadoret punen e tyre. Zoterinjte amb.mendojne se shqiptaret jane injorantet e viteve 90. Harrojne qe ne kemi aftesine ta mesojme demokracine me mire dhe me shpejt se cdo popull tjeter. Aq me teper qe kane kaluar 30 vjet demokraci dhe qe mes nesh kemi dhe politikane,intelektuale te nivelit boteror qe dine dhe jam i sigurte qe Shqiperine do ta cojne atje ku e meriton dhe i perket te jete, ne BE.

Askushi14/04/2019 11:31

Si nje vende i vogel, si nje vende i dale nga diktatura, si nje vende pa te shkuar. Si nje vende me ekonomi te shkaterruar, eshte shume normale qe ne ti kemi syte dhe shpresat nga perendimi, nga keta ambasador.
Nuk mundem te jape argumenta me te mire sa dha c.Peka , por doja te theksoja qe ka ardhur koha qe shqiptaret te marrin fatet e tyre ne dore. Nuk duhet te veprojme duke pare se cfare do te na thone ambasadoret per ate qe berem. Jo, tashme me shume se kurre shqiptaret duheet te shpetojne shqiperin, femijet e tyre, familjet e tyre jeten e tyre. Shqiperija eshte ne duart e nje bande shtetrore qe ka mberthyer vendin si me rrjet mirimange. Nese shqiptaret nuk reagojne sot, nese shqiptaret ulin kurrizin, shqiprija rrezikon te kthehet nen diktaturen envero.-staliniane -mafjoze te kohes moderne. Menura, mjetet, sigurisht qe jane mbrapa deres. Sigurisht me kosto. Dhe nje pjeshk kur e ha, ka koston e vet, aq me shume lirija, jeta e ketij populli e ardhmja e femijve tane.

asi14/04/2019 11:27

Nje inteligjence e guximshme Çim!
Thjesht paqsyrim real i asaj çfare ka ndodhur ne keto 2 muaj nuk kishte ndoshur per 29 vjet rresht.
Mbeshtetje opozites qe dogji mandatet, e vetmja rruge per te shkrtuar tranzicionin shqiptar qe na mori shpirtin pikerisht edhe nga keta fare soj AMBASADORESH.

PATRIOTI DT 14 PRILL 201914/04/2019 11:17

I MADH je z.ÇIM PEKA. Keni bërë një rezyme të SHKËLQYER kur kini parashikuar fundin e Republikës së Ambasadorve. Ata në punën e tyre dhe shqiptarët në punën e tyre. Të koruptuar, burokratë nuk folën njëherë për korupsionin, drogën krimin apo blerjen e votave në Shqipëri. Si duket i ka trembur PRANVERA BALLKANIKE e shoqëruar me protesta të fuqishme edhe në Sërbi apo në Mal të Zi kundër qeverive të koruptuara të këtyre vëndeve....Por një URAGAN i madh po duket në horizont

Shto koment

Denonco