Qeneral Sandër Lleshaj dhe Shyhreti i tij

Qeneral Sandër Lleshaj dhe Shyhreti i tij

Nga Erl Kodra - 14/04/2019

Shumë zona në veri të Shqipërisë, shkronjat xh, gj dhe ç i shqiptojnë si shkronja q. Titulli i këtij shkrimi është një ngatërresë krejt e paqëllimtë; por ju lexojeni kështu: Gjeneral Sandër Lleshaj, ose Qen. Sandër Lleshaj. Si të doni lexojeni, sepse unë po e shkruaj këtë tekst shpejt e shpejt, ndaj nuk kam kohë të bëj korrigjimet e nevojshme. Në të vërtetë, kjo është një letër për Qeneralin Lleshaj. Unë jam një musliman nga Mirdita dhe shpesh baj gabime të tilla gjuhësore; akoma nuk po mësohem dotë me standartin.

A e di se më vjen gjynah për ty, Qeneral? Mos të të vijë qudi hiq, se vetëm ty të kam pa se si po i merr gjynahet e të tjerëve, hesapet e të tjerëve, kusuret e të tjerëve, krimet e të tjerëve përsipër; dhe duke i shtuar edhe krimet e tua, ti po e flliqë për së gjalli jo vetëm emrin tand, por dhe emrin e mirditorit.

Portreti yt prej delikuenti besnik, specie arkaike e njeriut të ri dhe e kalitur me mësimet e Partisë të shtin' në gjynah kur ta nigjon retorikën. Luj vendit bre Qeneral, e kthjelloju pak. Hapi sytë e picrroje mendjen. Kuptoje se pronari yt, domethanë shefi yt ka marrë fund. A nuk po e sheh se një Shqipëri, me të madh e me të vogël e kanë nda mendjen me ju hjek kso toke?! Po po, bash qeshtu.

Po si mundesh more Qeneral me qenë kaq budallë? Si ka mundësi që njerëzia ka fillue me të urrye, madje ty ma shumë se Shyhretin tand, domethanë zgërfyellin, e ti hala nuk e kupton se ai po të përdorë si qen besnik? Si mundet me ra kaq poshtë një Qeneral si ti, që për pak na u bane edhe President me fjalë të Ismail Kadaresë?

Ku shkoi edukimi yt prej ushtaraku në shërbim të Atdheut?

Sepse ka diçka Qen. Lleshaj, që ti medeomos duhet me e ditë mirë.

Operacionet e tua janë ushtarake, domethënë të hartuara prej teje, domethënë, operacione ushtarake të hartuara nga ti, dhe të zbatuara nga Policia dhe Sigurimsat e Shtetit që i keni futë në Policinë e Shtetit. Ndryshe, nuk mund ta kuptoj dhe ta shpjegoj aksionin tand tek Bregu i Lumit, aksion tipik ushtarak, i zbatuar me përpikëmëri kirurgjikale, për të shembë shtëpi shqiptarësh!

Shtëpi shqiptarësh, Qeneral, shqiptarësh!

A e di o Qeneral, se çka do me thanë me ia shemb përdhe shtëpinë tjetrit? Po ti je edhe malsor, edhe mirditor, edhe shqiptar, po budallë i madh o Qeneral! Ndryshe ska mundësi me ba burri me spaleta qenerali këto marrina.

Po çfarë halli të ka kapë që po i mbytë shqiptarët në gaz? Si ka mundësi që e zbaton me kaq cinizëm taktikën e artit luftarak kundër popullit tand, e pas kësaj, del e leh në twitter si debil, për popull armik dhe për opozitë parapolitike?! Çka po don me thanë?!

Si mundesh me qëndrue nën atë kostum ministri, kur mafia e shefit tand po t'i terrorizon shqiptarët prej Shkodrës e deri në Vlonë? Kur po të grabiten për të pestën herë me rradhë miliona euro, bash para hundës tande majuce, e ti del e turfullon kundër opozitës?!

Si mundesh, Qeneral?

Prandaj me vjen gjynah për ty, se më dukesh krejt i marrë. Ndryshe, e kam të pamundune me e kuptue guximin tand për të tërhejkë tanë urrejtjen që shqiptarët kanë grumbullue për Shyhretin tand, mbi vetën tande.

Paq veten në qafë, Qen. Sandër Lleshaj!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ardi14/04/2019 17:46

Haha shume bukur! Qeneral i policise se vdekur!

Osumi14/04/2019 13:59

Me vjen keq ta them, por niveli i oficereve qe kane mbaruar shkollen ushtarake ne kohen e Dulles eshte teper, teper i ulet. Edhe ky Leshi kesaj kategorie i perket.

x14/04/2019 11:02

ai noshta nuk po mer persiper gjynofet e te tjereve por ato kane dit ca kan vu nat detyre. sepse oficeri enverist eshte vemja ma e shpifme qe ka pjell kjo toke. i thosha nje oficeri pata disa vitesh qe ushtria enverit duhet shpall organizate terroriste se kan vra bij nanash qe donin me hik nga burgu komunist dhe jo te gezojne hala privilegje e pensione te majme. shkrimi mir shum po kujt po ja thu.

Skrapari14/04/2019 10:21

Z. Kodra. Te lumte pena. Vertet qen. Leshaj qenka qen besnik. I mjeri qen. Leshi kujton se Edvin Kristaq Bytha do jete perhere ne pushtet si ati i tij shpirteror Dulla. Neser kur kapter Leshi te mos jete as kapter ne qe na helmoi me gaz do ta heqim zvare ne rruget e Tiranes pa na u dhimsur as femijte e tij. Edhe here tjeter e kam thene qe ky plehre ligesine e ka te shkruar ne surratin e tij te ndyre. Turperoi gjithe burrat e nderuar te Mirdites. Une kam shume miq mirditore vertet fisnike.

Kreshnik14/04/2019 10:14

Fjala qen i ben nder ketij bubreci...
Zuzar do ishte me e pershtatshme.

Grethi14/04/2019 09:42

Ore mos Ka ndonjeri djeni te ma thote ,mos e organizoj Rudina protesten e te shtunes?? Jo per gje po eshte lidere opozites se ardhshme ,eka thene vete ngjela,ngjala krye avokari

Shto koment

Denonco