Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Për Mero Bazen, tropojanët dhe PD-në

Për Mero Bazen, tropojanët dhe PD-në

Nga Ermal Mulosmani - 13/04/2019

Një artikull i Mero Bazes, dje, më bëri të reflektoj. Dhe jo për thelbin e tij të dukshëm. 

Por, kryesisht për helmin nëntekstual, urrejtjen gëbelsiane ndaj një komuniteti të caktuar njerëzor. Them gëbelsiane pasi Gëbelsi e mbulonte propagandën anti semite.

Citoj nga shkrimi i tij këtë paragraf mbi të tjerët: ‘Marrëzia ka shkuar në ekstrem, duke i dhënë liri fantazisë, deri tek fakti që qeveria ka vjedhur lekët dhe në fund ka vrarë nja djalë të pafajshëm nga Tropoja, që qenka mbështetës i PD, që njihet me gjithë rrethin familjar të Sali Berishës dhe që një rapsode tropojane po i bën dhe këngë.’

‘Vrasësi është nga Tropoja, mbështetës i PD-së dhe Sali Berishës dhe një rapsode tropojane po i bën këngë’- fantazon Mero.

Çfarë është identiteti i njeriut dhe sa pjesë të këtij identiteti përcaktohet nga origjina gjeografike e tij? Psh, identiteti im personal.

Amin Maalouf, një shkrimtar franko-libanez, sipas meje, ka dhënë një përcaktim fundor për këtë element.

Ai thotë që identiteti i njeriut është si ADN-ja e tij.

Aty bëjnë pjesë një bashkësi e pafundme elementësh që fillojnë nga emri, mbiemri, fotografia, prindërit, vendlindja, besimi, profesioni, grupi social etj. Dhe këto janë vetëm një pjesë e vogël e identitetit. Këto janë vetëm elementet e para, ato të dhëna në fillim, por, elementet e tjera, ato që ai i quan ‘Gjenet e Shpirtit’ e bëjnë një individ krejt të ndryshëm nga 7 apo 8 miliardët e tjerë në këtë botë.

Psh Mero, raporti që kam unë me fjala vjen shkencën, letërsinë, politikën, kulturën, filmin, sportin etj etj, më bën të miqësohem e të kem të përbashkëta me një islandez, neozelandez, turk, skraparlli ose pukjan. Sigurisht, nëse ‘gjenet e shpirtit’ të miat përputhen edhe me ndonjë tropojan (dhe kjo ndodh sigurisht) raporti im me atë është edhe pak më i afërt se me të tjerët.

Maloouf-i në librin e tij spjegon edhe një diçka shumë interesante Mero. Ai thotë: ‘Është në natyrën e njeriut të mbrojë më së shumti atë element të identitetit të tij i cili është më i cënuari’. 

Tropoja është në ADN-në time. Nuk e di se sa pjesë të saj kam por jo shumë. Edukimi im, jeta në një epokë globale e me shije të tilla ka ndikuar mjaft. E kam dashur më së shumti Tropojën në dy kohë.

Në kohën e parë Mero, atëherë kur mbërrita në Tiranë për studime, Tropoja ishte nocion gjeografik. Ajo vinte si realitet kur afrohej dimri dhe pedagogët e studentëve tropojanë fillonin gjuetinë e gështenjave, arrave, mollëve etj përmes presionit të notës. Më kujtohet shumë mirë ajo kohë… Drejtorët nga Tirana çonin furnizime speciale në Tropojë dhe pastaj shkonin e i merrnin po vetë përmes servilëve lokalë… 

Kaq ishte Tropoja për funksionarët komunistë. Një vend gështenjash e arrash dhe të shfrytëzueshëm në naivitetin e tyre. I varfër sa më nuk bëhet por kishte Fierzën për energjinë dhe Kamin për kromin. Për kaq i duhej. Enver Hoxha bëri një vizitë në 70-ën dhe i quajti tropojanët njerëz ‘shtalartë’ dhe me kaq i kënaqi për 20 vjet… Kjo ishte Tropoja e parë e dhimbshme dhe e dashur për mua… Meqë ra fjala Mero, para nja dy javësh ra zjarr në gështenja, u dogjën 200 hektarë… A shkrove gjë? Uroj ta kesh bërë, unë po, e bëra.

Koha e dytë është kjo kohë Mero. E ke vu re, Gëbelsin si e shfrytëzoi djegien e Bundestagut?

Ishte çifut- tha! Veç nuk u kujtua të thoshte që një rapsode çifute do t’i bënte këngë. Kjo e kalon edhe Gëbelsin…

Edhe unë e publikova një shkrim pa emër për grabitjen. E titullova ‘Tropojani me 13 identitete që grabiti Rinasin’. Për turpin tim Mero. U lexua shumë sepse kishte epitetin ‘tropojani’. Aq e madhe është urrejtja e mbjellë prej jush, ‘gëbelsve’ modernë! Atë natë pata probleme me gjumin. Çfarë maskarai jam unë që me anonimat shkruaj kundër një grupi të margjinalizuar historikisht…

Ka pasë një periudhë në jetën time që nuk jam ndjerë mirë me ‘genin’ tim tropojan Mero. Ka qenë pikërisht revanshi i papërligjur i disa pushtetarëve të vegjël nga Tropoja që më bëri të ndjehem keq. Të lodhur e të shfrytëzuar prej një jete, kur Sali Berisha mori pushtetin, ata menduan se u erdhi dita. E bënë pa stil, me arrogancë. Ishin shumë pak në fakt por ishin seleksionuar keq nga pushteti i kohës dhe bënin shumë zhurmë e pak para.

 Dhe e dëmtuan Tropojën për 100 vjet të tjerë. Tropojën dhe Opozitën me thënë të drejtën. Ishte koha kur ti Mero futeshe në zyrën e Sali Berishës me shkelma dyerve. Ishte aq i tepërt ndikimi yt Mero sa fillove të bëheshe xheloz edhe për gruan dhe djalin e tij. Sjellja jote më kujton një novelë të Balzakut ku qeni besnik e i dashur i familjes bëhet xheloz për foshnjën që vjen në jetë. Dhe një ditë të bukur e merr dhe e mbyt.

Nuk pata keqardhje me thënë të drejtën. Sali Berisha e kishte tradhtuar popullin dhe ishte bërë me oligarkët atë kohë. Por ti nuk e bërë për këtë arsye.

Për këtë periudhë më vjen turp Mero. Më së paku për ty dhe ndikimin tënd me thënë të drejtën.

Opozita shqiptare nuk është Tropoja Mero. Ata i kanë në ditën më të keqe të tyre 600 mijë vota. Ndërsa Tropoja i ka 20 mijë banorë.

Se ja, vjen Gëbelsi dhe e lidh Tropojën direkt me krimin, grabitjen dhe PD-në. Grabitësit kanë një identitet Mero. Dimensioni kryesor i identitetit të tyre është grabitja. Jo partishmëria e as origjina gjeografike ose familjare.

Dhe për ta mbyllur Mero, të ftoj të lexosh një libërth të vogël të Maria Vargas Llosa. Aty kam lexuar një personazh si ti. Pesë Qoshet titullohet.

/Botuar në Express

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

KUTI15/04/2019 14:24

Sa i mençur ky arberi lepires i kryedoçit: Eshte aq gomar saqe flet ne emer te nje milion shqiptareve, pa asnje informacion ashtu kot siç e kane ndersyer qente e qeverise? Duke i thene ç'far te shkruaje qe te meritoje shkerdhimin e rradhes, nga tufa e qeneve te ri.....ri;;;vjedhjes!!

Arber14/04/2019 17:35

"...E pur si muove..."
Na pelqejne, s'na pelqejne, atyre çka jane shkruar ne ate shkrim nuk u hiqet asnje presje. Te mos rreken kot mulosmanet (sokol, ermal, ilir, xhabir, kadir,...), se nuk i behet apologji sjelljes shtazarake te SHUMICES (dhe jo "nje pakice") trapa-jane në postet e te gjitha kapilareve te shtetit gjate mandateve pd-salehiane.
E ç'rendesi ka se e ka shkruar nje Mero? Do ta shkruanin nja 1 milion shqiptare...

Albani13/04/2019 23:51

E ke tepru vllai. Kjo lloj qurravitje nuk i shkon te djathteve, ndoshta as tropojaneve. Nuk me duket noj ofendim i madh ky i meros. Le tja leme te majteve keto lloj mallengjimesh se nuk din me bo gje tjeter. Ne te djathtet kemi pune te tjera.

Alfons Malo13/04/2019 23:22

Po pe i beni qefin atij duke e komentuar po ku ka fytyre e burreri ky i mjere qe lepine koqet e edi rames qe kur i nxori ne medja e tani po ja lepin cdo dite ka 6 vjet qe vetem vrere nxjeree per PD
mos u merrni me te se i diket vetje dikush por eshte vetem k.. gomari

komisari memo13/04/2019 22:39

Ju lutem trasmetojani z Mero-Mara -More , se Viena per femijet dhe Parisi per vetemore zules antropothomols nuk arieht me me djers,o jashte-qitje e rilindjes pes cepshe Gramosiane.

Mili13/04/2019 19:03

Mero gelbaza,fytyra me e pacipe e medias shqiptare.Lepires bythe profesionist ne perfitim te ndonje kacidhe te qelbur te pushtetit te rradhes.

Henry13/04/2019 18:14

Paske shkelqyer Ermal. Bravo dhe pergezime te sinqerta miku dhe vellai im. Provova te te telefonoja por me sa duket kishe nderruar numrin. Djali i zgjuar I ekonomikut, sharmi i konviktit dhe qytetari e intelektuali modern shqiptar.Po e lexove kete koment dhe e kujton kush jam , ma bej nje telefonate per nje kafe.

Robt o mero13/04/2019 18:12

Mero vjen nga zona ku nuk ta japin vajzen po nuk qe djali HAJDUT. Ju zoteri nuk ja keni thene. Tropoja eshte Malesia e Gjakoves qe ka nxjerre burra. Mero vjen nga nje zone qe nuk ka nxjerre asgje. Mero i di keto por me nje emer te keq rezojne cdo gje. Tregojne nivel te ulet. Cmira inati pazotesia i ka bere gazetare . Nuk kane mundesira tjera.

Agur Badeci13/04/2019 18:03

Dikur ,ne vitet e largeta 1968-1972,ne Shkollen Pedagogjike "Shejnaze Juka"kam pase shume djem e vajza nga Tropoja.I kujtoj me shume respekt ata djem e ato vajza te mrekullueshme. Dhe nese Mero Baze mundohet te thote dicka jo te mire per tropojanet e ben vetem se eshte inferior ndaj tyre.Kjo e gerryen ate njeri pa gjak dhe pa shtylle kurrizore,prandaj ai s'duhet marre setozisht.

Korabi13/04/2019 17:49

Mero kelbza ka mllef me rropojanet se i kan .... gruen ne sy te ti ai e dine por skcben e merret me skrime nga zyra e edvin kurves

x13/04/2019 17:37

problemi ktu qendron te sali berisha . po dhe ktu ka dy kahje : e para gabimi i sali pordhes qe e afroi aq shume kte lloj bastardi duke pas cuna kinga pri tirone e durrsi e shkodre por ana tjeter qe ma kundershton kte osht se kto cuna kinga nuk dot pertypnin dot me u bo aq servila si ky bastardi dhe sigurimsi i tepelenes. masnaj po qe cun oficeri jan pjella keqe

I deleguari13/04/2019 17:21

Super! Rrofsh Ermal Mulosmani!

Askushi 13/04/2019 17:14

Po ky i meruar mero, eshte nje funderin dhe i paftyr. Ja beri mir Rezart Taci qe ja futi me shpulle fytyres, por ai nuk e do me shpulle fytyres por me nje hu ne bythe dhe tja nxjerresh ne goje e ta flakesh ne rruge. Pederast i felliqur, bythlepires, bukshkeles, bandit

Gramoz13/04/2019 17:08

Shum gjat i paske ra per ket Mjero Gelbazen, ke shkrujt edhe per identitetin, ky Mjero qelbesira nuk ka as dinjitet dhe as identitet, ky gelbaze eshte qenie pa shtyll kurrizore, shkurt hesapi, Vemje.

tironci13/04/2019 16:55

Po ca pret nga gelbaza Mero. Hajdut e vrases ka nga Vermoshi ne Konispol se jan pjes e cdo etnije shqiptare. Bile hajdute e vrases ka nga nga poli veriut der ne Antaktide.
Ska me pocaqillik, paburrni, e njeriu qe poshter qe sdi tja vej emrin ktij Meros

Shto koment

Denonco