Kinezi i Rinasit dhe kinezi i Kroacisë

Kinezi i Rinasit dhe kinezi i Kroacisë

Nga Avni Nezaj - 12/04/2019

Ka tre ditë që e gjithë vemendja e armatës madiatike qeveritare është që tu mbushin mendjen shqiptarëve që grabitjen spektakolare në aeroportin e Rinasit që konsiderohet si zona më e sigurtë në vend t’ua përcjellë si përgjegjësi pronarëve aktualë të aeroportit që është një sipërmarrje kineze.

Të gjithë tamburet e rrjeteve sociale me emra të vertetë dhe anonimë, në prlament e në rrugë janë orientuar për të fajësuar kinezin që ka aeroportin sikur ai të ishte shteti brenda shtetit, sikur ai ta kishte organizuar vetë këtë grabitje që të “rregullonte imazhin” e biznesit të tij, sikur ai të kishte në dorë gjithçka.

Ky është njëri nga standartet e Kryeministrit Rama dhe i qeverisë që ai drejton.

Heqja e çdo lloj përgjegjësie ndaj një skandali i cili ka cënuar aspak më shumë se sa sigurinë kombëtare kur njerëz me maska kaluan gardhin e aeroportit dhe u ndalën tek barku i një avioni morën çfarë donin të merrnin dhe lanë çfarë donin të linin dhe ikën në drejtim të paditur, e bën sa qesharke qeverinë dhe strukturat e saj policore e hetuese aq sa e vesh atë me një përgjegjësi dyfishe edhe për ngjarjen por edhe për strategjinë për të fshehur pergjegjësit e vertëtë.

Akuza e rëndë që i bëhet një biznesi duke e shkarkuar totalisht përgjegjësinë e agjensive ligjzbatuese të vendit eshte një mënyre e frikshme e drejtimit “demokratik” të një qeverisje të një vendi.

Gjatë të premtes në Kroaci u zhvillua një samit i Kinës me vende të Ballkanit dhe Europës dhe aty shikuam pastër standartin tjetër të kreut të qeverisë shqiptare.

Ai si një specialist i manipulimit dhe shtirjes ju turr kreut të qeverisë Kineze dhe me një servilizëm megalloman i kërkonte heqje vizash për shqiptarët, heqje kufizimesh për tregtinë e vajit, mjaltit ect ect....

Ndërkohë në Europë po shtohen thirrjet për venjen e vizave për shqipëtarët e ai shikon nga Kina.....

Ky është një standarit i dyfishtë i një Kryeministri që vetem 24 orë më parë i turrej koncesionarit Kinez me libër shpie, sot ndryshon totalisht kah, dhe shikonim një fytyrë lutësi e manipulatori që i lëpihej ashpër Kryeministrit kinez.

Më këtë të Rinasit e ka kollaj, leshon Xhaçkën dhe Ballukun,  kurse me atë që po shtron “rrugën mendafshit” duhet ti rrijë gatitu si paraardhësit e tij. Eshtë bërë për të ardhur keq, por edhe i janë rralluar shumë miqtë ndërkombëtarë....ska faj

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco