Protesto!

Protesto!

Nga Bujar Nishani - 12/04/2019

Protesta qytetare është një nga vlerat më të mëdha në integritetin e njeriut.  Ajo kthehet në mekanizmin më të vlefshëm të reagimit në mbrojtje:
të jetës së munduar nga varfëria, të drejtës së dhunuar nga banditizmi, dinjitetit të nëpërkëmbur nga anarkia, shtetit të shkatërruar nga injorantët !
Qytetarët kanë një fuqi që hajdutët e të korruptuarit, banditët e dhunuesit, oligarkët e mashtruesit nuk e blejnë dot qofshin të gjithë bashkë. Protestën!

Protesta na shërben për të thënë se e vërteta është e padiskutueshme! Ligësia mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund të fundit ajo mbetet aty me qytetarët që janë shumicë e padiskutueshme mbi të keqen.
Protesto!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

vera12/04/2019 14:40

pa koment.

Askushi 12/04/2019 11:29

Eshte e vertet qe qytetaret duhet te protestojn, forcen e tyre nuk e ndal dot askush. Por ka dy probleme shume te medha ne kete vende te mallkuar.
1- Ky popull eshte mesuar i nenshtruar dhe nuk ngrifet, pajtohet me te keqen.
2- Besushmerija e popullit tek politikanet ka humbur, dhe tek Luli sa vjen dhe po zhduket komplet. Luli thot se ne 16 mars do shporrim te keqen, dhe ne 16 mars, bertasim ulerasim, shtyjm policet, djegim dy goma dhe kendojm himnin e flamurit dhe shkojm drekojm pastaj. E keshtu me rradhe. Tani na thuhet se ne 13 prill hajdeni se eshte dita e fundit te shporrim....te shohim nese do ta shporrim.....

Po na duket se pozit dhe opozit, jane krijesa te partsis se Ramizit dhe i bien te njejes violin.(fatkeqsisht)

Shto koment

Denonco