Fotoja e Ramës dhe e vërteta e Ushtrisë në Rinas

Fotoja e Ramës dhe e vërteta e Ushtrisë në Rinas

Nga Koha Jonë - 11/04/2019

Lajmi se, në mes të aeroportit të Rinasit, u grabitën 10 milionë euro ka marrë faqet e medias botërore.

Një bandë kriminale në 4 minuta shkatërroi shtetin dhe rrëzoi krejt propagandën  e qeverisë për siguri dhe rend në Shqipëri.

Tashmë, në media po dalin skandale të mëdha qeveritare për këtë rast dhe ka dyshime serioze se e gjithë kjo vjedhje ka pas segmente qeveritare.

U krijua një situatë zhurme te Bregu i Lumit për shpërnguljen me forcë të banorëve, duke e spostuar krejt policinë e Tiranës në Breg të Lumit dhe ndërkohë, dikush, i lidhur me grupin kriminal organizoi në perfeksion grabitjen e 10 milionë eurove.

Dyshimet janë se ka segmente qeveritare në këtë vjedhje. Derisa të kapen dhe arkëtohen 10 milionë eurot, dyshimi mbetet në fuqi mbi këtë skemë mafioze qeveritare.

Nëse arrestohen autorët dhe gjenden 10 milionë eurot, atëhere duhet kërkuar falje. Ngjarja kriminale, e kryer në perfeksion, si në filma, ku në 4 minuta bëhet supergrabitja e shekullit në Rinas, solli reagime të shumta.

Dhe si për ta mbuluar prapë skandalin e vjedhjes dhe masat e qeverisë që janë në shkelje ligjore, kryeministri nxori në skenë ushtrinë.

Lojë perfekte për të treguar gjoja se ai po merakoset për rendin dhe humbjen e 10 milionë eurove.

Pas grabitjes të së martës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve që e konsideruan antikushtetues vendosjen e ushtrisë në Rinas, përmes një fotoje në Instagram.

‘Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cenuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato’- shkruan ai ndërsa shton se vendosja e policisë në aeroport është normale dhe nuk ka shkelje të Kushtetutës.

‘Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cenuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato.

Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë.

Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike’– shkruan Rama, bashkëngjitur fotos nga forcat e sigurisë në aeroportet ndërkombëtare.

Por zoti kryeministër harron se ashtu është rasti si në foto, porse është bërë me vendim parlamenti dhe vendim qeverie të shtetit përkatës, konform ligjit, e jo si në Shqipëri ku është shkelur Kushtetuta dhe ligji për Ushtrinë.

Askush nuk do të thoshte gjë kundër nëse Ushtria doli me ligj e me vendim Kuvendi, por duhet pranuar se ministria e brendshme ka dështuar dhe situatën e mori në dorë ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka.

Por me vendim Kuvendit të Shqipërisë firmosur nga kryeparlamentari Ruçi dhe dekretuar nga presidenti Meta.

Ndryshe quhet puç ushtarak, duke shfrytëzuar indinjimin popullor për sigurinë problematike në vend, por edhe për të treguar forcën se në rast protestash kryeministri mund të nxjerrë edhe Ushtrinë.

Botuar në Koha Jonë

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi12/04/2019 10:11

Nxjerrja e ushtrise eshte e qelimshme per te larguar vemendjen nga ngjarja dhe per t'u mare me ligjshmerine e ketij akti, por nderkohe, ne menyre te qellimshme ose jo, harrohet fakti se nxjerrja e ushtrise ne mbrojtje te instituciobeve te vecanta, minimalisht tregon se gjendja ne vend eshte e rende dhe per te shkuar me tej, policia e gjeneralit ka deshtuar.

krasasi tp11/04/2019 16:38

Koncensioni i jepet Gjermaneve dhe kjo ja dorovit Kines.TIA e mbikqyr Aeroportin Nderkombetar me kamera nga zyra, ne perimetrin e jashtem te aeroportit, le te behet shte behet.Po u zuri syri ndonji "parregullsi" "televizoraxhinjve",TIA njofton Policine e Shtetit.Nji koncension dhe nje administrim, bazuar ne nje kontrate e hartuar nga "doktoret e shkencave"te Shtetit Shqiptar.Te anullohet koncensioni.Mund te jem i gabuar, por vrasja e grabitsit mund te mos jete kryer nga policia.Pyetje e kam.A eshte e shoqeruar me boje valuta e grabitur, qe ne rast grabitje valuta te ngjyroset pra te behet e pa perdoreshme nga grabitsit.Keshtu ne mos gaboj e thone masat shtese, apo urdher ministri, pas grabitjeve te meparshme.

Daj Jaku11/04/2019 15:26

Janë të shumtë ata që e konsiderojnë E Dramën si k** i tëri. Në fakt është E Drama që konsideron k** gjithë popullin shqiptar, bile si k** që nuk ngrifet, e ka pohuar vetë E Drama, me gojën e vet në Kuvëndin e Shqipërisë. O popull shqiptar, a ke ndërmend të ngrihesh, apo do durosh akoma arrogancën e Krye k****?

Skrapari11/04/2019 15:06

Jo ushtri te nxjere Edvini kunder protestuesve por edhe Enverin dhe Kristaqin bashke, nuk na i ndjen fare. Perpelitja e fundit e Edvin Kristaq Bythes.

Shto koment