Kush ia hoqi shijen e keqe Theo Jacobs, pilula, dhe dy standardet e ONM

Kush ia hoqi shijen e keqe Theo Jacobs, pilula, dhe dy standardet e ONM

Nga Sonila Bejtja - 11/04/2019

Do e nis këtë shkrim duke nënvizuar dashamirësinë që kam personalisht ndaj njerëzve me emrin THEO;, më japin një ndjesi te butë dhe i përkthej ne njerëz pozitive dhe koherente.

Por kësaj radhe po zhgënjehem fatkeqësisht:

Para ca kohesh pame te gjithë ne shqiptaret e thjeshte e sidomos juristet e përfshire profesionalisht, seancën e mbajtur para KPK ne lidhje me subjektin e  kualifikimit Donika Prela, aktualisht Kryeprokurore e KOMANDUAR e Prokurorisë se Krimeve te Renda ne Tirane.

 U ndjemë te gjithë te çliruar madje dhe me skeptiket, kur Zoti Theo Jacobs, një nga anëtaret e ONM, ne cilësinë e oponentit te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, foli mjaft fort, madje me fort sesa ne raste pararendëse, duke thëne:

 ‘Kjo seance me ka lenë shijen e një pilule qe e merr me ujë ne mëngjes, te ngelet ne fyt, e shija e saj e keqe te mbetet deri ne periudhën e drekës’......

 Gati, gati duartrokita, jo sepse kam ndonjë mëri personale me Donika Prelen. Afare!! Madje nuk e njoh as personalisht as profesionalisht.

Por u ndjeva mire sepse ne ato momente mendova se kjo reforme ose me mire ONM nuk qenka aq indiferente dhe përzgjedhëse ndaj subjekteve te vettingut.

Dhe me thëne te drejtën doja te shkruaja dy rreshta pozitive për vete ONM dhe Theo Jacobs.

Edhe njëherë, jo për çështje personale, sepse nuk kam asgje me Zj. P  rela, por duke pare dhe konstatuar vete ONM ne seance një seri pafund shkeljesh qe ishin tejet flagrante e te pajustifikuara dhe mjaft serioze, siç dhe vete ONM u shpreh ne ate seance.

 Kisha bere gati një monument fjalësh e  falënderimesh per Theon dhe ONM. Por si juriste me eksperience prisja momentin e akimimit te vendimit te KPK-se qe te isha brenda një kornize juridike te shëndoshe.

 Dhe ja dje, ankimimi doli. U çlirova sepse koha me dha te drejte e ne fund te fundit ‘Drejtësia fiton thashë’. Por si per zhgënjimin tim serish, lexoj ankimimin e konstatova se ndryshe nga mjaft raste te tjera pararendëse, ONM-ja nuk foli fare madje as Theo Jacobs hiç as edhe nje fjali!!!!!

U rroka te gjej arsyet qe e kishin transformuar Z. Jacobs nga ai luftëtar i seancës se KPK te kalonte ne heshtje totale duke mos perkrahur as edhe nje prej 5 shkeljeve te renditura nga vete Komisioneri Publik ne ankimimin e tij...

Çfarë ndodhi valle? Ku mbeti pilula e ONM? Si iku shija e keqe e saj e me çfarë gjeje e kishte gëlltitur Z. Jacobs pilulen? Uji ndihmon vërtet por nuk e largon shijen e keqe te një ilaçi se personalisht jo vetem mua por dhe humaneve te tjerë, shija nga diçka e keqe na largohet nga nje ushqim i mire ne fund...qofte dhe nje kafshate buke thate....

 Nuk besoj qe ONM e cila personalizon idealin e asnjenesise e te saktësisë, te kënaqej me kaq pak, duke heshtur.

Ku shkuan standardet e rrepta dhe strikte ne gjykim te ONM?

 Mbeta pa fjale, hoqa mënjane lavdet e përgatitura per ONM me pare dhe ja ku jam: duke vajtuar dy standardet e këtij organizmi qe pritet te vere drejtësi e te na beje te besojmë te gjithë shqiptareve se REFORMA po shkon ne drejtimin e duhur!!

Nuk qenka e thëne pra... Me duhet ti kthehem me mire sondazhit te bere ca dite me pare nga KOMITETI SHQIPTAR i HESINKIT ku 63% e shqiptareve nuk besojnë te Reforma ne Drejtësi qe po na serviret e thashë: Ç’më duhet mua te kundërshtoj ate qe është ne fund te fundit perceptimi i këtij populli e qe me te drejte është ai qe doli ne sondazh?

Nuk mund ta mbyll këtu ketë shkrim pa nënvizuar dhe diçka ose me mire një shkelje tjetër flagrante te kësaj reforme qe po serviret: Te gjithë Drejtuesit e Komanduar aktualisht nga PPP Marku, ne te gjitha Prokuroritë e rretheve, përveçse po shihen me lupe nga ONM e komisionere, janë dhe drejtues pa mandat!!!!

E them kete sepse, me ngritjen e KLP ne Janar 2019 dhe vënies se tij ne funksionim, merr fund edhe situata tranzitore e këtyre drejtuesve dhe pozicioni tyre i përkohshëm. Qe dmth ose KLP duhet ti konfirmonte ne detyre ose këta drejtues duhet te kthehen ne pozicionet e tyre te mëparshme para komandimit.

Gjë qe nuk po ndodh....

E ne fund, pasi me është bere lëmsh e gjithë doktrina juridike e gjithë SHTETIT TE SE DREJTES, shoh dhe një gallate tjetër: Sot propozohet i vetmi dhe pa konkurrent Vate Stakaj ne pozicionin  vakant te një anëtari te shkarkuar te KLP!!

Reforme te mbare ne drejtësi shqiptaret e mi te vuajtur!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Edvin14/04/2019 20:05

Me Vaten anetar i KPK,deforma ne drejtesi ka marre vulen perfundimtare.Fatkeqesi,qe nje zot e di,se si mund te kapercehet!

Daj Jaku11/04/2019 16:16

Edhe Theo njeri është, e ka thënë Saimir Tahiri, e vetmja thënie e vërtetë e dalë nga goja e tij. Theot vijnë në Shqipëri me lugë në brez, sepse këtu është bërë deti kos. Oponenca kundër Prelës që Zoti Theo (Theo = Zot) paraqiti për kalimin e vettingut nga banditja, sikurse u kuptua, kishte mbrapa qëllimin e rritjes të çmimit për të mbyllur gojën herës tjetër, sikurse ndodhi. I hëngsh dhe të dalçin nga hundët paratë e vjedhura shqiptarëve zoti Zot, theo Theu, matheu.

Gramoz11/04/2019 15:12

Çdo gje ne ket bote te ndyre ku jetojme sot, shitet e blihet. Ky Theua budalla eshte qe mos ta mbushi thesin?! Vetem ne kete menyre largohet shija e keqe, nje here ne jete te vjen ky rast, dhe Theua e di mir kete, jane para pa siklet keto, sidomos kur ti japin nga nje republike bananesh si kjo e jona.

krasasi tp11/04/2019 13:12

Znj.Prela pat ber ca ndere kur ishte ne Durres dhe domosdo qe do ti jepej nje dore sa per ta kaperxyer "kanalin" e pare.Nuk kisha pik dyshimi qe Komisioneri Publik do ta apelonte vendimin e KPK dhe jam i sigurt qe Znj.Prela do kete fatin e shokeve dhe shoqeve te saj qe i kane lamtumiren sistemit te drejtesise..I uroj suksese ne jete.Nese 63% e 470 te anketuarve ,jane shprehur mosbesues ndaj RD, kjo duhet provuar edhe me sontazhe te kryer edhe nga aktor te tjere.

Skrapari11/04/2019 12:47

Opozita me te ardhur ne pushtet pune e pare qe duhet te beje eshte te vendose sistemin e drejtesise ne shinat qe i takojne. Ne te kundert kurre mos ardhte ne pushtet.

Shto koment

Denonco