Ja se çfarë mendojnë ndërkombëtarët për Ramën…

Ja se çfarë mendojnë ndërkombëtarët për Ramën…

Nga SYRI.net - 08/04/2019

Referuar fjalës së fundit të Elez Biberajt, por edhe qëndrimeve të shumë përfaqsuesve të lartë euorpiane por edhe të raporteve të DASH dhe parlamentet e vëndeve partnere rezulton se:

A) Rama është bërë dukshëm

  • më autoritar,
  • më i korruptuar,
  • më arrogant ;
  • dhe më pak transparent.

B) Rama është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum,

  • duke ngushtuar hapësirën publike,
  • duke minuar institucionet e pavarura,
  • duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave
  • dhe duke margjinalizuar opozitën.

C) Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë.

D) Rama ka deformuar procesin vendimarrës të qeverisë

  • duke ndërtuar marrëdhënie klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur ;
  • duke shkelur rregullat bazë të lojës,
  • duke prishur konkurrencën në treg dhe
  • duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të bwnin ndryshimin.

E) Shtypi është bërë më pak i lirë dhe i pavarur, sepse

  • Rama ka sfiduar në mënyrë të vazhdueshme vetë parimin e një shtypi të pavarur, duke krijuar median e tij televizive në internet, ERTV;
  • Rama i ka goditur në mënyrë të vazhdueshme mediat, duke përdorur një retorikë gjithnjë e më agresive dhe kërcënuese dhe duke i karakterizuar ato si “kazan”;
  • Rama ka bërë sulme edhe ndaj Zërit të Amerikës pas transmetimit të një raporti mbi bashkëpunimin mes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe grupeve të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, sukme qëishin jashtëzakonisht befasuese në ashpërsinë e tyre;
  • Shumë gazetarë, të pambrojtur ndaj trysnisë politike, praktikojnë auto-censurën dhe shmangin mbulimin e temave tabu. Është shqetësuese që në vitin 2019, shqiptarët duhet të mbështeten tek mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme.

F) Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

G) Rama u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave.

H) Raporti i Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve për vitin 2019, botuar në mars, e identifikon Shqipërinë si një vend tranzit kyç për shpërndarjen e narkotikëve dhe “një bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.”

J) Raporti e rendit Shqipërinë si një vend ku kryhet pastrim i madh parash duke shtuar se “korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe ushqen një mjedis në të cilin trafikantët e drogës përgjithësisht janë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar.”

K) Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kuti 08/04/2019 18:00

Kyerhjaduti eshte person i rrezikshem per shoqerine duhet te eliminohet plotesisht nga jeta politike ! Eshte helm i shoqerise, eshte shkaterrues i moralit, i dinjitetet (nga qe nuk ka vete) i ndershmerise i patriotizmit, dhe tradhetari me faqezi i historise shqiptare deri me sot Me te duhet bere, siç pati bere qeveria franceze me Kalë marksin, qe e perzuri ne ate kohe nga Parisi, e i ndaloi hyrjen ne france perrgjithmone!!

Osumi08/04/2019 13:16

Jam i te njejtit mendim me tironcin. Keta vetem me dhune i largojme nga pushteti. Perderisa ne kete vend prej 6 vjetesh eshte instaluar komunizmi rruge tjeter pervec revolucionit nuk ka. Sistemet shoqerore dime qe ndryshohen me revolucione. Ndaj opozita e bashkuar ka detyre ti paraprije ketij revolucioni.

tironci08/04/2019 10:30

O shqiptare ne e dim si osht ky plena jone. Ky e ka kriminalizu aq fort shtetin sa ka hum cilsine me qene pale ne demokraci. Ene sikur ti kish mot votat normal prap me ket kriminalizim qe ka bo nuk merito me u ul ne tryeze si pale. Si u ulka ne tryeze me nji shtet kriminel.
Ky do rrezu me dhune nji ore e ma pare se cdo minut qe rri prodhohet i krim i ri.

Shto koment

Denonco