Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Reformë zgjedhore pa parlament pluralist nuk mund të ketë!

Reformë zgjedhore pa parlament pluralist nuk mund të ketë!

Nga Ylli Manjani - 05/04/2019

Ligjërimi i Ramës që fton opozitën ‘të bëjë reformë zgjedhore’, dhe pastaj Ai ta miratojë me parlamentin monist, është thellësisht e papranueshme!

Të paktën për mua është e tillë, nuk e di për Opozitën.

I përkas mendimit se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit politik, ku sistemi zgjedhor është i pari që duhet ndryshuar.

Jo më Kodi, por i gjithë sistemi zgjedhor duhet ndryshuar.

Por në radhë të parë, vendit i duhet një parlament pluralist. Kjo është detyra numër një e politikës. Të tjerat vijnë pastaj.

Sa për të ndërtuar një Parlament pluralist ky Kod Zgjedhor është i mjaftueshëm. Prekja në mënyrë të njëanshme e tij do shënonte fillimin e një përplasje të rrezikshme!

Ndaj ka vetëm një shërbim ndaj shtetit, publikut dhe demokracisë në vend:

Kryeministri të caktojë datën se kur i do zgjedhjet politike parlamentare.

Kaq! Të tjerat janë kot!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp06/04/2019 08:17

Po "doktor shkencash".Para se te komentoj, do lexoj prononcimet tuaja dhe mandej pasi te orjentohem me direktivat e rilindjes PS +PD , te cilat ju mesa duket i merni nga burimi,mund te them ndonji gje.,edhe sipas gjykimit tim.

Skrapari06/04/2019 00:07

O krasasi tp? Boll se na cave trapin. Je bere teper i neveritshem duke dhene mend per cdo gje qe shkruhet ne kete portal.

krist05/04/2019 15:58

Krasasi tp,sikur nuk te shkon roli i nje dadoje.Shkruaj dhe fol,per aq sa din,mos iu fut tymnajave qe nuk ja ke idene.Me pare shikoji,lexoji te gjitha propozimet qe jane bere ne Parlamentin,kur ishte normal,dhe qe nuk ja ka fershelluar asnjeri.

krasasi tp05/04/2019 15:16

Pra ju jeni per ndryshim te sistemit zgjedhor.Por, a nuk ishte parlamenti pluralist, para djegjes se mendateve?.Pse nuk mblidhej komisioni per reformen zgjedhore?.Mazhoranca ja kish lene ne dore lapsin dhe fleten ne tavoline ta shkruante ,e mazhoranca te votonte.Por kuptohet qe as mazhorances dhe as opozites nuk i leverdiste asnje ndryshim.Meqe opozita u vetedogj,parlamenti eshte sot pluralist, te pakten sa per te votuar reformen per sistemin zgjedhor.Nese votohet me 100 deputet kjo reforme qe ju sic thoni e deshironi, a do ta konsideronit futjen e depteteve te rinj te opozites ne parlament, si nje te keqe te domosdoshme, qe prodhoj nje produkt qe te gjithe e deshironin, por asnje nuk levizte para.Ja pra pse E.R ua fut derrin mac te gjitheve.Ai shume reforma si do, si interesojne as tij dhe as PS, por eshte kaq i me mend ne koke, qe mos ta krruj me shume nga ç'duhet.

Shto koment

Denonco