Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Mazhoranca e re...

Mazhoranca e re...

Nga Kastriot Islami - 04/04/2019

Nga Kastriot Islami

Me zë dhe figurë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u bënë me dije se “maxhoranca e Rilindjes” është ilegjitime; që ndryshe do të thotë se Rilindja nuk i ka 71 mandate të pastra të siguruara përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Prandaj edhe qeveria Rama dhe Rama si kryeministër janë jo vetëm ilegjitime por edhe shkaktarët e këtij ilegjitimiteti, shkaktarë që duhen ndëshkuar natyrisht politikisht ndërsa autorët individualë edhe penalisht. Ndërkohë opozita ka kërkuar që ky legjtimiteti i kuvendit të vëndoset përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të garantuara nga një qeveri tranzitore dhe duke ngulur këmbë njëkohësisht për ndëshkimin e e shkaktarëve të këtij ilegjitimiteti. Kjo është refuzuar me kokëfortësi nga Rama por edhe me hile e marifete duke tentuar të zëvëndësojë opozitën reale me një opozitë fasadë. Pikërisht në këtë moment shpallen gjetjet e një sondazhi të kryer nga Instituti IPR Marketing. Ajo që është më e rëndësishme për shqiptarët e ndërkombëtarët është se “votuesit shqiptarë janë të gatshëm të votojnë për një maxhorancë të re, legale, solide, legjtime, dhe e  qënësishme, pra që garanton qeverisje dhe stabilitet. Maxhoranca e re që mbështesin shqiptarët, e “fotografuar” nga sondazhi i IPR Marketing, është në vlerë mbi 53 përqind dhe mund të arrijë mbi 77 mandate. Ky sondazh parashikon edhe opozitën reale e legjitime, në përmasa të qënësishme prej 44 përqind që mund të arrijë deri të sigurojë 63 mandate. Më poshtë jepet një analizë dhe intepretim (ky s’është një parashikim por vetëm intepretimi i gjetjeve të sondazhit për “orientimin e votës”) i gjetjeve të sondazhit të IPR Marketing.

Image*
Fondacioni italian IPR marketing, ka bërë deri më sot sondazhe edhe “orientimin e votës” që janë përputhur në mënyrë të kënaqshme me rezultatet zgjedhore. Pra thënë ndryshe, fondacioni italian ka bërë sondazhe serioze përsa i përket vetëm “orientimit të votës” apo rezultateve zgjedhore.. Është e rëndësishme pra të theksohet se serioziteti i tij lidhet vetëm me sondime që kanë të bëjnë me “orientimin e votës” apo me rezultatet zgjedhore…Sepse, vetëm “orientimi i votës” i sonduar nga fondacioni, duke u krahasuar me rezultatin real në zgjedhje, ka rezultuar i afërt apo i njëjtë me realitetin, pra me rezultatin zgjedhor të përcaktuar nga vota e qytetarëve…Gjithcka tjetër është thënë në këto sondazhe s’është ballafaquar me realitetin, thënë ndryshe nuk dihet nëse të dhënat e tjera të publikuara nga fondacioni, përvec “orientimit të votës”,  s’dihet nëse kanë qënë të sakta (kjo s’do të thotë aspak se këto të dhëna kanë qnë të pasakta, por s’mund të thuhet nëse ato kanë qënë të sakta përderisa s’janë ballafaquar dot me realitetin)…sepse ato  s’kanë pasur mundësi të ballafaqohen me realitetin…dhe kanë mbetur vetëm të dhëna nga sondazhet…

Saktësia e të dhënave të tjera, përvec atyre të lidhura me orientimin e votës, do të varej për më tepër, fuqimisht, nga mënyra sesi ishte drejtuar pyetja…dhe mbi të gjitha nga alternativat e mundshme që janë lënë për përgjigje…ndërkohë që pyetja se “për cilën parti do të votosh” është e qartë, e thjeshtë dhe direkte, po ashtu edhe përgjigja… Nga ana tjetër, interpretimi i të dhënave të tjera, përvec atyre të lidhura me orientimin e votës, është më kompleks dhe duhet të bëhet integralisht, domethënë duke patur parasysh edhe të gjithë të dhënat/përgjigjet nga pyetjet e tjera, përfshi edhe ato që lidhen me orientimin e votës….Aq më tepër që në të gjithë këto interpretime komplekse duhet të përfshihet edhe ai rezultat që lidhet me qëndrimet/përgjigjet “neutrale” të themi në formën se “s’e di”, apo se “s’do të shprehet”, e tjerë….

*
Nisur nga ky parashtrim, ja vlen që edhe nga sondazhi i fundit të nxirren disa përfundime vetëm për ato të dhëna që lidhen me “orientimin e votës”…sepse ai është tashmë testuar disa herë dhe për këtë parametër fondacioni ka rezultuar serioz, ose thënë shkurt, fondacioni ka qënë i saktë. Nga sondazhi rezulton se për “orientimin e votës”, në momentin kur është bërë pyetja:

Ngë të dhënat e sondazhit mund të nxirren përfundimet e mëposhtme:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Benca08/04/2019 14:47

O kastravec krasi, ti nuk meriton te jesh as kadri se je nje injorant qe paguhesh nga gramozi dhe edvini si provokatoret ne protesta. ty te njohin shume mire ne tepelene se kush je dhe prandaj ti e bene kete detyre per te mbrojtur injorantet e tipit ruci e pervesret e tipit rama sepse vetem ne breket e tyre apo poshte fustanit te tyre ti ke mundesi te mbijetosh. te kam thene se po te vjen fundi dhe do te nxjerr emrin qe jo vetem te jesh i njohur nga tepelenasit por edhe nga te gjithe lexuesit e syri.net. Ti kerkon te fshihesh poshta hallateve te vyshkura te edi rames dhe qoses se gramoz rucit duke share gjoja ramiz aline te cilen ti dhe miqte e tu e adhuroni. o maksara fshatar nga krasi qe ste dhjet asnje as ne fshat dhe kujton se do te behesh interesant dhe i rendesishem i veshur me fustanin e gramozit apo breket e edviniy.

krasasi tp05/04/2019 14:52

I nderuar Z."Kadri".me shume se me mua, ju e keni me administratorin dhe politiken editoriale te syri.net.Kete e kuptojne besoj te gjithe.Mbani shenime dhe mos perfshini ne listat per deputet apo ato per pushtetin lokal, asnje njeri qe nuk e "administroni" vete.Po ç'nevoje kam une, per parat e Ruçit te Rames apo te Taulantit.O çiraku i profesoreve te Ramiz Alise, qe ne vend ta orjentonte vendin drejt perendimit e ktheu ne nje ndermarrje moskovite, ku sot dhe gjithe diten, vendi nuk po i kthehet normalitetit demokratik. Profesoret e tu mbajne shenime, por dhe une "remoje" si urithi ne gjirizet e palo epokes ramiziane , sigurisht per t'ja ber me dije nje rrethi te gjere qytetaresh,por jo ju "kadrijve".

Benca05/04/2019 09:15

Prap dole ti qelbesire e krasit te tepelenes. Te nxorri Gramoz Ruci tu o legen te hedhesh helmin komunist. Apo te ka paguar Edi Rama o qelbesire qe ushqehesh ne prapanicen e edi rames. O maskara qe futesh si mi halesh te syri net dhe ben gjoja sikur flet ne parim por ne fakt ben punen e gramoz rucit dhe te edi rames. Ti je nje taulant balla i gjirizeve te portaleve qe te paguajne te qelbesh rrjetet sociale. ti je nje provokator si ata qe futen ne protestat e opozites dhe i shtyn qytetaret te bejne dhune. mos u merzit do te vije edhe momenti kur do te marresh ndeshkimin si provokator ne rrjetet sociale. Te njohin se kush je por nuk po te zbulojne derisa te largohet banda e rilindjes. te gjithe komentet e tua jane ruajtur dhe do te marresh ndeshkimin si provokator i paguar nga edi rama dhe gremoz ruci. qelbesire e ndyre.

krasasi tp05/04/2019 08:05

....sipas sistemit aktual elektoral".Por me kete sistem elektoral aktual ,nuk bien ndakort partite ne opozite ,por as elektorati qe nuk mer pjese ne votime,Sistemi aktual elektoral eshte nje marreveshje pazar midis dy partive kryesore, i gatuar ne anekset e zyres se presidentit Alia dhe u implementua ne "kohen e duhur".dhe IPR marketing nje e perzgjedhur nga ta, per tua ber me te lehte alternimin e pushtetit.Nese IPR eshte serioz atehere le ta kryej nje sontah, se sa eshte besimi i qytetareve te RD.Se sa eshte mbeshtetja e qytetareve te ky sistem aktual elektoral.Kush e Paguan IPR elektoral per kete sontazh?.Nje fondacion tjeter apo qeverija le te paguaj edhe per sontazhe qe masin pelqimet e elektoratit .

Shto koment

Denonco