Justifikimi i Rudinës per shërbimet ndaj Ramës dhe Ruçit

Justifikimi i Rudinës per shërbimet ndaj Ramës dhe Ruçit

- 04/04/2019

Rudina Hajdari është në të drejtën e saj të jetë e pandershme në gjykimin politik, në tentativën për të justifikuar tradhëtinë ndaj demokratëve të Laprakës që e votuan në 25 Qershor të vitit 2017. E gjendur nën akuzë prej votuesve demokratë, se me qëndrimin e saj në parlament ajo është shëndrruar në fasadë e parlamentit të shpartalluar të Gramozit e të Edit, Rudina po ia nxjerr inatin Partisë Demokratike.

Sigurisht që kjo e fundit ka shumë faj për përzgjedhjet që ka bërë në 2017-ën sa i takon listës së kandidatëve, por sigurisht askush nuk është i zhgënjyer nga sharlatënt e tipave “që të rrasin golin” sa janë me atë, të cilës më shumë se emri i peshon rëndë mbiemri. Në tentativën për të justfikuar nderimin e të ekzekutuarve të 2 Prillit në Shkodër me mbështetjen e Gramoz Ruçit, Rudina Hajdari është kujtuar se PD ka futur dikur në gruin e vet parlamentar Kastriot Islamin dhe diçka më herët edhe Lufter Xhuvelin. A është sot e udhës ti shpjegohet Rudinës, se si Lefteri ashtu edhe Kastrioti nuk kanë firmosur urdhër për të qëlluar mbi turmën në 2 Prill ashtu si edhe Gramoz Ruçi në vitin 1991? Pyetja është a e kupton ajo diferencën?

 Por meqë deputetja Rudinë, kërkoi të bëjë krahasimin le ti vëmë faktet në kandarin e arsyes. Ajo iu përvesh PD-së edhe pse kjo e fundit vazhdon ta kafshojë gjuhën kur bëhet fjalë për vajzën e Tribunit të Demokracisë, ndërsa Rudina e ka pozicionuar veten në rolin e deputetes së kakistrokracisë. “Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë.

Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar”- shkruajti sot Rudina Hajdari në kudërpërgjigje të ish koleges së saj Izmira Ulqinaku e cila një ditë më parë u shpreh se ndihej e tradhëtuar kur pa se vrasësit e 2 Prillit u ftuan të mbanin 1 minut heshtje. Izmira Ulqinaku për të gjitha ata që nuk e dinë, është e mbesa e Nazmi Kryeziut, i cili sëbashku me Arben Brocin, Besnik Cekën dhe Bujar Bishanaku u qëlluan për vdekje nga forcat e policisë që asokohe drejtoheshin nga urdhërat e ish Ministrit të Brendshëm, Gramoz Ruçi. I bija e “Pishtarit të Demokracisë” përballë mbesës së “Martirit të Demokracisë”, shumë energji për tu harxhuar ende kush e urren më shumë Gramoz Ruçin.

Në fakt pyetja në këtë rast shtrohet se cila nga të dyja po i shërben Edi Ramës? Dhe këtu bëhet krahasimi mes Rudinës dhe Kastriot Islamit. Sepse sot në mënyrë sa naive, aq edhe hileqare ajo kërkon tu thotë demokratëve se dikur ata pranuan një socialist në grupin e tyre parlamentar, por harron se vetë vendosi që nga Partia Demokratike shkoi të bujtë si deputete në oborrin parlamentar të Edi Ramës. Kastriot Islami bëri krejt të kundërtën 7 vjet më parë, ndërsa e refuzoi me neveri modelin e Edi Ramës dhe koha i dha të drejtë. E megjithate ne ndryshim nga Kastriot Islami askush nuk mban mend qofte dhe nje fjalim te vetem te Rudines para apo gjate mandatit ku godet a denoncon ndonje nga skandalet e panumerta te qeverisjes se Edi Rames. Në fjalimet e saj te pakte ajo që bie në sy është se Rudina Hajdari më shumë se me qeverinë sundimtare të Edi Ramës, e ka inatin e pashpjegueshëm me partinë që e bëri deputete. Madje ajo foli dje edhe për nevojën e ndryshimit të sistemit, e bindur se nëse rregullat do të ishin ndryshe ajo vetë do të arrinte jo vetëm të fitonte si deputete, por madje edhe partinë e saj ta kishte fitimtare. E inkurajojme Rudinën ta provojë të ndërtojë një parti të sajën.

Por nëse kjo ndodh i sugjerojmë të sigurojë edhe një zëdhënës në lartësinë e detyrës, një të tillë që të mos i dridhet zëri ndërsa lexon deklarata që nuk i ka shkruar vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ervin06/04/2019 00:30

RUDINA KA INTELIGJENCEN E NJE FSHESAXHIJE. E konstatoj me sh zemer te thyer kete fakt sepse kisha besim dhe prisja shume prej saj. E meriton ne cdo kuptim te fjales ti rrije ne krah kujtim gjuzit dhe ylli shehut.

Tarasi05/04/2019 21:40

Fisnikerine e vrau e perdhosi komunizmi , mjerisht demokracia asnjehere se deshi ate!!!!!! Demokracia vrau shpresat e familjeve fisnike e atdhetare qe kurre nuk u vleresuan ,por u lane ne harrese. Partia Demokratike ka gabuar rende , vazhdon ne zgjedhje te gabuara promovon njerez pa ide pa vizion, medioker e sharlatane. Nuk po i numeroj emer per emer por ka shume te tille qe vegjetojne dhe marin pushtet e pastaj i kthejne kurrizin ,apo ndoshta me keq dalin kunder saj .Lind pyetja PSE?????? Mendoj qe nje nga arsyet e shumta eshte se keta persona nuk vijne nga shtresa e fisnikerise , inteligjences e patriotizmit shqiptar!!! Po Rudina kush eshte ? Gjejeni vete , une duhet te hesht , por nje fjale po e them , ajo tashme nuk ka vdekur politikisht , ka ngordhur politikisht e moralisht!!!!

ppsh04/04/2019 22:17

Rudina te krijoje parti te re,,, hahahaha Rudina nuk vlen as per deputete pa le te krijoje partiiii!Kush jeshte ai rrot kaishi qe e katapultoi Rudinen nga rruga direkt deputete,, turp, dhe kur kane goje te shajne ppsh!

Ajo04/04/2019 21:27

Nuk ia vlen te merresh me Rudinen.
Ajo cdo dite e me shume po vetdiskretitohet. Mua me la nje shije shume te keqe, kur ne ditet e protestes se studenteve, beri ate deklarate sa te pakuptimte aq edhe te lige duke goditur pas shpine partine demokratike qe e beri deputete pa asnje merite personale. Kujtoi Rudina se erdhi dita te behej Azem dhe studentet do ti luteshin dhe pergjeroheshin ti printe ajo, zeshuara deputete, ne betejat per te shkruar historine pastranzitore te Shqiperise. Dhe ashtu ne entusiazem e siper u nxitua te deklaroje se do dorezoje mandatin e deputetes. Edhe vellai i saj i vogel, Azemi, u ngut te thote dicka qe askush nuk mund ta deshifronte. Por kur e pa Rudina se askush prej studenteve nuk ia vari, natyrisht se ajo s’ kishte asnje lidhje me kauzen e tyre dhe nuk kishte mare qofte njehere fjalen ne parlament qe te shquhej si politikane energjike, heshti dhe harroi se premtoi te linte mandatin. Ky absurditet i sjelljes se saj ( ne fakt ajo kujtoi se meqe eshte bija e Azemit prapa do ti shkoje historia, a thua lidershipi trashegohet gjenetikisht ) u kthye ne tragji- komedi kur ne kohen kur PD me vendim unanim vendosi te lere mandatet per te mos vazhduar te beje fasaden e nje parlamenti ilegjitim, kjo “ rebele” vendosi ta mbaje mandatin. A mund te harxhosh fryme te merresh me nje personazh komik si Rudina? Ate e konkuron vetem Ralf Gjoni, sepse tufa e te pacipeve qe shiten dinjitetin per 300.000 € jane totalisht anonime. Edhe Rudina eshte krejt anonime dhe mediokre, e vetmja gje qe e sjell ne vemendje eshte te qenurit bija e Azem Hajdarit, heroit te levizjes studentore te 90’.

Rami Kristaq Murrizi04/04/2019 20:17

Ore miq te syrit po pse eshte e thene meqe eshte e bija e Azemit ,ajo gaforja duhet te llapi sipas qejfit per demokratet dhe pd.Ajo Ka hallin e vetingun te mamit ,prandaj mos I jepni shume rendesi .Epo hajde te kishte ndonje intelekt po ajo eshte nje cop injorante qe se Ka fare idene se cfar eshte politika ,Keshillojeni ti veri fre gojes ,dhe ti bej kerkese shokut Gramoz ta paisi me teseren e ps

KAZAN RAMADANI04/04/2019 20:10

O NJEREZ PSE MERI ME RUDINEN, AJO SHKOI NE ORIGJINEN E VET. KJO ESHTE FARE E QARTE. TREGOJANI TE VERTETEN MOS I BINI RETH E QARK SE PO NA LODHNI.

Shto koment

Denonco