Sot, ditë e madhe në historinë e kombit, 10-vjetori i Shqipërisë në NATO

Sot, ditë e madhe në historinë e kombit, 10-vjetori i Shqipërisë në NATO

Nga Sali Berisha - 04/04/2019

Sot është një ditë e madhe në historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Si sot 10 vite më parë, Shqipëria do të pranohej anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Samitin e saj, që u mbajt më datë 2-4 prill të vitit 2009 në Strazburg-Kiel.

Me këtë akt historik, Shqipëria lidhej në aleancë politike dhe ushtarake me botën e lirë.

Vendi, që në historinë e tij të gjatë kishte njohur pushtime të shumta, të egra, të zgjatura e barbare, ndofta më shumë se çdo vend tjetër, bëhej anëtar i aleancës më të pathyeshme të kohës, të udhëhequr nga vendi i madh i lirisë, SHBA.

Në këtë kontekst, anëtarësimi në NATO shënon arritjen më të madhe të Shqipërisë pas pavarësisë së saj.

Anëtarësimi i Shqipërisë, vendit ish-komunist më të izoluar të Europës, në NATO, përbënte një nga objektivat më madhorë të Partisë Demokratike dhe qeverisë së saj.

Në këtë kontekst, dua të rikujtoj se Partia Demokratike do të ishte forca e pare politike në historinë e Europës ish-komuniste, që do të kërkonte që javën e parë të themelimit të saj, anëtarësimin e vendit në NATO.

Qeveria e saj e dalë nga zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, do të vendoste menjëherë kontaktet dhe ndër më të parat do të firmoste nismën e Partneritetit për Paqe me Aleancën e Atlantikut të Veriut. Në kuadrin e kësaj nisme do të angazhohej në një bashkëpunim të gjithanshëm e të suksesshëm me NATO-n.

Me rikthimin në pushtet me votën e lirë të shqiptarëve në vitin 2005 qeveria e koalicionit të PD ndërmori me sukses të gjitha reformat e mëdha dhe jetike të planit të veprimit në rrafshin politik, ushtarak, ekonomik, financiar, social, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për anëtarësimin e vendit dhe me mbështetjen e madhe e direkte të Presidentit Bush dhe qeverisë së SHBA, dhe si sot 10 vjet më parë, bëri realitet ëndrrën e madhe euroatlantike të dhjetorit 1990, anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën më të madhe dhe më të fuqishme të lirisë të të gjitha kohërave.

Por rruga e Shqipërisë drejt NATO-s nuk ishte e sheshtë.

Në vitet 1992-1996, Partia Socialiste kundërshtonte me rezoluta të paraqitura në parlament, bashkëpunimin e Shqipërisë me NATO-n.

Ndërsa në vitet 2005-2009, Edvin Kristaq Rama dhe albanofobë të tjerë bënë çdo përpjekje kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Pas dështimit në këto përpjekje donkishoteske antikombëtare, Edvin Kristaq Rama do të organizonte më datë 5 prill të vitit 2009, mitingun me portrete të Enver Hoxhës për të protestuar ndaj kësaj arritjeje historike të kombit shqiptar.

Ky 10-vjetor më jep rastin që të shpreh mirënjohjen tonë më të thellë ndaj të gjithë atyre qytetarëve shqiptarë, zyrtarë, civilë, ushtarakë, drejtues, politikanë që me punën, mbështetjen e tyre bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Lirisë, aleancën më të madhe politike dhe ushtarake të kohërave.

Një mirënjohje e pakufishme në këtë përvjetor le të shprehim ndaj vendeve anëtare në tërësi dhe SHBA, Presidetit George Ë Bush në veçanti, që me mbështjetjen e tyre, bënë të mundur arritjen më të madhe në fushën e sigurisë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sot Aleanca e Atlantikut të Veriut kremton 70-vjetorin e themelimit të saj. Ndaj dhe me këtë le t’i urojmë NATO-s, aleancës më të fuqishme të lirisë dhe vendeve të saj anëtare suksese në mbrojtjen e paqes dhe lirisë, vlerave të tyre në hapësirën euroatlantike dhe në botë.

Por për ne shqiptarët, NATO është Aleanca, që nën udhëheqjen e SHBA, çliroi Kosovën dhe shpëtoi nga barbaritë serbe, qytetarët e saj. Ndaj dhe sot është një rast për të shprehur mirënjohjen tonë të pakufishme ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, SHBA dhe vendeve anëtare për ndërhyrjen e tyre shpëtimtare në Kosovë.

Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet anëtare!

Në video: Çaste solemne nga dy momentet historike:

Marrja e ftesës më 3 prill 2008 në samitin e Bukureshtit

Pranimi i Shqipërisë anëtare e NATO-s në Samitin Strasburg - Kiel.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp04/04/2019 17:08

Rrofte dhe u zgjerofte.

Shto koment

Denonco