Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Si po e gllabëron Rilindja në heshtje Partinë Socialiste

Si po e gllabëron Rilindja në heshtje Partinë Socialiste

Nga Bledian Koka - 02/04/2019

Nga Bledian Koka

“Kjo Gjylamenti bashkë me Sadri Abazin prej një viti kanë filluar fushatën për Manasterliun për kryetare të bashkisë”- ishte një sms që më erdhi pak ditë më parë në whats’up nga një “mik socialist” që herë pas herë më rrëfen se çfarë zien në kazanin e “karafilit rozë”, si për të më ngacmuar të bëja ndonjë shkrim.

Aty për aty, nuk e mora shumë seriozisht si sinjal, sepse unë nuk besoj që socialistët kanë të ndenjura të forta sa të dalin kundër vullnetit të kryetarit e të bëjnë akte pa miratimin e tij. Por një ditë më parë, kur Edi Rama e shkarkoi Blerina Gjylametin nga pozicioni i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, dhe fjalët e hapura nga njerëzit pranë Erion Veliajt se zonja në fjalë është shkarkuar edhe nga posti i Kryetares së PS-së për Tiranën, gjërat filluan të bëjnë sens.

I njëjti burim më tregonte se takimet “anti Veliaj” bëheshin me shtab që funksiononte si i tillë tek hoteli në pronësi të deputetit Sadri Abazi. Sadri Abazi, Blerina Gjylameti dhe Ogerta Manastirliu janë njerëz të promovuar drejtpërdrejtë nga Edi Rama dhe fakti që ato po goditen, logjika e do që shënjestra është direkt vetë mentori i tyre politik. Informacioni se Edi Rama po përgatiste rrokadën e Erion Veliajt me Ogerta Manastirliut për Tiranën, nuk është i panjohur për koridoret politike. Dhe kur këto fjalë i shkuan në vesh edhe vetë Erion Veliaj, po ato ditë çuditërisht opinioni publik mësoi faktin se Ministrja e Shëndetësisë e kishte kopjuar temën e saj të doktoraturës nga një student me ngjyrë në Afrikën e Jugut i quajtur Fanie Mnisi. Rastësi?!...

Po çfarë po ndodh? Kur të gjithë besonin se Belinda Balluku aktualisht Ministrja e Infrastrukturës ishte një njeri e Edi Ramës (mua përfshirë), informacionet tregojnë se në fakt është krejt e kundërta. Sëpari nëse i referohem të njëjtave burimeve “rozë” mbi të cilën e kam bazuar këtë shkrim, rezulton se zonjë Balluku është aq afërt me zotin Veliaj, sa është zakonisht kumbara e fëmijës tënd me ty. Zërat thonë edhe se kur zonja Balluku, është thirrur në telefon nga Kryeministri Edi Rama për të marrë detyrën e Ministrit të Infrastrukturës, zonja në në fjalë ndodhej në banesën e kryebashkiakut të Tiranës duke u konsultuar për diçka tjetër.

Zonja Balluku pritet të jetë njeriu kryesor i fushatës elektorale të Erion Veliajt në Tiranë raporton Dosja.al, dhe përpara se të ndërmarrë këtë detyrë ajo do të pagëzohët mësë pari me postin e kryetares së PS-së për Tiranën. Kjo sigurisht po shikohet dita ditës nga socialistët tradicional të kryeqytetit, dhe fakti që ata janë të ftuar vetëm si argatë-votues të partisë dhe jo më si pjesë përbërëse e drejtimit të saj sigurisht ka sjellë pakënaqësitë e veta. Publikimi i listës së 100 këshilltarëve të PS-së për zgjedhjet lokale të propozuar nga Erion Veliaj për zgjedhjet lokale, ishte konfirmimi se në “erën e Erionit”nëse ndonjëherë ajo të do vijë në PS, nuk ka vend për socialistë përveçse për rilindas e ish-mjaftistë. Kanceri “Mjaft” e ka gllabëruar zyrtarisht PS-në dhe kushdo anti-korp që tenton ti bëjë ballë, asgjësohet aty për aty. Paqartësia e vetme që mbetet në këtë pikë është se përse Edi Rama po e lejon Erion Veliajn që t’ia godasë njerëzit e tij në PS?

Gazetari Cim Peka, deklaroi pak ditë më parë gjatë përplasjes publike me kryeministri Edi Rama, se ai u detyrua me forcë që t’ia dorëzonte publikisht PS-në Erion Veliajt. Pyetja është, se ku qëndron forca e Erion Veliajt në raport me Edi Ramën dhe realisht në të gjithë këtë panoramë ylberistësh rilindas, a i kemi të gjitha apo ka edhe diçka të fundit?

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Genc02/04/2019 23:12

BLEDIAN KOKA ESHTE GAZETARE,POR NUK KA FARE NDONJE NDRYSHIM ME ANETAR TE KRYESISE SE PD.KESHTU I SHIKON GJERAT AI ,POR MOS TE THEKSOJE QE JAM GAZETAR DHE SIPAS TIJ I SHIKON GJERAT SI I PAVARUR.
kJO SHIKOHET QARTE PAVARSISHT SE ATIJ I DUKET SE LUAN TAMAM KETE ROL SI GAZETAR.

Shto koment

Denonco