Përse janë të rrezikshme bandat shqiptare?

Përse janë të rrezikshme bandat shqiptare?

Nga Kastriot Islami - 02/04/2019

Përgjigja e kësaj pyetjeje është e thjeshtë, një përgjigje e përsëritur shumë herë më parë, që duhet të theksohet qartë, jo vetëm në shqip por edhe në të gjithë gjuhët e vendeve të BE, këtë radhë në gjuhën holandeze për ministrin holandez Ferdinand Grapperhaus:

Bandat shqiptare dhe trafikantët shqiptarë janë ngushtësisht të lidhura me qeverinë shqiptare, bashkëpunojnë e kanë mbrojtjen e zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare dhe në shumë raste ato promovohen politikisht nga Edi Rama.

Kjo është një përgjigje që është dhënë edhe herë të tjera, në mënyrë të drejtpërdrejtë kur është bërë kjo pyetje apo konstantim nga ministra apo zyrtarë të lartë të vendeve të BE apo në mënyrë të drejtpërdrejtë sa herë është analizuar veprimtaria e bandave shqiptare apo trafikantëve shqiptarë të drogave të forta në vendet e BE.

***

Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Ferdinand Grapperhaus pas vizitës që ka pasur pak ditë më parë në vendin tonë, në një prononcim për mediat në vendin e tij, është treguar mjaft kritik me Shqipërinë, duke thënë se duhet të bëjë më shumë punë për frenimin e kriminelëve dhe trafikantëve shqiptarë.

Grapperhaus është shprehur se bandat shqiptare janë kthyer në një rrezik mjaft të madh për Holandën, dhe janë ndër furnizueset kryesore të kokainës. Më konkretisht Ministri holandez është shprehur se: ‘Bandat shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet. Kriminelët dhe trafikantët shqiptarë punojnë në mënyrë të organizuar, janë kthyer në partner të besueshëm dhe për kriminelë të vendeve të tjera….’

***

Ministri holandez, por jo vetëm, pra të gjithë kancelaritë e vendeve të BE dhe sidomos ato të Brukselit që hartojnë raportet për Shqipërinë duhet të dinë se klanet mafioze, bandat dhe trafikantët shqiptarë, që janë bërë tmerri i shqiptarëve duke detyruar ata të emigrojnë dhe tani i janë drejtuar edhe vendeve të BE, janë të ‘sukesshme’ dhe njëkohësisht shumë të rrezikshme se kanë mbështetjen e fuqishme të Edi Ramës e të qeverisë shqiptare.

Shumë prej këtyre bandave, kriminelësh e trafikantësh bashkëqeverisin me Edi Ramën. Ato janë në radhë e parë për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve, pra bashkëpunojnë me Ramën për të siguruar pushtetin politik dhe bashkëndajnë pushtetin politik dhe të privilegjet e përfitimet e këtij pushteti politiko-kriminal.

Shumë prej tyre janë përfituesit e buxhetit të shtetit, koncensioneve dhe të pasurisë kombëtare të cilat jua siguron Edi Rama. Ata janë më agresivët në pastrimin e parave duke e kthyer Shqipërinë në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave të drogës në Europë, së fundmi përmes ndërtimit të kullave gjigante në mes të Tiranës me leje të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt.

 Shumë prej tyre janë nga më të pasurit në vend dhe bëjnë ligjin për gjithçka, duke filluar që nga kontrolli i pronës private e publike e deri tek emërimet në administratën publike, jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjithë qytetet kryesore ku drejtojnë oligarkë-zgjatime të Edi Ramës që nën orkestrimin e Edi Ramës sigurojnë mbështetje dhe bashkëpunim për çdo kriminel, trafikant apo familje mafioze që merr pjesë në blerjen e votave e kërcënimin e votuesve, pra në sigurimin e pushtetit personal të Edi Ramës.

Të gjithë këta kriminelë të rrezikshëm janë të paprekshëm në Shqipëri se mbrohen nga Edi Rama, dhe kjo është bërë një ngjarje e sigurtë kohët e fundit sepse Edi Rama ka vënë nën kontroll edhe sistemin e drejtësisë. Këta kriminelë e trafikantë janë të rrezikshëm për europianët, janë të frikshëm për shqiptarët por janë më të preferuarit për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Edhe kur ndonjë prej tyre kapet e dënohet në vendet e BE- ai ‘ekstradohet’ për në Tiranë nga qeveria e Edi Ramës për ti shpëtuar ndëshkimit dhe për të pasur mundësi të merret me veprimtari të paligjshme brenda vendit, madje ndonjëri që ka lidhje të ngushta me Edi Ramën apo ministra të tij mund të bëhet edhe deputet apo drejtor i rëndësishëm më poste lukrative, apo ti jepet leja për ndërtime, koncesione apo biznese fitimprurëse.

 ***

Dhe Edi Rama, prej më shumë se 6 vjetësh në krye të qeverisë shqiptare, ndjehet i qetë dhe mburret për arritje e tij (që në realitet janë zullumet dhe marrëzitë e një drejtuesi të korruptuar e të inkriminuar) sepse në realitet këtë sistem kriminal e ka ngritur duke siguruar raportin e progresit, me pozitiv nga të gjithë vendet e BP, për sukseset e tij, nga disa zyrtarë në Bruksel, të cilin u detyruan ta ‘grisin’ vitin e kaluar Gjermania, Franca dhe Holanda dhe këtë maskë po ja çjerrin këtë vit shqiptarët e revoltuar në protesta deri në largimin e ndëshkimin e tij dhe të bandës së kriminelëve e trafikantëve.

 Përfundimi është i qartë: nëse europianët duan të shpëtojnë nga bandat dhe kriminelët shqiptarë duhet të denoncojnë pa mëdyshje e rezerva të gjithë aferat korruptive dhe lidhjet e Edi Ramës e të qeverisë së tij me klanet mafioze e bandat e krimit e të trafiqeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

vera02/04/2019 20:32

Fatkeqesi tronditese,cuditese, per te pakuptushmit ,e bandave dhe te krimineleve!!!!

Askushi02/04/2019 18:18

Bandat shqiptare udhehiqen nga qeverrija bande shqiptare. Mbrohen nga ajo, drejtohen nga ajo, nuk denohen , fshihen nga ajo, cfare i ndodhi Tahirit? asgje. Cfare i ndodhi drejtofve te policis qe iken ne drejtim te pa ditur? asgje. Cfare i ndodhi Geronit? asgje? Cfare u be me kokainen e maminasit? asgje, u shit perseri, shkoj atje ku ishte nisur.

Shto koment

Denonco