Shqipëria, sot 10 vite në NATO

Shqipëria, sot 10 vite në NATO

Nga Bujar Nishani - 01/04/2019

Sot , 10-të vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Aleanca politiko-ushtarake më e fuqishme dhe më e suksesshme në historinë botërore të paqes dhe sigurisë.

Arritje historike e shqiptarëve që bën krenar e me nder këdo që u përpoq me mish e me shpirt për ta arritur, dhe me turp e në harresën historike këdo që mori misionin e dështuar ta pengojë dhe dëmtojë rrugëtimin e Shqipërisë në NATO.

Pasardhësit e bolshevikëve të cilët bënë përpjekje mjerane që të bllokonin anëtarësimin e Shqipërisë në NATO përmes protestave të dhunshme e artificiale në qytetet e vendit, tashmë kanë bllokuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes si domosdoshmëri për modernizimit e Forcave tona të Armatosura.

Kanë rrënuar sigurinë ekonomike, juridike e profesionale të ushtarakëve tanë duke cenuar rëndë kështu dinjitetin dhe integritetin e tyre, duke i lënë në nivele ekonomike mizerabël familjet e nderuara të tyre.

Kanë rrënuar deri në fund imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve duke e kthyer atë në modelin e trafikantëve ndërkombëtar të drogës dhe krimit të organizuar ndërkombëtar që pastron paratë e pista në këtë vend.

Sot nderojmë të gjithë ata burra dhe gra ushtarakë shqiptarë që kanë përmbushur me nder misione të shumta lirie nën flamurin kuq e zi dhe atë transatlantik.

Përulemi, kujtojmë e nderojmë dëshmorët tanë të rënë në këto misione dhe të gjithë të rënët e tjerë të këtyre shërbimeve për paqen.

Liria nuk dhurohet kurrë.

Ajo fitohet me përpjekje e sakrifica.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cuf dabjoni01/04/2019 11:33

Lidhja me NATO-n ka qene ne programet e Partise Demokratike qysh ne vitin 1991. Kjo u materializua ne vitin 1994 me futjen e Shqiperise ne "Partneritetin për Paqe" është njëri nga hapat fillestar me të cilin një vend vendos marrëdhënie politike me NATO-në duke filluar nga bashkëpunimi politik, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, trajnimeve, edukimit dhe një fushë të gjerë të çështjeve. Kjo u firmos nga Berisha ne 23 shkurt 1994 dhe me vone u miratua ne Kuvend. Pra, qysh atehere Shqiperia ishte pjese e NATO-s, pra e paprekshme nga askush.....dhe kete mos e harroni

Shto koment

Denonco