PSSH/Ja ata që po ‘luftojnë’ për të zëvëndësuar Ramën…

PSSH/Ja ata që po ‘luftojnë’ për të zëvëndësuar Ramën…

Nga Nga SYRI.net - 31/03/2019

“Mijtë” ndjejnë të parët se shumë shpejt do të ketë një tërmet të fuqishëm që do të detyronte Ramën të largohet nga posti i kryeministrit dhe i drejtuesit të PSSH. Shumë nga armiqtë e shpallur e të fshehtë kanë filluar lëvizjet për të zënë vëndin e drejtuesit të PSSH sepse janë të bindur që posti i kryeministrit do të përcaktohet me konsensusin e palëve, ndonëse ndonjëri prej tyre po përpiqet të kapë pozicionin e kryeministrit duke bërë aleanca fluide me opozitën për të kapur më vonë edhe postin e drejtuesit të PSSH.

Cilët janë këta individë që po lëvizin më shumë…

Erjon Veliaj është i kryesori. Ai ka mbështetjen e Sorosit i cili e ka detyruar Ramën ti dorëzojë stafetën në mitingun e para disa ditëve të cilin e organizoi vetë Veliaj. Soros prej kohësh ka vlerësuar se Rama e ka konsumuar të gjithë kapacitetin e tij dhe duhet të tërhiqet gjë që Rama e ka kundërshtuar duke krijuar edhe një farë fërkimi me mentorin e tij. Veliaj duke parë agresivitetin e Ramës po lëviz me shumë kujdes dhe po përpiqet të fshehë mesazhin që ka marrë nga Soros. Ai po përpiqet që të afrojë të gjithë “armiqtë” e vjetër e të rinj të Ramës duke u maskuar me nevojën e madhe për të fituar bashkinë e Tiranës. Rama e ka kuptuar këtë lojë të Veliajt dhe po përpiqet ta minojë tinëzisht, duke përdorur armiqtë e shumë që ka Veliaj në PS. Ka dy të vërteta absolute: së pari shumica e servilëve kanë filluar ti largohen Ramës dhe ti afrohen Veliajt, dhe së dyti të gjithë bien dakord se Velia është at-vrasësi më i rrezikshëm dhe më i pamërshirshëm i Edi Ramës. Nëse gjërat zhvillohen pa shumë tronditje, Veliaj ka shanset më të mëdha, që brënda vjeshtës të realizojë ambicjen e tij.

Pandeli Majko ëndërron për të shfrytëzuar situatën e ndërlikuar politike për tu bërë fillimisht kryeministër konsensual e më pas kësaj të kapë postin e drejtuesit të PSSH. Majko po i dërgon mesazhe opozitës se po punon me “miqtë e tij ndërkombëtarë” për të detyruar Ramën të largohet dhe është i gatshëm të plotësojë të gjithë kërkesat e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme, luftë kundër kriminelëve e oligarkëve.  Edhe Rama edhe Veliaj s’e konsiderojnë Majkon të aftë për të arritur ambicjen e tij ndonëse ju vjen shumë inatë që ai po punon kundër tyre ndërkohë që e kanë mbajtur afër. Nëse kriza thellohet dhe Rama do të detyrohet të largohet përmes revoltës popullore, Majko ka llogaritur se rrethanat do të ishin në favor të tij; shanset normalisht janë jo shumë të mëdha për Majkon por nëse situata rëndohet Majko mund të kishte një mundësi të tretë aksidentale të vendosej në krye të qeverisë dhe të PSSH.

Ditmir Bushati gjithashtu po planifikon e punon në heshtje që të shfaqet në momentin e përshtatshëm për të dalë një prej kandidatëve të mundshëm për drejtimin e PSSH. Bushati prej kohësh, që kur ishte ministër i jashtëm, ka punuar kundër Ramës, sidomos me partnerët europianë për largimin e Ramës, duke arritur maksimumin e sulmit për cështjen e ndarjes së Kosovës gjë të cilën Bushati është përpjekur ta shesë brënda korridoreve të PSSH si mbështetje të Gjermanisë për kandidaturën e tij në krye të PSSH. Bushati si ministër i jashtëm, gjithashtu në fshehtësi të madhe ka sulmuar edhe Veliajn në qarqet diplomatike europiane. Këto lëvizje të Bushatit i kanë të qarta edhe Rama edhe Veliaj të cilët po përpiqen ta godasin fuqimisht Bushatin duke i spastruar fillimisht të gjithë ata njerëz që ai ka vendosur në pozicione kyce, veprime të cilat janë më shumë një mesazh për ti treguar Bushatit se jo vetëm i kanë të qarta ambicjet dhe lëvizjet e tij por edhe se shumë shpejt do ta shpartallojnë. Bushati ka shanse shumë të vogla për të arritur ambicjen e tij, por nëse gjithcka do të zhvillohet sipas “skenarit gjerman”, Veliaj dhe Majko nuk kanë shanse të kenë mbështetje për të dalë në krye të PSSH dhe kështu Bushati llogarit se ky do të ishte një moment i volitshëm për të.

Sajmiri Tahiri duket i pashpresë dhe me shumë gjasa është më shumë në drejtim të ndëshkimit. Por herë pa herë atij i ngjallet shpresa e rikthimit. Ai planifikon që përmes kërcënimeve të sigurojë mbështetjen e Ramës i cili realisht i urren edhe Veliajn, edhe Majkon, edhe Bushati, duke i konsideruar tradhëtarë. Rama e konsideron Tahirin më besnik se këta të tre, ndonëse Tahiri i dërgon kërcënime të cilat Rama i mirëkupton që lëshohen nga situata e rëndë në të cilën ndodhet Tahiri. Rama mund të përdorë Tahirin për të ulur presionin nga brënda, më konkretisht nga Veliaj, Majko dhe Bushati, duke i kërcënuar me tezën se Sajmiri do të dalë i pafajshëm dhe mund të organizojë grupimin më të fuqishëm në PSSH përmes të cilit ose mund të dilte në krye të PSSH edhe me mbështetjen e Ramës ose ta cante PSSH duke krijuar një parti të re. Kjo ambicje e Tahirit ushqehet edhe nga fakti se Rama i shikon si at-vrasës të rrezikshëm edhe Veliajn, edhe Majkon, edhe Bushati, ndërkohë që mendon se djali plangoprishës Tahiri nuk arrin deri sa ta “vrasë” të atin.

Syri.net

31 mars 2019

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

pidhaci02/04/2019 21:50

po c'keni me majkon more ,aman.ai nuk po ndihet.aatij cfare kocke t'i japin,e lepin.po ia kerkuan taravelen nuk kundershton,e hap turren e sumes,vec lereni rehat.he, ju kam rixha

krasasi tp31/03/2019 14:09

Mua filxhani me "thote"tjeter gje.Zgjedhjet e parakohshme dhe ato lokale njeheresh, rrezikojne Erionin si kryebashkiak se sa Edi Ramen si fitues i zgjedhjeve .Gjithçka do varet se ke dhe kur, PD do kandidoj per kryebashkiak ne Tirane.Mesa duket po lihet gjithçka per ne minuten e fundit,si ne zgjedhjet lokale te kaluara kur kandidates se djathte ne Durres,koha prej 1 muaj nuk i dilte per tju pershtatur kalimit nga sandalet me 20 cm tak te "çizmet"e fushates.Nese do kandidohet nje personalitet nga fusha intelektuale,akademike apo nga shoqerija civile qe i "pret timoni djathtas" atehere opozita e bashkuar i ka shanset per te fituar bashkine.Erion Velija eshte kandidatura me e dobet e PS ne Tirane."Grushtin e shtetit ne PS" une e deshiroj, por filxhani nuk e parasheh.

t31/03/2019 13:25

me i pranueshmi nga keta eshte majko

Shto koment

Denonco