Mons. Gjergj Meta, e lumja grigjë për Ipeshkvin e vet

Mons. Gjergj Meta, e lumja grigjë për Ipeshkvin e vet

Nga Bledian Koka - 30/03/2019

Nga Bledian Koka

Gati 2 vjet më parë, Dom Gjergj Meta një nga klerikët më popullor që katolikët kanë në Shqipëri, mori detyrën e Ipeshkvit Dioqezës së Rrëshenit e cila mbulon gjithashtu edhe zonat e Mirditës, Matit, Bulqizës e Peshkopisë. Dom Gjergjin kam nderin ta kem mik, ndërsa dikur mora vesh që zonat tona të lindjes ishin po brinjas njëra-tjetrës ai në Rrushkull të Durrësit e unë në Armathë-Manëz.

Ditën që e mori detyrën e lartë të prej gëzimit që kisha, bëra edhe “parashikimin” e dashamirtë “e lumja grigjë e këtij bariu të Zotit”. Dhe urimi im qartazi nuk mbeti vetëm i tillë. Sot e 2 vjet më pas, Dioqeza e Rrëshenit nën drejtimin e “Bariut të Mirë” nuk e ka kufizuar veprën e vetm vetëm në “punët e Zotit”, por sidomos në hallet e robit. Monsinjor Gjergji në komunikimet tona të ndonjëhershme më tregon për rrugëtimet e tij nëpër fshatrat e thella të Mirditës dhe pështjellimin e emocioneve që përjeton, kleriku, intelektuali, burri, e njeriu të shkrira në

1. Varfëria e skamja e zonave që po shpopullohen frikshëm, dhe përpjekja e klerikut për ti dhënë ngushëllim të pamundurve përmes fjalës e bekimit të Zotit. Por shpesh herë edhe kaq nuk mjafton. Sepse Shqipëria është e mallkuar prej pasurisë që i është fal prej Zotit. Sepse bollëku i ujit, diellit, e mineraleve, malevee, pyejeve, detrat e lumenjtë që duhet të ushqenin shqiptarët, nuk janë dot në gjendje të fryjnë grykësinë e oligarkëve. Me dhjetëra leje për hidrocentrale janë në proces në zonën e Mirditës, ku theksojmë se tashmë është miratuar leja dhe është hapur kantieri në lumin e Urakës që rrjedh në malet e Selitës. Si të mos mjaftonte kjo, në zonën e Kaçinarit janë shfaqur disa ndërtues duke mbledhur firmat e banorëve për ndërtimin e 4 HEC-ve të tjerë në lumejtë që rrjedhin në Arrëz dhe Shpërdhazë.

Siç raporton Gazeta MAPO, për specialistët e mjedisit, ekologjisë dhe turizmit, fshatrat e Kaçinarit janë një atraksion turistik i virgjër, me plot kanione interesante, që nuk hasen askund tjetër në Mirditë, dhe prandaj duhen mbrojtur me çdo kusht. Ironia e të gjithë kësaj historie hidrocentralesh në lumenjtë më të kulluar të Mirditës, është se njëri prej tyre do të ndërtohej edhe në afërsi të banesës ku është lindur Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ashtu si në rastin e Valbonës dhe kanionit të Holtës, banorët u ngritën në protesta kundër kundër monstrave të betonit e tubave që po injektohen si kancer nëpër burimet natyror të Shqipërisë e po rrezikojnë deri në zhdukje ekosistemin. Por, ndryshe nga protestat e tjera kur rezultati i revoltës qytetare ka përfunduar vetëm në fitore për oligarkët e pashpirtë, në Mirditë nuk ndodhi e njëjta.

Kjo edhe për një specifikë krejt të veçantë. Dioqeza e Rrëshenit e drejtuar nga Ipeshkvi Gjergj Meta, dhe sidomos ky i fundi in-persona u rreshtuan publikisht dhe pa asnjë qime në gjuhë duke kundërshtuar projektet për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e Urakës. Mesa duket ky pushtet që nuk i druhet mllefit të qyetatrëve që vlon e vlon dhe dikur do ta arrijë pikën, më shumë i friket urtisë së klerikut Gjergj të cilën ata e dinë mirë se nuk e blejnë dot. Angazhimi i Dioqezës së Rrëshenit në një kauzë sa civile aq edhe patriotike, siç është mbrotja e pasurive natyrore ishte një mesazh i bukur që s’duhet humbur në tymin politik që errëson shikimin e dritës në fund të tunelit. Askush, nuk mund ta akuzojë Ipeshkvin e Rrëshenit se me angazhimin e tij edhe me çështjet përtej “punëve të kishës”, po cënon parimin e shekullarizmit në Shqipëri. E kundërta është e vërtetë. Kleri në Shqipëri në 28 vitet e fundit është nën kritikë për faktin se më shpesh se rrallë, është ulur në qoshen e sehirit. Por modeli që na vjen nga Rrësheni përmes Dom Gjergjit, është një sinjal shprese fort i dashur i mirëpritur që i duhet dhan za e krah. Rreziku nuk ka kaluar ende pasi siç raportohet "konsultimet" janë ende në vazhdim e sipër për me hedh beton për katër HEC-e përgjatë ujit nga Arrëzi deri në Simon e Shpërdhazë dhe Dom Gjergji nuk ka ndërmend të kënaqet vetëm duke i bërë diga kundër hidrocentraleve të Urakës.

p.s...Në një mesazh të postuar një ditë më parë në faqen e Facebook-ut të Dioqezës, Dom Gjergj Meta ka shkruar një mesazh kuptimplotë të vizionit të tij për misionin që ka marrë përsipër e i është besuar ndërsa shkruan: “Sa herë që Kisha, ipeshkëvi, meshtarët apo çdo katolik që është i pagëzuar, akuzon padrejtësitë, shkeljet, korrupsionin nuk e bën në emër të vetes, apo për pushtet, apo për t'i shërbyer një grupi njerëzish me ose pa pushtet, por e bën si shenjë e dashurisë për Zotin e për të afërmin. Dashuria nuk qëndron vetëm në dhënien e një pakoje me ndihma, të një vakti bukë, por edhe sidomos në përpjekjen për të këputur vargonjtë e skllavërive sociale të panumërta në botë e në shoqërinë tonë. Nuk mund ta duash individin nëse nuk e do shoqërinë dhe nuk i shërben asaj dhe anasjelltas.

E po ashtu nuk mund të jetë e vërtetë dashuria ndaj Zotit që nuk shohim, nëse nuk kemi dashuri dhe angazhim të sinqertë e këmbëngulës ndaj plagëve të shoqërisë dhe individit që prekim çdo ditë” 
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco