A po (vetë) 'vritet' Ditmir Bushati…?

A po (vetë) 'vritet' Ditmir Bushati…?

Nga SYRI.net - 28/03/2019

Gent Cakaj, ish-zëvendës i ish-ministri të jashtëm, Ditmir Bushati është hedhur në sulm dhe po sulmon Ditmir Bushatin. Gjithçka ka kryer Ditmir Bushati në krye të ministrisë së jashtme, po e sulmon për emërimet e bëra.

Për faktin se emërimet e bëra nga Ditmir Bushati kanë qenë klienteliste dhe deri nepotike. Po e sulmon për emërime të diplomatëve të paaftë dhe që nuk janë në gjendje të mbrojnë punët e qeverisë. E tjerë e tjerë.

Bushati ka heshtur dhe vazhdon të heshtë…të mos thotë qoftë edhe gjysmë fjale…

Bushati s’ka dalë as qetësisht të mbrojë punën e tij e jo më të akuzojë ish-zëvendësin e tij për kritika të padrejta e dashakeqëse që ai me siguri i mendon.

Bushati, ministri cinik e hazërxhevap sa herë që e kritikonte opozita apo Arta Dade është fshehur dhe nuk ka guximin të reagojë apo të thotë qoftë edhe një fjalë për punën e tij…

Ditmir Bushati, ministri arrogante kundërsulmues sa herë i vinin në dyshim veprimet, emërimet apo qëndrimet e tij, tani është bërë si “pulë e lagur” përballë sulmeve të Gent Cakajt…

Përse hesht dhe s’ flet Ditmir Bushati…?

Së pari mesa duket Ditmir Bushati e ka të qartë që sulmet janë të fabrikuara nga Rama dhe Gent Cakaj është vetëm zëdhënësi i tij…

Së dyti krijohet përshtypja se Ditmir Bushati po i pranon gabimet që po ja korrigjon Gent Cakaj…

Së treti mesa duket Ditmir Bushati ka frikë të reagojë se gjithcka ka bërë në Ministri që Gent Cakaj po ja stigmatizon si gabime, i ka bërë me kokën e tij dhe jo në konsultim me Ramën…

Së katërti po krijohet përshtypja se Ditmir Bushati ka frikë të reagojë ndaj sulmeve të Gent Cakajt duke menduar se reagimi do të zhyste më keq.

Së pesti Ditmir Bushati ndjehet i dobët dhe ka frikë se reagimi do të conte në largimin e tij nga partia.

Mirëpo qasja e heshtjes po e shtyn gradualisht Ditmir Bushatin drejt shuarjes. Drejt njollosjet së tij si drejtues klientelist dhe që ka shkatërruar shërbimin diplomatik. Drejt cilësimit të tij si individ pa shtyllë kurrizore që pret ta mëshirojë Rama…

Dhe kjo ndodh se Ditmir Bushati është i vetmuar e ka shumë pak vetë apo aspak që e mbështesin. Dhe për më tepër i ka jo miqësore e të dyshimta marrëdhëniet edhe me drejtuesin e ardhshëm Erjon Veliaj.

Rama e parapëlqen qasjen e heshtjes sepse kështu do të mund ta eliminojë butësisht e pa zhurmë atë. Ndërkohë që përplasja apo më saktë bërja publike e të vërtetës që ai mendon për punën e tij, ndonëse Ditmir Bushatit i duket ndoshta një opsion humbës, me siguri, tani që Rama është në largim e sipër, do të ishte e vetmja mundësi mbijetese për të…

Dhe për më tepër cilësimet qoftë edhe ledhatuese që i vinë nga opozita se ai do të jetë zëvendësuesi i Ramës, veçse e dëmtojnë Ditmir Bushatin në sytë e socialistëve që s’duan që individët që sulmohen nga Rama të ledhatohen nga “armiku” kundërshtar…

Rruga e heshtje është opsioni më i mirë që favorizon Ramën për të hequr qafe Bushatin të cilin gjithnjë e ka urryer dhe për më tepër është bërë xhind me të se s’i shkoi sipas avazit për çështjen e ndryshimit të kufijve në Ballkan, duke krijuar për më tepër përshtypjen se Ramën s’e duan gjermanët.

Ndërkohë që heshtja është opsioni më i keq për Bushatin sepse ai në realitet është opsioni i vetëvrasjes së tij, që Rama do ta dëshironte shumë sepse kështu e heq qafe me qetësi dhe pa zhurmë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Valbona28/03/2019 22:53

Ditmiri nuk reagon se eshte anetar i sektit te hajduteve, krimineleve dhe trafikanteve. Nuk mund te thuhet ndoshta se Ditmiri vete eshte kriminel apo trafikant, por ka pranuar te bashkepunoje me kriminelet dhe trafikantet. Kurse hajdut eshte, pyesni ne Ministrine e Jashtme se cfare personash kontrollojne financat e ministrise, se cfare korrupsioni bente me konsullatat ku kishte njerzit e tij qe ja kishte lejuar edhe Rama. Sigurisht Ditmiri nuk eshte jahdut si Damiani, Ilir Beqaj apo Arben Ahmetaj, as i lidhur me mafian si Sajmir Tahiri. Por Ditmiri eshte djali i Sul Bushatit qe internonte njerez me firmen e tij pavaresisht se dikush sot thote se ai ishte burre i bute apo i leshte. Ditmiri ne Shkoder rrinte me nje kriminelet e zones, te familjes Bajri dhe me te e te tjere benin plane si te blenin votat e te kercenonin votuesit qe ti jepnin fitoren Edi Rames dhe Ditmiri te qendronte minister. Prandaj Ditmiri ka frike te reagoje se i dalin te gjithe keoa maskarralleqe e pislleqe. Se ja numuron Rama ne fytyre dhe e fut ne burg. Se jane shoke te nje ideali pervers sic kane qene baballaret e tyre, Sula dhe Kristaqi...

Shkrimi eshte i persosur edhe eshte vecse nje pyetje retorike qe qe ka pergjigjen brenda...

Nje gje eshte e vertete, se Ditmiri i kruajti praanicen me shume se c'duhet dhe Rama e beri kurban dhe Ditmiri nuk ka shume mundesi. Ose te pranoje qe Rama ta "vrase" pa bere zhurme ose te "vetevritet" duke u perlasur me Ramen. Me shume mundesi ka te ndodhe rasti i pare.

Shkodrani i varfer28/03/2019 22:09

Bushati eshte nje politikan i zgjuar dhe i kompletuar, me trashigimi politike. Ne te vjetrit e kujtojme me rrespekt , babain e tij Sulejman Bushatin, njeri nomeklatures ,por me liberali i mundshem per kohen....Ka natyre te bute dhe mundet te jete nje kandidat per kryetar te PS-se. Qim peka ka bere nje analize qe vetem qimi i ben?!!?!....

Daj Jaku28/03/2019 20:22

Çfarë prisni nga një b***q*** ?!

Sela 28/03/2019 19:11

Cfar vlerash ka ditzi bushati ? Jane te gjithe si edvin rama pooor edvini e nxori jasht loje se nuk duhet ! Ku i shihni cilesit e ketij kelyshi te kuq ! Kjo loje e piset eshte tipike KOMUNISTE . Keshtu e kane nisur me qemalin ,me vojon , deri tek mehmet shehu vrasin njeri tjetrin !!!! Dhe kur shkarkohen nga detyra kerkojne vemendje per tu dukur burra shteti .DITMIR BUSHATI I BIRI I SULEJMAN BUSHATIT ANETAR I BYROSE POLITIKE TE REGJIMIT DIKTAKTORIAL TE EDVER HOXHES .

Balo Bna 28/03/2019 17:45

Nuk jane nepotike?
Vellezer,motra dhe femije te "Komitetit Qendror"?
Ik more pirdhu...
Milioneret ,gazetare i qajne hallin popullit..kush e ha kete.!!
Pavarsisht se Cakaj(Rama) perdor metoda perfide, per te nenshtruar njerzit qe ti sherbejne , tani qe ka marre rrugen per ne pith te se emes, e verteta eshte e vertete..
Kaste e qelbur e drejton kete vend...
Duhet perseri nje Koçi Xoxe ....

Edlir Rameta28/03/2019 17:13

Skeni pare asgje akoma.Nga burime te sigurta direkt nga zyra e km e Haxhi Qamilit te PS Edvin Rama kemi info se eshte artikuluar nje liste me "Gyleniste"shtetas turq te cilet ne ditet e ardhshme do arestohen ,dhe per "gylenistat"shqipetare ne krye te listes qebdron Ditmir Bushati do meren masa pushim nga puna largim nga partia dhe internim me syrgjinosje.Mos u kapni me Gent quren Cakajn.,sepse minister i jashtem i dekretuar nga presidenti eshte Haxhi Qamili i PS Edvin Kristaq Poturja.

vera28/03/2019 16:33

1.Ti Ditmir je njeri cilesor .2.si cilesor qe je ,pra jo gafamadh dhe lepires,duje veten shuuuuume.3.sherbei vendit tand, qe e ka shume nevojen tande, duke zbatuar vendimin e gjykimit cilesor, pa e pa fare se nga cila ane vjen ky gjykim.

Askushi28/03/2019 16:26

Bushati dhe gjithe bushat e tjere nuk kane kurajo te ngrihen te flasin e te reagojn. ata e kane hapur bythen dhe pranojne gjitheshka, ata pranojne tu q""hen grat nga partija, mjafton qe te kene nje post, nje privilegj, ata jane aq shume te lyer me llum, sa qe nuk ja mban bytha te flasin.....

Shto koment

Denonco