Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Lulzim Basha

Lulzim Basha

Nga Erl Kodra - 26/03/2019

Lulzim Basha

Në fëmijërinë time shpesh herë kam parë ëndërra me bukë të nxehtë. Nga oxhaku ku skuqej çerepi e saça, gjithmonë vinte era e mirë e bukës së valë, ndërsa nana ime na mblidhte si zogjtë rreth sofrës. Kulaçi i regjun në shëllirë djathi dhe dy qepë të njoma ishin dreka jonë. Shumë herë ne fëmijët flinim pa darkë, ndërsa nana kujdesej gjithmonë që mëngjesi mos të mungojë në sofër. Unë e quaj veten njeri me fat që kam qëlluar të jem djali i një nane që nuk na la kurrë pa mëngjesin tonë.

Por ajo çfarë unë desha të ndaj me ju sot është diçka tjetër, përtej faktit, përtej realitetit, domethënë duke u futur në zemër të qenies. Them se do të jetë një tekst i vështirë, por unë do përpiqem të çoj sfidën time deri në fund. Ndaj, unë ju lutem për lexim të vëmendshëm.

Një lajm i shkurtër, në formën e një njoftimi u dha dje në mediat tona të shumta. Për fat të keq, ky lajm nuk e fitoi vëmendjen e duhur, pavarësisht se lajmi në vetvete ishte i kobshëm. Lajmi përmblidhej në pak rrjeshta.

"Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Një 41-vjeçare nëna e tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u varur në litar në një kasolle. Vetëm 15 minuta para se të kryente vetëvrasjen, ajo ka telefonuar policinë duke i kërkuar që të kujdeseshin për fëmijët. Ngjarja e rëndë ka dodhur në fshatin Molishit të rrethit të Beratit. Viktima 41-vjeçare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem".

Për fatin tonë të tmerrshëm, me qindra mijëra shqiptarë gjenden në kufinjtë e ekzistencës fizike për bukën e gojës. Kjo që po shkruaj nuk është një krahasim, as përceptim i pjesëshëm, por një realitet tragjik. Qindra mijëra shqiptarë tashmë janë larguar nga Shqipëria, saktësisht për shkaqe ekzistenciale siç është uria, ndërsa mijëra të tjerë vuajn për bukën e gojës. Gra, burra, pleqë dhe fëmijë, sidomos fëmijë të uritur gjenden me shumicë fshatrave të Shqipërisë, në veri dhe jug të vendit. Me dhjetra, ndoshta me qindra prindër, në kushte pamundësie absolute, vrasin veten.

Ata e vrasin veten pasi denatyrimi human ka ndodhur, domethënë, saktësisht atëherë kur ata prindër nuk mund t'i shohin më fëmijët e tyre të kthyer në kafshë që hungurijnë nga uria. Ata e vrasin veten edhe për të tërhequr më në fund vëmendjen; ndoshta mëshirën e Elvis Naçit ose Arbër Hajdarit të "Fundjava Ndryshe".

Ata vendosin të ikin nga kjo botë, pikërisht atëherë kur çdo përpjekje e tyre injorohet, kur zërin e tyre nuk e dëgjon askush përbe, por të gjithë parakalojnë indiferent. Ikin kur u shuhet edhe fuqia për të kërkuar ndihmë. Ikin me shpresën se "kafshët" që do të lënë pas vetes, do të zgjojnë vëmendjen e ndokujtë...

Lulzim Basha,

Ju jeni kreu i Opozitës dhe keni përgjegjësi para qytetarëve të vendit. Ka diçka të jashtëzakonshme në gjendjen aktuale ku ndodhet vendi; Shteti i Edi Ramës ka vdekur, domethënë ka vdekur koncepti se "shteti është i të gjithë qytetarëve". Kjo që po shkruaj është një fakt, sa kohë që shtetasit shqiptar e vrasin veten, sepse nuk mund ta përballojnë më tej hungurimën e fëmijëve të tyre të uritur.

Kjo ka ndodhur dje me nënën që vrau veten, pasi telefonoi Policinë e Shtetit, duke u thënë se ajo do të varte veten në litarë. Kjo është akuza më sublime që kjo grua i bën shtetit "të saj". Lënia në kushtet e urisë ekstreme është trajtim çnjerëzor dhe degradues. Lirisht, ky krim mund të përkufizohet si krim kundër njerëzimit.

Një fjalë goje është politika, por së pari, politika është moral dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme para njerëzve. Si e tillë, ju keni filluar t'i përmbushni detyrimet tuaja, veçanarisht pas aktit tuaj për të braktisur fasadën e neverisë. Ky është vetëm një hap në drejtimin e duhur për të ndezur një dritë në fund të humnerës. Por humnera e Shtetit të Mafias është kaq e madhe...

E di, në rrethanat aktuale është e vështirë të përcaktohen përparësitë, sepse vendi ndodhet buzë katastrofës totale. Përditë e më shumë shteti i Edi Ramës po humbet çdo ngjashmëri me shtetin normal si koncept. Çdo ditë e më shumë laku ngushtohet pikërisht për prindër si gruaja e Beratit që nuk duronte më tej urinë e fëmijëve. Çdo ditë shqiptarët braktisin Shqipërinë, e bashkë me ata shuhet çdo shpresë për shpëtim.

Në këto kushte, përgjegjësia juaj para vendit merr një përmasë të re; ju duhet të zgjoni shpresën e shqiptarëve. Duke filluar pikërisht me gratë dhe fëmijët e uritur të Shqipërisë. Ajo çfarë do të shkruaj më poshtë nuk është një këshillë, sepse unë nuk di të japë të tilla, por është një emergjencë kombëtare. Për këtë arsye, unë po sjell dy paragrafe të tekstit "E drejta e Njeriut për Ushqim".

"Sipas Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, e drejta për ushqim është e drejta për të patur akses të rregullt, të përhershëm dhe të pakufizuar, drejtpërdrejt ose me anë të blerjeve financiare, për ushqim sasior dhe cilësor, adekuat dhe të mjaftueshëm, që korrespondon me traditat kulturore të popullit të cilit konsumatori i përket, dhe që siguron një jetë fizike dhe mendore, individuale dhe kolektive të kënaqëshme, dhe përmbush një jetë dinjitoze pa frikë.

Ky përkufizim është në përputhje me elementet themelore të së drejtës për ushqim siç përcaktohet nga Komenti i Përgjithshëm nr. 12 të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Kulturore (organi përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore në ato shtete që janë palë në të). Komisioni deklaroi se “e drejta për ushqim të mjaftueshëm realizohet kur çdo burrë, grua dhe fëmijë, vetëm ose në bashkësi me të tjerët, ka qasje fizike dhe ekonomike në çdo kohë për ushqim të mjaftueshëm, ose ka mundësi për sigurimin e tij. E drejta për ushqim të mjaftueshëm nuk do, pra, të interpretohet në një kuptim të ngushtë apo të kufizuar i cili e barazon atë me një paketë minimale të kalorive, proteinave dhe vitaminave të tjera të veçanta. E drejta për ushqim duhet të realizohet në mënyrë progresive. Ky është përkufizimi i të Drejtës për Ushqim, si një e Drejtë Universale për cdo qenie njerëzore që jeton në planetin Tokë".

Siç ju e dini mirë, sepse keni edhe fakte dhe prova të bollëshme, Buxheti i Shtetit vidhet rregullisht nga Edi Rama. Buxheti i Shtetit shpërndahet nga ai si plaçkë lufte me shokët e bandës e tij. Unë e di se shuma e vjedhur nga hajdutët e Buxhetit është e jashtëzakonshme. Sipas disa të dhënave të kryqëzuara nga shumë agjensi të vendit (Kontrolli i Lartë i Shtetit) dhe të huaja (Departamenti i Shtetit) parat e vjedhura dhe të shpërdoruara nga hajdutët dhe menaxherët e këtij Buxheti kryesisht përfundojnë në disa duar (pjesa e luanit) nëpër llogari bankare jashtë Shqipërisë.

Minimalisht shuma e vjedhur direkt nëpërmjet tenderave pa garë dhe pa kurrëfarë interesi publik, direkt nëpërmjet PPP-ve, ose indirekt nëpërmjet shpërdorimeve është 1 miliard dollarë në vit. Ky është një ndër krimet më të mëdha që i bëhet këtij vendi, sepse ky është rasti kur shteti vjedh dhe grabitë saktësisht bukën e gojës të qytetarëve të vet. Saktësisht buka e tre fëmijëve të gruas nga Berati, që dje vari veten në litarë, e cila nuk mundi të duronte më tej hungurimën e tre fëmijëve të saj të uritur.

Lulzim Basha,

Ajo çfarë unë po mendoj është shumë e thjeshtë. Është nga ato mendimet që i kam bluar shumë herë me mendje, madje qysh kur isha një fëmijë, paksa më i zgjuar se djemt e zakonshëm, kur mendoja se "pse nuk shpërndajnë lekë për ata që nuk kanë?". Thelbi është i njëjtë, sepse sot e di që shteti është forma që shoqëria njerëzore ka zgjedhur si mbrojtësi i interesave.

1. Shteti duhet të përllogariti se sa lekë është nevoja e një qytetari për të bërë një jetë dinjitoze.

2. Shteti duhet të sigurojë këto të ardhura financiare për të gjithë shtetasit që nuk kanë mundësi reale t'i sigurojnë ato.

Sipas një llogarie paraprake dhe minimaliste, Buxheti i Shtetit Shqiptar i ka të gjitha mundësitë që të përmbush detyrën kushtetuese dhe të sigurojë një jetë dinjitoze për shtresat në nevojë. Për këtë, mjafton që të ndalohet vjedhja e mëtejshme e Buxhetit të Shtetit. Llogaria është kjo:

Nëse marrim të mirëqenë shifrën prej 500.000 personash të varfër, dmth ekstremisht të varfër, që jetojnë me 500, ose 1000 lekë të vjetra në ditë, dhe u japim një ndihmë ekonomike prej 70 euro për person në muaj, na del kjo llogari:

500.000 persona x 70 euro muaj x 12 muaj = 420 milion euro në vit.

Unë e di, çdo shqiptar e di, se 420 milion euro në vit e zgjidhin problemin e urisë në Shqipëri. Unë e di se ekzistojnë ato para, për më tepër Buxhetit të Shtetit i vidhen pothuaj dyfishi i kësaj shume. Unë e di se paratë jo vetëm vidhen nga Buxheti i Shtetit, por se shumica e këtyre parave përfundojnë jashtë Shqipërisë, një krim tjetër financiar ky. Unë e di se nëse ekonomia kombëtare ushqehet direkt me 420 milion euro më shumë, këto para do të shkojnë direkt për konsum dhe për prodhim. Të gjithë e dinë se ky do të ishte ushqimi dhe ilaçi më i mirë për ekonominë kombëtare.

Unë e di, të gjithë e dinë se kjo skemë do të nxirte nga varfëria qindra mijëra shqiptarë, do të zgjonte shpresën e tyre, do të ndalte shpopullimin e vendit. Unë e di dhe të gjithë e kuptojnë se kjo do të ndalonte përfundimisht blerjen dhe shitjen e dinjitetit njerëzor për 50 euro.

Ky do të ishte shërbimi më i madh që do t'i bësh kombit; dhe sigurisht që do të gëzosh mbështetjen e madhe të shqiptarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Genc27/03/2019 20:22

Ti Erl Kodra,te lutem leni filozofite e utopite.aktivizohu ne politike dhe ndryshoje jeten e shqiptareve realisht se nuk ka njeri qe nuk mund te beje llogari ne leter edhe me mire se ti,por duhet punuar dhe jo endrruar si ti.ishalla na dergon menjehere ne nivelin ekonomik te Italise.meso pak nga njohurite ekonomike per kete pune.mirqenia eshte nje sfide edhe ne Amerike.

Llazar27/03/2019 16:41

E vertete shume e hidhur, por dhe nje shoqeri egoiste,qe nuk reagon fuqimisht per kete gjendje katastrofike, te shume familjeve dhe individeve, nderkohe, shtetare ( te ashtuquajtur) te pashpirt,qe nuk u dridhet qerpiku, per kete fund varferie ekstreme,çfare evrope kerkohet kur nje shumice dermuese lengon ne fatet e varferise, duhen vendimmarrje ekstreme,merrni shembullin e presidentes se Kroacise qe me ardhjen ne pushtet, masat e para, pergjysmoi rrogat e hierarkise se larte te shtetit , se pari te vetes, Tek ne dihen e jane bere publike rrogat e shtetareve e gazetareve qe llomotisin darkave te gjata neper emisione se po u dhimbsen njerzit, nga i gjejne parate qe s'lane vend te globit pa bredhur , ka vetem nje gje esenciale , ne kete pasuri publike te te gjitheve , nuk ka nje ligj te drejte te shperndarjes,se per ta bere kete duhet sakrifice e madhe nga ata qe u jane errur syte nga babezia dhe makuteria e pasurise ,te vene ne menyre te padrejte ,kur shtresat e zakonshme te popullsise, dhe pse u bie kengelia ne pune mezi sigurojne se paku, buken e gojes, ndersa te tjere s'gjene as mundesi ,qe te kene nje pune te tyren dhe ne kushtet e kesaj gjendjeje i japin fund jetes ne emer te jetes. Kjo nuk eshte nje klithme, por nje ulerime per te gjithe shoqerine, Thjesht dhe vetem per kete rast nje qeverisje duhet te te largohet, thjesht dhe vetem per kete rast, nje kryeshtetar qeverisje duhet te kerkoje falje publike dhe te leshoje çelsat dhe te liroje udhen, nese ka pak ndjeshmeri qenieje te gjalle te kesaj toke . I vetmi sherbim qe mund t'i behet kesaj shoqerie te tronditur ne themele.

Mjerimi i te gjitheve27/03/2019 16:10

Ti Skrapari,qenke kokrra e militantit se nuk dua te ofendoj(i kam dy leke edukate),mend kam mjaftueshem per vete dhe jo per donacione.Mua nuk me blen e nuk me fryn asnje parti komiko-politike se parti te verteta politike ne nuk kemi.
E theksoj,kisha shkruar qe te ikin e te zhduket komplet kjo klase politike,te vijn njerez me super integritet sepse nuk mungojne por thjesht nukni le pa dallim asnje politikan hapesire.Ka njerez te rinj e super te pregatitur qe kane studiuar ne universitetet me te spikatur te globit.Vetem aty do te bejm nje hap para ne,perndryshe vetem re te erreta do te kete shqiperia dhe spastrimi i saj sic duket,keshtu si eshte nisur nga keto palo politikane do te zgjasi pa fund.
Jemi njerez te ndryshem e padyshim ndajme mendime te ndryshme.
Pershendetje

Pp27/03/2019 16:08

Jam i bindur se Basha do beje nje nderhyrje ne drejtim te varferise. Duhet provuar nje vit.

Pellumb Pipero27/03/2019 12:55

Erl ke shkruar nje te vertete te madhe, ke menduar si qytetar dhe konsumator, por jo vetem kaq, ke ravijezuar ne rreshta nje detyrim minimal ndaj nje pergjegjesie kaq njerezore qe politikanet tane e marin me premtime POR jo vetem nuk e respektojne, por perkundrazi e injorojne dhe e transformojne ne favore personale, vjedhje dhe shperdorim absurd, ne nivel te babezise...duke e futur popullin ne zi, dhe ne cfar zie pa, ne ate te varferise, urise dhe zgjidhjes ekstreme...vetvrasjes, kesaj here me litar ne kasollen e bagetive, duke lene femijet pa buke, ne nje tjeter kasolle, ne ate te qe per qeveritaret tane quhet shtepi per qytetaret. Turp dhe krim cnjerezor! A do linde valle nje politikan apo disa politikane shqiptare qe te mendojne dhe per shqiperine e qytetaret e saj? Nuk e di, e deshiroj por nuk e besoj????

Skrapari27/03/2019 12:30

Ti "Mjerimi i te gjitheve" qenke kokra e legenit. Me sa kuptoj nga cka shkruan ti je nje komunist i pandreqshem. Nuk kemi nevoje per mend e tua.Ben mire te heshtesh meqe problemet e tua i paske zgjidhur.

Mjerimi i te gjitheve26/03/2019 23:07

Artikulli eshte totalisht me vend por,seriozisht?
Lulzim Basha?Ju lutem mos ofendoni integritetin e shqiptarit...perseri,ju lutem..ky llum i kombit duhet te zhduket njehere e pergjithmone,si ai llumi i kafese turke pasi kemi lare filxhanin..kur them llumi perfshij te gjithe klasen politike,PD-LSI-PS...duhen njerez te rinj te marin drejtimin e vendit,njerez te perkushtuar per ecjen e ngritjen e PARAJSES sone,dhe jo keto fytyra te superkonsumuara e te zhytur 100% ne Mbeturina Ushqimore Trupore.Un jetoj me shpirtin tim,e nxjerr lekun me djersen time e nuk shpresoj tek asnje.Punen nuk ma ofroi njeri,shkova ta kerkoj.Me duhet te them(sipas mendimit tim),shumica derrmuese e shqiptareve jane militante,asnje nuk voton per ate qe punon per kete popull,edhe shumicen e popullit ne protestat e fundit me duhet ti perfshij ne llumin e mesiperm sepse duhet te ishte protestuar ato studente qe nuk pranuan asnje politikan e jo ti bashkohen ziftit te ketij kombi.
Un jam krenar qe jam shqiptar por sapo me pyesin per politiken,me vjen turp e nuk di ku ta nis,sa mar mundimin te filloj me cjen per te vjelle.
Ne nuk duhet te mbajm shprese as tek Basha e as tek Rama & Co,mua me mban vetja ime e krahet e mi,i pasur nuk jam por jetoj normal edhe smund te qahem(pa vjedhje,droge etj).
Shqiptaret asnjehere nuk shohin interesin e tyre por shkojne nga fryn era,duke filluar nga shumiiiiica e palo-gazetareve e mediave ne pergjithesi.Pak a shume kam bredhur gjysmen e globit sepse jam artist por ne asnje vend nuk kam pare nje shtrese kaq te ulet sociale si ne shqiperi pervec Somalise ndoshta.Ne asnje vend nuk te lut njeri per pune por shkohet kerkohet edhe pritet deri kur te dali emri ne lista.Ne asnje vend populli nuk eshte i kenaqur me qeverisjen por ka menyra te tjera demokratike ndeshkimi.
Shpresa ime e vetme per shqiperine tone eshte qe e GJITHE kjo klase politike te zhduket njehere e mire,permdeyshe ne do vazhdojme te lehim kot.
Pershendetje

Grethi26/03/2019 21:52

Ty zoteri, te lexoj me nje fryme she shume endje. Por te lutem ne shkrimin tjeter me shpjego si mund kushdo qe te vi si do e ndaloj grykesine e Alwksander Fragajt, Zamir Manes,e dy tre oligarkeve te tjere qe ato 420 milion eruro I duan vetem per vehte dhe Jo per fukarenjte.Ketu qendron problemi o miku im,Jo luli te vi por dhe mesia ,keta kucedra nuk I ndal dot.Shqiperia Ka nevoj per nje burre me tope dhe Jo langaraq si Edvin suma

Higgins26/03/2019 20:57

Jam plotesisht dakort.
Greqia e ka zgjidhur kete ceshtje ne menyre shume efikase duke i dhene kryefamiljarit nje karte per te blere ushqime. Transporti eshte falas . Shendetesia falas.

Flo26/03/2019 20:50

Pershendetje Erl. Ne rradhe te pare që Qeveria duhet te llogarise min jetik dhe nga ketu te llogarise rrogen minimale që nuk mund te jete kurre ne kete nivel 26000 leket te reja, sepse vetem me nje llogari te thjesht even keto leket nuk mjaftojne as per te paguar faturat majore si uje drita gas dhe taksa bashkie. Une kam nje aktivitet privat timin dhe Po e them me plote gojen qe duhet te rri ten rrogat minimale dhe ketu fillojme gradualist edhe zgjidhja e problemeve te tjera. Nuk duhet kurre që per interesa populiste dhe te bizneseve te caktuara (fasoneri) te lejohet nje trajtim ne nivel skllaverie e fuqise punetore.

MJERIMI I RILINDJES26/03/2019 19:01

Ka kohe qe nuk lexoj artikull te tille ne mediat shqiptare!
Basha duhet ta kete këtë artikull si EPITAF!
Po realizoi keto qe thote Erli ne analizen e tij, Basha do marre bekimin e Zotit dhe mirenjohjen e njerzve!
Duhet ta lexoje cdo dite me kafen e mengjesit!
Bravo Erl Kodra!

Shto koment

Denonco