Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Fundi i një marrëzie pas së cilës fshihet një tjetër …

Fundi i një marrëzie pas së cilës fshihet një tjetër …

- 26/03/2019

Kongresi teatral mund të cilësohet përmbledhtas si fundi i një marrëzie që tentoi te fshihte lindjen e një marrëzie tjetër, po aq të tmerrshme dhe akoma më të rrezikshme nëse nuk parandalohet.

Edi Rama u shfaq përpara turmës së ardhur në shumicë me detyrim nga Erion Velaj, i tronditur dhe i çoroditur sepse kjo ishte shfaqja e fundit e madhështisë së marrëzisë së tij. Një tronditje dhe çoroditje që s’mund të shpjegohet vetëm nga çrregullime të rënda shëndetësore, por mbi të gjitha nga frika dhe sidomos inati që e kishin detyruar tja transferonte stafetën një personazhi, Erion Veliajt, i cili në e ditën e ‘funeralit’ të karrierës së Edi Ramës kishte organizuar ceremoninë ‘madhështore’ të transferimit të stafetës, pra në realitet të lindjes së tij.

E gjithë shfaqja ishte një skenë at-vrasje perverse ku djali lind atë ditë që vret të atin i cili detyrohet të luajë skenën e fundit të marrëzisë së tij përballë djalit at-vrasës sepse është detyruar t’ia transferojë stafetën pikërisht në momentin kur ai ka frikën më të madhe. Mund të cilësohet pa as një dyshim si shfaqja e Fundit të një Marrëzie që ka krijuar fatkeqësi të paimagjinueshme për shqiptarët por që ndërkohë fsheh lindjen e një Marrëzie shumë të tmerrshme dhe më të rrezikshme nëse qytetarët nuk ndërgjegjësohen dhe nuk e parandalojnë që sot.

****

Në këtë ceremoni makabre, Edi Rama duke menduar vetëm sesi do ti shkojë halli i tij, s’tha dhe s’mund të thoshte asgjë për hallet e shqetësimet e të varfëve, studentëve, të papunëve, pensionistëve, të pastrehëve.  Në këtë ceremoni funerali, Edi Rama ishte i detyruar të heshte për gjithçka kishte të bënte me transferimin e çelësave te pasuesi at-vrasës dhe kundërshtarët e tij që kishin filluar të rreshtoheshin pas liderit të ri që ishte kujdesur po ashtu ti vendoste edhe ata në krye të vendit.

Prandaj Edi Rama, në kulmin e zemërimit të brendshëm, i paaftë për të sulmuar kundërshtarët e marrë në mbrojtje nga pasuesi at-vrasës, vetëm shau e mallkoi opozitën e vërtetë, kundërshtarët e veçanërisht median e portalet kundërshtare. Ai me ulërima e gjeste, me fjalor banal dhe fjalë të ndyra, tentoi tjua lehtësonte mbështetësve por edhe vetvetes hidhërimin për këtë mënyrë largimi që nuk e kishte menduar se do të vinte kaq shpejt e në këtë mënyrë. E mundonte shumë edhe frika se pasuesi do të ishte më at-vrasës se ç’kishte qenë ai vetë i cili për më tepër e kishte ftuar Fatos Nanon në këtë ceremoni funerali për ti treguar Erion Veliajt se vjen një ditë dhe do të kesh nevojë edhe për ‘babanë’, por do të jetë shumë vonë.

Rama, po aq tmerr ndjente edhe nga lajmi i përhapur për sëmundjen e tij, gjë që kërkonte ta maskonte me ulërima e sharje, ndërkohë që shumica që e ndiqte, përfshi edhe ata që s’kuptonin se çfarë po ndodhte, filluan të mendonin të kundërtën e madje të bindeshin se ai është i sëmurë rëndë, vetëm e vetëm nga sjellja e gjestet e tij.

****

Kongresistët demostruan  heshturazi dhe përmes duartrokitjeve të sforcuara mungesën e mbështetjes për Edi Ramën, ata mendonin se Rama e kishte mbaruar misionin si kryeministër por nga frika e humbjes së zgjedhjeve mendonin se duhet ti jepnin një mbështetje të përkohshme, aq sa do ti duhej Erion Veliajt të forconte pozitat në krye të partisë dhe që partia të mos shpërbëhej plotësisht. Kongresi ndonëse tentoi të tregonte unitet tregoi qartas përçarje e shpërbërje, ose më saktë rialokimin e dy formacioneve, ‘të kënaqurve dhe të pakënaqurve’, por duke shfaqur haptas uljen e mbështetjes ndaj Ramës që e shumica e mendonte se është në largim e sipër dhe rritjen e mbështetjes ndaj Erion Veliajt që me vendosmëri e shpejtësi= po vazhdonte të rriste numrin e mbështetësve dhe të forconte pozitat e klanit të tij duke demostruar se do të jetë ai që do të bëjë listën e deputetëve të ardhshëm. 

Rama s’tha asgjë për trashëgiminë e FRESH ndërkohë që Erjon Veliajt as nuk i duhej më kjo trashëgimi sepse ja kishte arritur qëllimit ta varroste së bashku edhe me Ramën edhe FRESSH-i e ta zëvendësonte me MJAFT pra G99, të cilët mishëronin edhe veti e cilësi të përbashkëta. Rama në heshtje, dhe Veliaj aktiv, demostruan se PS ishte tashmë e pakallur që s’i duhej askujt dhe që duhej futur në muzeumin e sektit të Erjon Veliajt.

Ndërsa Rilindja, e vjetëruar nga qeverisja e dështuar e ‘babagjyshit’ Rama, u shfaq si një etiketë ‘arkaike’ mbi fytyrat e ministrave të larguar nga Rama nën presionin e studentëve dhe të atyre anonimë që Rama i kishte sjellë së fundmi për të shpëtuar lëkurën e tij por që kishte dështuar në sajë edhe të marifeteve të Erion Veliajt.

Erion Veliaj dhe Edi Rama bashkoheshin në një pikë tek regjia e stilit koreano-verior, që të dy së bashku ishin kujdesur, edhe me idetë e mentorit të tyre të përbashkët, ta bënin së më pompoze dhe impozante për syrin e shikuesit në televizion. Ndërkohë që Erion Veliaj ishte kujdesur për çdo detaj, veçanërisht për hedhjen e parullave dhe shpërthimin e duartrokitjeve në mbështetje të liderit të ardhshëm, Erion Veliajt.

Regjia duket ishte e menduar mirë që të jepte përshtypjen e autoritarizmit, të pompozitetit, të masivitetit, të shkëlqimit ekstrem dhe të gjithçkaje nën kontroll e të padepërtueshme nga askënd…Kurse ulurimat duhet të amplifikoheshin edhe nga teknika për të krijuar idenë e dominimit e të fitores absolute dhe fshehur cdo lloj shënje dyshimi e frike.

***

Edi Rama, e vecanërisht Erjon Veliaj kishin porosi të ruanin edhe për pak kohë imazhin e prezencës së gardës së vjetër, që kishte pranuar ti servilosej  rradhazi Majft, G99 dhe Rilindjes, thjesht për të gënjyer socialistët e mërzitur e të zhgënjyer ose më saktë për ti mashtruar me tezën se ‘etiketa e partisë së tyre ishte bazamenti i sukseseve të deritanishme por edhe të ardhshme’. Gramoz Ruci do të fliste vetëm me ‘imazhin e tij’ dhe heshtjen e ngrysjen e vetullave. Kurse ‘filozofi marksist’, Servet Pëllumbi, ndonëse mezi qëndronte në këmbë, u shit nga rregjia si simboli i moderacionit dhe i politikës së vazhdimësisë socialiste të Edi Ramës, ndonëse ishte ftuar vetëm në momentin e fundit të flistë meqë Nano ja kishte përplasur në fytyrë ftesën, ndërkohë që kishte ardhur më shumë për të bindur lidershipin e ri se tani kishte ardhur koha që djali i tij të bëhej ministër. Ai mbështeti me tezat e tij marksiste Edi Ramën, duke hequr paralele mes ngjarjeve në Francë dhe  Tiranë e deklaruar se ‘po ashtu si në Francë as në Tiranë s’ka dhe s’duhet të ketë zgjedhje të parakohshme deri sa situata është në kontroll si nga Rama ashtu edhe nga Makron’…fjalë e cila shkaktoi ilaritet madje edhe mes mbështetësve të Ramës dhe zemërim mes mbështetësve të Veliajt, për shkak të vjetërisë së argumenteve të tij bajate.

****

Shumë nga ish-ministrat, ish-deputetë dhe biznesmenë të bërë të famshëm gjatë qeverisjes së Edi Ramës, si Fatmir Xhafaj, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati e tjerë dhanë shenja distancimi nga Rama dhe afrimi e mbështetje ndaj Erjon Veliajt… aq më tepër që interesat e ngushta të biznesmenëve për ndonjë leje ndërtimi zgjidhen tashmë më lehtësisht me Erionin por edhe sepse shumë shpejt mendohet që Erjoni do të ketë në dorë karrierën e të gjithë grupimi klientelist.

Më konkretisht, Arta Dade, Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati, por edhe shumë të tjerë, tashmë të deklaruar publikisht për largimin e Edi Ramës, u rrjeshtuan haptas në mbështetje të Erion Veliajt… duke menduar se vetëm kështu do të kishin ndonjë shans për të zhvatur ndonjë copëz të vogël nga tepsia që shumë shpejt ata mendojnë se do të jetë nën kontrollin e Erion Veliajt apo së paku për të patur të sigurtë kandidimin për deputet në një pozicion të sigurtë.

****

Edi Rama, Erion Veliaj dhe të gjithë të tjetër, miq e armiq mes tyre bashkoheshin në një pikë; të gjithë folësit pa përjashtim sulmuan ashpërsisht opozitën duke patur parasysh se kriteri kryesor për të bërë karrierë në parti është jo vetëm servilizmi ndaj kryetarit të radhës por mbi të gjitha agresiviteti dhe gjuha e hakmarrjes e armiqësore ndaj kundërshtarit, ndaj opozitës, ndaj lidershipit të opozitës pa harruar edhe një gjuhë të ashpër e ofenduese edhe ndaj medias dhe gazetarëve kundërshtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gramoz27/03/2019 00:42

Gjalle qenka marksisti servet pellumbi?! Me kujtoi kohen kur i pjerdhuri nga pleqeria barba spirua, uluriste duke u dridhur, edhe gjak do derdhim dhe pushtetin nuk e leshojme, nderkohe qe i shpetonte shurra ne breke. Kjo mu kujtua tek fliste marksisti servet qe ne kohen kur drejtonte parlamentin, ju drejtua nje deputeti te PD, me respekt per mua se jam plagosur ne lufte ne moshen 6vjeçare, eh keshtu eshte serveti edhe gaztor, si gjith gaztoret e PPSH.

krasasi tp26/03/2019 18:54

Nje analize e sakte.Kongresi i PS na lejoj te kuptojme me shume,pertej fasades,çfaqes e dukjes dhe te biem brenda ne"tepsine" e pushtetit qendror dhe ate lokal.Se çdo "tepsi"sa ngjan, aq dhe dallon nga tjetra, qofte nga asortimentet ,nga pesha,madhesija dhe sidomos nga talenti i shefit te guzhines dhe ndimsave rreth tij,"Me jep nje gaç nga tepsija jote, te jap nje gaç nga imja".Nuk besoj se sherri lindi aty.Ashtu siç analizon redaksija,mos perputhjet nuk jane pune, vetem dhe thjesht tepsije.Si te shkeputemi nga rrethi vicioz, ku hedhja nga nje hu ne tjetrin,nuk na kthehet ne mesim.Ndoshta nga qe per shume rrethana,huri na ka kercitur ne kurriz dhe nuk ka ngjare, qe huri te na hyj ne vend te lig.Kemi pasur kete radhe nje rast ideal, per te çelur negociatat me BE dhe me vone per te analizuar, se kush je ti e kush jam une(vjerra me nusen u zune).Shansi iku, dhe e vetmja alternative qe ngelet, eshte perballja.Nderhyrja e Presidentit dhe e partnereve nderkombetar eshte e domosdoshme.Te gjenden modalitetet qe opozita te kthehet ne Parlament, minus ata qe ju eshte "suprimuar" vendi.Reforme zgjedhore, zgjedhje lokale dhe te pergjithshme pas, e parakohe.Mos çeljen e negociatave na i kane borxh bytheksiqt e mjaftit dhe politikanet qe kane probleme me ligjin.Vath ne vesh dhe gjithkush do mar reston.

t26/03/2019 18:36

lalplehra prifet kot,,sepse rrjedha e ngjarjeve do ta nxjerri jasht loje

Nimet Muti26/03/2019 17:51

O Cuci i Lasgush Poradecit...qen i zgjuar me nje fjale,bukur ke shkruar..
Po jo model koreano-jugor o djale!!!!
Koreja e Veriut eshte komuniste o Cuci...

Albi26/03/2019 16:39

Kete mund ta thote ndonje qe ka info te brendshme. Une nga jashte nuk pashe as shkelqim, as energji, as, masivitet, as madheshti, as nderrimi stafetash, me pak fjale nje asgje, pervec nje pedofili si shef te komunales dhe nje lunatiku gojeshthurur. As takimit te vlores nuk ja kaloi.

Shto koment

Denonco