I padialogueshmi që thërret ‘dialog, dialog’

I padialogueshmi që thërret ‘dialog, dialog’

Nga Haris Vongli - 26/03/2019

Dialog, dialog, dialog? A mund të bëhet dialog me të padialogueshmit? JO!

Studentët, që në dhjetor të 2018-s, paraqitën një sërë kërkesash për ndryshimin e gjendjes së arsimit në vend, plot 8 pika. Sot, fare pak muaj më vonë, ku ende ndihet pesha e jehonës, nuk është plotësuar asnjëra prej tyre, pavarësisht propagandës boshe të partisë shtet. Sot, studentët janë kthyer në auditorë sepse u është bërë presion mediatik, dhe jo vetëm, ndër të tjera, për dy gjëra kryesore: 1. Se ata do të humbnin vitin akademik nëse do të vazhdonin me protestat dhe 2. Se atyre do t’u hiqeshin prindërit nga puna, siç ka ndodhur në disa raste, kryesisht nëpër rrethe.

Në kulmin e protestave studentore dhe gjithashtu në kulmin e refuzimit për dialog nga ana e studentëve, në mbarë vendin, kryeministri i vendit mblodhi në një emision televiziv në ‘Top Channel’ një grup studentësh të cilët nuk përfaqësonin aspak studentët e tjerë apo kërkesat e tyre të bujshme e mëse bazike dhe aty u pa fare qartë se e gjitha ishte asgjë më shumë se sa një shfaqje e stisur e Ramës, një siklet i madh i të rinjve, një teatër televiziv. E gjitha kjo nuk i shërbeu askujt, por përkundrazi, tregoi edhe njëherë se pushteti ka në dorë të manipulojë masën, të keqinformojë opinionin publik, të kontrollojë mediat dhe të marrë përsipër gjithçka tjetër veçse përmbushjen e kërkesave të studentëve nëpërmjet ushtrimit të detyrave të tij.

Kryeministrja britanike, Theresa May, bashkë me kabinetin e saj, u ofrua me një sërë kushtesh dhe propozimesh, paketë për ‘Brexit’ dhe në momentin që disa prej atyre termave ndryshuan rrugës, katër prej ministrave të kabinetit të saj dhanë dorëheqjen, pasi nuk mund të bënin kompromis për një çështje për të cilën ata nuk kishin rënë dakord si fillim. KJO TREGON SE NDERGJEGJA INDIVIDUALE E GJITHËSECILIT PËR TË MBAJTUR PËRGJEGJËSI PËR GJËRAT QË THOTË DHE BËN, MBI TË GJITHA NË NIVEL VENDIMMARRJEJE, ËSHTË SHUMË E MADHE. Kjo mungon në Shqipëri, pasi skandalet imponohen krejtësisht si standard normal për qeverisjen dhe për ata që i bëjnë asaj, fatkeqsisht, avokatin mbrojtës, në kundërshtim të plotë me interesin publik.

Në çdo vend perëndimor ajo shfaqje teatrale e Ramës duhet të bënte që ai të largohej, por kjo nuk ndodhi, sikurse nuk ka ndodhur për shumë raste të tjera flagrante të këtij lloji. Askush nuk mban përgjegjësi për asgjë, askush nuk jep dorëheqjen, Askush nuk i jep drejtim dhe zgjidhje gjendjes kaotike.

Motori i propagantës aktuale punon në fakt për një gjë, për të thënë se tetë kërkesat e studentëve janë plotësuar, ndërsa e vërteta është krejt ndryshe. ASNJË KËRKESË E TYRE NUK ËSHTË PLOTËSUAR SIÇ ATA KANË KËRKUAR. Absolutisht Jo.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp26/03/2019 19:20

Znj.Vongli, duhet te jete "doktoreshe shkencash".Bashke me Arlind Qorrin dhe nje dyzin butheksiqesh te mjaftit ,duhet ta krejn revolucionin.Keta per 4 vjet i zen me hut fshataret dhe u rrembejne vezet dhe dy barishte qe nxjerin per te shitur dhe kur ju duhen votat shkojne dhe ju lypin votat me bythlepirje.

Shto koment

Denonco