Rilindja duhet të falenderojë opozitën!

Rilindja duhet të falenderojë opozitën!

Nga Jorida Tabaku - 26/03/2019

Magjistarët e propagandës që sot përfaqësojnë qeverinë dhe mazhorancën duhet të jenë të parët që duhet të falenderojnë opozitën për projektin prej 1.5 mld eurosh të TAP dhe atë 500 mln euro të Devollit. Janë këto dy projekte që kanë mbajtur në këmbë investimet e huaja direkte për 4 vjet në Shqipëri, natyrisht kanë mundur të ushqejnë edhe propagandën e qeverisë. Ne qofte se sot kemi nje rritje ekonomike pavaresisht krizes kjo eshte vetem fale ketyre dy investimeve.

Por, me sa duket vesi i nxënësit të dobët që kopjon zgjidhjen e ekuacionit nga nxënësi më I mirë, del me shpirtin. Kësisoj fodullëku I qeverisë nuk mund të pranojë se për katër vite nuk ka sjellë qoftë edhe një investitor serioz për të shpenzuar as gjysmën e shifrës të projektit TAP. Shifrat kokëforte vërtetojnë se pa këto dy projekte të fuqishme investimet e huaja do të ishin rreth 1.9 mld euro më pak se sa janë aktualisht. kjo shifër është sa dyfishi i vlerww totale e IHD-ve për vitin 2018.

Deri më tani, qeveria nuk ka asnjë projekt serioz për investimet e huaja, asnjë propozim konkret. Bilanci i saj me përthithjen e tyre është sterrë. Kjo sepse bizneset e huaja nuk kanë garanci në një qeveri dhe mazhorancë të inkriminuar, që parapëlqen paratë e drogës përpara parave të biznesit, që preferon oligarkin përpara tregut të lirë, që preferon dhunën ndaj sipërmarrjes përballë nxitjes së saj.

Sot ligje speciale vijne ne kuvend ku gjithmone mbeshtesin te fortin, sot lulezojne vetem industri qe mbeshteten nga qeveria dhe nuk ka me treg te lire. Sot prona eshte ne rrezik, taksat jane mbingarkese, sot tregu nuk funksionon.

Rilindja sot, duhet të falenderojë opozitën. Së paku bilanci i IHD-ve është pozitiv pasi ky vend është qeverisur prej njerëzve të përgjegjshëm që mendjen nuk e kanë pasur tek propaganda por tek vlera e shtuar në ekonomi. Taksa e sheshte prej 9 %, besimi ne institucione, respekti per pronen e per punen mund te riktheje investitoret e huaj dhe besimin ne ekonomi!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco