Kur politika e media luajnë me etikën - Nga çimkadrinjtë e medias te Ram(q)çimi i Rilindjes

Kur politika e media luajnë me etikën - Nga çimkadrinjtë e medias te Ram(q)çimi i Rilindjes

Nga Arben Vata - 24/03/2019

Qysh në fillim, dua të them se nuk jam dakord me disa media dhe nuk është aspak etike e njerëzore që t'i dëshirosh dikujt vdekjen apo sëmundjen, siç ka ndodhur me politikanë të tjerë në të shkuarën e tani me Edi Ramën.

Ai dhe gjithë të tjerët që mund të kenë bërë krime, të përgjigjen para ligjit. Para Zotit ne nuk shohim gjë se çdo të ndodhë. Duam të dimë se çfarë do të ndodhë me ta ( jo me femijët e tyre), këtu në Tokë. Përndryshe, do mësohemi me të keqen e do të themi " nuk kemi çfarë t'i bëjmë. E dënon Zoti ".

Ndaj, të shkuara z Rama nëse për momentin jeni sëmurë. Dhe për të "shmangur " llafet e kundërshtarëve, portaleve e "kadrinjve", nxirrni telefonin aty ku ndodheni, brenda e jashtë shtetit e trego çfarë po bëni se jeni kryeministri. Ju dergoni foto e video edhe kur bëni dush zoti Rama. Për inat të mediave mund të postonit dicka si psh duke luajtur baskeboll apo bërë palestër; pra që nuk je prej atyre që "pi mall". Se njerëzit i mori malli zoti Rama dhe mezi pritën që ti të bëje "palestrën" e radhës me median. Dhe ku? Në kongresin e PS.

Zgjodhe të merreshe me kundërshtarët dhe e hape sërish krahun duke goditur e anatemuar mediat. A thua se mediat janë shkaku kryesor për situaten e vendit. (Në fakt ato kanë nje pjesë të madhe të përgjegjësisë, pasi shumica është vene prej vitesh në shërbim të qeverive dhe interesave ekonomike të pronarëve të tyre dhe jo publikut).

Por ngaqë nuk rrini shumë në Shqiperi z Rama, ndoshta nuk e dini se njerëzit nuk mund të gënjehen nga media. Ata jetojnë perditë aty dhe e shohin realitetin më mirë dhe më qartë se ju. Nuk po them atë që thotë Opozita dhe raportet ndërkombëtare se qeveria e blen votën. Thënë këtë z Rama nuk është e thënë se ata që shesin votën të mendojnë njësoj si ju. Ndaj as mos u kërkoni atyre që të shperndajnë postimet e tua dhe të qeverisë.

Nese këtë e bëjnë servilët e qeverisë (por edhe opozitës), politikani duhet ta kuptojë se ky eshte urdher dhe jo dëshire. Ndaj, mos u merrni me mediat dhe informacion in që ato shpërndajnë z kryeministër. Mos u tallni e mos ironizoni me mediat kur ata nuk të përgjigjen dot direkt. Ata mund të përgjigjen me qindra artikuj nga "kazanë " mediatikë nga gjithë bota, por edhe me dhjetra raporte që ia nxijnë fytyren qeverisë, si psh ai fundit për nivelin alarmant të korrupsionit .

Gazetarët por edhe njerëzit e thjeshtë mund të përgjigjen edhe personalisht, madje edhe me lojë fjalësh, siç ju pëlqen. Psh një qytetar në zonën e Kukësit nga është edhe gazetar Çimi që ju e sulmoni shpesh, mund t'u drejtohej kështu "Pse shani gazetarët kur ju vetë nuk jeni në rregull o Ram(q)çimi i Rilindjes?!". (Ju e dini se kjo nuk është e qëllimshme pasi në ato zona e ngaterrojne q me ç, gj me xh, siç edhe në Jug y me i psh). Por ama do të dukej abuzive, jo etike dhe sigurisht që as kjo nuk është korrekte të thuhet. Ashtu sikurse nuk është korrekte që ju talleni e lakoni emra gazetarësh, politikanësh apo njerëzish të thjeshte.

Aftësia për të luajtur me fjalët nuk ju bën patjetër rilindas, zoti kryetar i Rilindjes Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku24/03/2019 15:20

Shumë e drejtë Z. Vata. Madje mund ta kishe këshilluat të merrte shëmbëll (të kopjonte) LalFikun , i cili edhe kur shkon në Kolumbi për "miell" ose në Brazil për "eksperiencë shoqërie të hapur pa dallim seksi", në media del duke mbjellë pemën e ditës diku tek zona e gardës tek liqeni.

Opozita24/03/2019 15:04

Ramq(ç)imi i Rilindjes!
Perle dhe vetem nje kukesian me ja kthy pergjigjen me kete finese!
Respekt per Kukesianet, pasi ishin te paret qe ia “ thyen” turijte Ramq(ç)imit te Rilindjes!

t24/03/2019 14:07

e verteta eshte se deri tani atij nuk i ka hyre asnje gjemb ne kembe dhe e ardhmja nuk premton asnje ndeshkim ligjor per te,prandaj i eshte lene zotit fati i tij.

Askushi24/03/2019 13:56

Dikur luteshim qe Enveri te vdiste se nuk kishte rruge tjeter, keshtu ndodhe me te gjithe doktatoret, dhe tani persa koh qe populli nuk ngrihet, persa koh populli nenshtrohet, athere eshte shume normale dhe njerzore qe te shpetoj nje komb nje popull, edhe duke kerkuar vdekjen e diktatorit, mafjozit, kriminelit.

Shto koment

Denonco