Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Dy fjalë Edi Ramës

Dy fjalë Edi Ramës

Nga Çim Peka - 24/03/2019

Qëndrimin tim personal dhe linjën editoriale të SYRI.net kurrë nuk e kam parë si luftë personale me personin Edi Rama, por me Kryeministrin Rama dhe modelin e tij të qeverisjes.

Si rrjedhojë, asnjëherë nuk të jam përgjigjur personalisht, dhe i kam qëndruar larg sulmeve nën-brez.

Nuk e kam marrë personale as kur detyrove pronarin e një televizioni modest të mbyllte emisionin tim ‘Fakt’ duke më nxjerrë në rrugë të madhe. Madje, thelle-thellë të kam falënderuar, sepse ishte ajo ndërhyrje brutale e Kryeministrit kundër gazetarëve kundërshtarë (si mua u ndodhi edhe shume emisioneve dhe gazetarëve), që më detyroi të hapja portalin SYRI.net.

Sot, falë qeverisjes tënde, SYRI.net ka një audience prej 450-500 mijë vizitorë në ditë, më shumë se të gjitha mediat e qeverisë sëbashku. Në aspektin profesional, edhe për ketë të falënderoj.

Shfaqjen e shëmtuar dje në sheshin Nënë Tereza e kam ndjekur nga larg dhe pa nerv. Thjeshtë kisha një kureshtje profesionale për të parë spektaklin e kalimit të pronësisë së Partisë Socialiste nga Edi Rama tek Erion Veliaj.

Duke e ditur se spektakli i sotshëm nuk ishte hapja e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale (pasi nuk do të ketë zgjedhje lokale), por ‘de facto’ kalimi i stafetës nga Rama tek Veliaj, më tepër prisja të shihja se si do të ishte pikënisja e Erion Velisë si lider i Partisë Socialiste. Por, jo! Sot e kishe me mua, dhe kolegët e mi.

Klithmat e pushtetit ndaj mediave që nuk janë me të dhe ndaj meje personalisht në anti-mitingun e Rilindjes i marr si një kompliment të madh profesional, dhe si motivim për të vazhduar më tej.

Por, nuk mund të rri pa t’i thënë dy fjalë ty si Edi Ramë.

‘Selamin’ që më dërgove para 7000 fytyrave të vrara e të sjella me forcë në atë shfaqje të shëmtuar, po ta kthej me ‘Selam’ përmes 500,000 lexuesve të SYRI.net. Nuk të jam përgjigjur as kur më ke dërguar sekserët e tu për të më blere.

As nuk të jam përgjigjur kur më ke kërcënuar haptazi e midis rreshtave, nëpërmjet shqiptarëve apo të huajve nën avujt e nxehtë të alkoolit në zyrën tënde. Por një gjë po të them: As nuk më blen. As nuk më shantazhon. E, as nuk më ndalon dot.

Duke qenë se kam zgjedhur të merrem me ty jo personalisht, por publikisht dhe politikisht, po të them gjithashtu se je i pashprese. Dhe nuk ta ka fajin askush. As kundërshtarët politikë. As kundërshtarët brenda partisë tënde. As kundërshtarët mediatikë. As të brendshmit e as të jashtmit.

Nëse të ka djegur se kam informuar publikun për shëndetin e Kryeministrit të vendit, unë e shoh si detyrim profesional të medias, jo vetëm këtu, por kudo në botë.

Vetëm diktatorët kanë problem bërjen publike të problemeve shëndetësore, sepse sundimin e tyre e ndërtojnë mbi frikën, dhe të qenit i sëmurë i bën vulnerabël. Ndoshta ti ke frikë të përmendin sëmundjen, se sëmundja të kujton vdekjen, por ky është problem psikik i yti.

Nuk kam zgjedhur të informoj publikun në lidhje me atë se kush të ka shoqëruar, kush të ka pritur në aeroport dhe me çfarë makine, sa kohë të është dashur për të mbërritur nga aeroporti në spital, dhe kush të ka shërbyer nga stafi mjekësor. Jo se nuk përbën skup mediatik, por se kam ruajtur një etikë profesionale për tu përqendruar vetëm në ato elemente që I shërbejnë publikut. Madje, as nuk të kam përmendur sëmundje të tjera, që janë më të rënda se katër stenta venozë, sepse janë gjëra tepër privatë dhe të vetë-shkaktuara.

Ne të dy e dimë se ti ke prekur fundin tënd. Po ashtu dimë se nga sot ti nuk je më kryetar I Partisë Socialiste, por Erion Veliaj. Dimë edhe se me shfaqjen e sotshme të përdhunoi duke të detyruar t’ia kalosh Partinë me spektakël.

Dimë edhe gjëra të tjera.

Dimë që grupi parlamentar të është ndarë në dysh. Se deputetet, disa prej ministrave, drejtorët, e shefat e policisë po vrapojnë për të gjetur pronar të ri brenda dhe jashtë partisë. A nuk janë minjtë që e ndjejnë të parët tërmetin?

Dimë që je i marrë peng nga krimi, dhe nuk të lenë të largohesh.

Dimë se lidhjet e tua me krimin janë të hershme, shumë më të hershme se para se ti futeshe politikës.

Dimë që ke probleme financiare ne Singapor e Hong Kong. Dhe se preferon të punosh me femra. Po ashtu, nga Delaware në New Jork.

Dimë se je futur në pazare territoresh dhe se të kanë kërcënuar edhe fizikisht.

Dimë se ka një duzinë shërbimesh që të njohin me dhëmbë e dhëmballë, dhe ti e di këtë.

Dimë edhe që po kërkon marrëveshje. Jo me shqiptarët, por me të huajt. Marrëveshje, jo për zgjidhje politike, por për vete. Marrëveshje që nuk po e gjen në Europë, e po shikon larg në lindje.

Dimë se do të urresh veten kur të mësosh se ata që ti sot mban më afër, bash ata po të shesin. Më shumë akoma do të shesin kur të mos jesh më.

Dimë se pa përjashtim të gjithë ata që po të rrinë afër, nuk e kanë prej idealizmit apo lidhjes shpirtërore me ty, por prej interesit, dhe kur të vijë momenti që tua kesh nevojën, nuk do të jenë aty për ty.

Dimë që nuk do të ikësh pa bërë dëm. Nuk e Dimë sa dëm do bësh. Këtë vetëm ti e di.

Dimë edhe se frikacaku dhe i ligu është më i rrezikshëm se trimi dhe i forti.

Por, si përfundim një këshillë politike dhe personale po ta jap: ke futur 37,000 kryefamiljarë në burg për rrymën elektrike, ke vjedhur miliarda dollarë me oligarkët e tu, ke marrë me dhunë prona, e ke rrafshuar qindra shtëpi, ke shkatërruar jetë, ke blerë e je shitur, dhe ja ku jemi.

Gjej një zgjidhje së pari për vendin, e së dyti për veten!

Sa për mua, po të them se këtu me ke!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Bobi26/03/2019 19:41

Te lumte Cim. Nje bravo te madhe.

Nepunesi26/03/2019 08:59

Nuk ka cfare te shtosh.

Ervis25/03/2019 19:39

Z. Peka....complimenti. E lexoj Syri .net te pakten 50 here ne dite...Jetojme ne Norvegji familjarish dhe ju ndjekim Non-stop. Nje sugjerim miqsor ....po nuk iken Fevziu me shoke populli jone nuk ndergjegjsohet, shum pune keni per te ber se jeni i vetmi qe thoni te vertetat. Respekte juve dhe stafit te mrekullueshem ! Zoti ju dhante force !!!!

Dapi25/03/2019 14:51

Ti je Drudgereporti i shqiptareve o cin peka...

Noci noc25/03/2019 14:41

Rrofsh o Cimo. Gjate gjith ketij kalvari me kete te cmendur dhe kete menxyre qe zuri shqiperine ke qene nje ze arsyje llogjike dhe shprese per shume shqiptare nga mengjesi ne darke.
Faleminderit per gjith punen mundin e sakrificen, uroj qe cdo shqiptar te lexoje kte faqe perdite.

Many 25/03/2019 12:51

Mos e lejoni Ramen ta lexoje se pas infarktit e ka rradhen ishemija!

Meta25/03/2019 12:22

I madh je, leshoje dhe ne youtube.

Sheki25/03/2019 09:46

Mos e ndrysho kete shkrim, bile postoje cdo jave, zt. Peka

asi25/03/2019 09:25

You are the best.
Ju jeni me i miri i penes ne Shqiperi. Mos u druaj te shkruash te verteta se ky popull i kerkon me ngulm, por ka dhe shurdhe qe tua thuash qindra here mezi kuptojne. Keshtu me penen tende shkruaj sa me qarte edhe per kete kategori njerezish.

ariu123425/03/2019 09:19

Bravo Peka Gazetar me dinjitet e jo sahan lepires si Baze qe deri dje e nxori lakuriq neper te gjitha medjat ramen e sot e 6 vjet vetem e lavderon e lavderon si lypsar

Pp25/03/2019 06:49

Jam lexues i portalit Syri net qe nga dita e pare.
Cim Peka eshte burre. Shkrimet e Syrit kane qene objektive dhe me taban. Syri eshte kritik edhe ndaj Bashes qe ne fillim e jo si Dita qe filloi ndaj Rames kur ju preken interesat.
Ky shkrim eshte nje drite shprese per gjithe Shqipetaret qe te hapin syte e mos bien nga shiu ne bresher.
Te lumte Cim Peka je Patriot trim. Nuk ben keq te informosh publikun me detaje per semundjen se ne qofte se ka genjyer te kerkoje falje. Te gjithe uriam sherim per te dhe ai tallet.
Suksese te metejshme gjithnje ne sherbim te popullit duke i bete opozite bllok te gjitha qeverive qe do jene ne pushtet .
Boll ka vuajtur ky popull.

Leka 25/03/2019 03:17

Respekte pa fund

Zamira 24/03/2019 23:30

Cdo germe ne kete shkrim eshte ajo cfare ndiejme ne te gjithe qe e lexojme dhe shikojme Zoti ndihmofte shqiptaret dhe ShQIPERINE qe sot ndodhet ne udhe kryq

Xhomolunga24/03/2019 21:42

"A nuk janë minjtë që e ndjejnë te parët tërmetin?"
Kjo nuk vlen vetëm për edramën Çim apo jo?!

Shqiptari24/03/2019 21:33

Nxirri te gjitha te palarat qe di per kete ndyresire. Tregoja rilindasve pederaste se kush kriminel e priti, kush e mori, kush e shoqeroi, kush i vuri narkozen dhe kush e percolli te semurin psiqik. Tregoje qe ta marri vesh edhe Erisa se kush eshte "Skenderbeu" i saj i pjerdhur nga te gjitha anet. Por ai nuk vlen as sa bajgat e kalit te Skenderbeut.

RAMADANI24/03/2019 19:04

ZOTI E BERI RAMA-DANIN KRYEMINISTER PER TU HAKEMARE NDAJ ATIJ. AI ESHTE NE FAZEN E RESHKITJES NGA TRURI DHE KUR TI RESHKASE FARE(SHUME SHPEJT) DO TA SHIHNI RRUGEVE TE TIRANES SI DIKUR XAN GALLATEN. KA SHUME KUSURE PER TE LARE DHE ZOTI DO TA BEJE XAN GALLATE SHUME SHPEJT.

Rami Kristaq Murrizi24/03/2019 18:14

Joooo shume but qeni vjedhur do me shum dajak me purteka qe ta uli tempin e lehjes

Italian24/03/2019 18:03

Complimenti...
Quel bastardo merita un pena di morte per quel male che afato quel paese...
Un primo ministro malato di mente...

Tarasi24/03/2019 18:00

Çim Peka je madheshtor, bukur, bukur , ja ke thene horrit!!

Italian24/03/2019 18:00

Complimenti...
Quel bastardo merita un pena di morte per quel male che afato quel paese...
Un primo ministro malato di mente...

Toni24/03/2019 18:00

Nje bravoooooooo shume te madhe per ty , Cim PEKA

albana24/03/2019 17:24

me bukur ska ku te shkoje, te lumte pena

Genci24/03/2019 17:21

BROVO CIM PEKA !

JIm24/03/2019 17:06

Te lumte Cimo!

Edvin24/03/2019 17:01

Nuk te bie fjale ne toke.Une po shtoj,qe E-drama do te kete nje fund te tmerrshem,,si do te sillet ai ne vijim.Ai ka humbur edhe te drejten per meshire

Llaqi 24/03/2019 16:54

Bukur

Nini24/03/2019 16:30

Nuk ke c'te komentosh! Vec TE LUMTE Cim Peka!!!

Shqiptari24/03/2019 15:44

Bravo Çim Peka! Supozoje se ke folur me zerin tim, ke folur me zerin e çdo shqiptari te ndershem! Ja ke plasur ne fytyre ketij monstre te pamoralshem, kriminel, sadist, nazist dhe te pashprese!
Une jam njeri nga 500 mije lexuesit dhe komentuesit e rregullt te perditshem te portalit tend kaq dinjitos, te vertete, real dhe mjaft prestigjioz!
Keshtu vazhdo i nderuar Çim, mos u tremb nga frikacaku dhe i semuri pathologjik!
Edhe Rama edhe Veliaj moren fund, te dy ne te njetin kosh plehrash kane per te perfunduar! Ata jane rruges drejt koshit te plehrave te historise dhe drejt qelise, atje ku e kane vendin te gjithe plehrat e Sorrosit ne te gjithe boten!

Daj Jaku24/03/2019 15:43

Shumë saktë, zoti Peka, ose Çimi, Por sa e saktë edhe akoma më e frikshme Mjerë shqiptarët që njëlloj si pulat, e çajnë bythën për dy lek. (shesin vezën/votën një herë në dy vjet dhe mburren kush e shet dy lek më shtrenjtë se sa i afërmi në kafaz). Sa për kalimin e PS nga Edvini tek Erioni (si paketë aksionere me çmime të pa konceptueshme për publikun, njëlloj sikurse veproi Nano me Edvinin), Erioni do ta paguajë voten/vezën e pulave në kafaz tre lekë, sepse ky i fundit do vendosë taksa popullit edhe për ajrin që do zënë kullat e betonit, ka shumë talent ky kopili i babilonisë për të shpikur taksa e rritje tarifash. Do biem nga shiu dhe breshëri në gurë prej qiellit. Deri sa të mbarojnë edhe gurët.

Gramoz24/03/2019 15:37

Je i modh Çim Peka, ja ke perplas ne surrat te gjitha pislliqet edver qenefit. Vazhdo keshtu plako dhe hiç mos ta nij per edverin dhe per gjith qenerine dhe hajduterin ripjerdhiste.

Student24/03/2019 15:15

I pa pare

Arber24/03/2019 15:01

Nese janë jane stenta arteriale jo venoze

ervin24/03/2019 14:57

Je gazetari me i madh i ketyre 30 viteve sinqerisht, Ja ke qendisur ashtu si e meriton.
Ky kerma do zoti po i ben ndonje aksident lali (ped)erit se do jete sherbimi i madh dhe i vetem qe do i bente vendit ne 22 vite karriere politike.

xd24/03/2019 14:54

Hallall respekte ... vetem 60% e shqiptarve te ken ket karkter shqiperia do ishte ndryshe...koha vdejkje fashizmit liri popullit me grushta lart ka perfunduar.

krasasi tp24/03/2019 14:26

Z.Peka,vrehet lehte me shikim te pare se jo vetem Ju personalisht, por edhe opozita pergjithesisht ka nje perkujdesje te veçante per z.Velija.Disa e lidhin me "miqesine' e farketuar ne vite te PD me Z.Velija ne kohen kur siç e ka pohuar Z.Berisha e perdorte Mjaftis(tet)tin ne protestat Nano ik.Ju mbani ane ,ngaqe e konsideroni Z.Velija nje kafshate te lehte per tu kaperdire,.apo pse.?.Kur Z.Rama eshte i lidhur qe ne rini me kriminelet, korrupsion e me qarqe antishqiptare ,a nuk mendoni se ky, do jete ne mos preja e pare e SPAK, fundja ka zene radhe, si ata sheleget ne shtrungen e çobanit kasap?.Apo ju mendoni se Reforma ne Drejtesi eshte e kapur nga Z.Rama pra rrjedhimisht, nderkombetaret jane thjesht marioneta ne duart e Kryeministrit.A nuk do ishte normale qe opozita veç "dashit te kopese"(Kryeministrit) ta perqendronte goditjen edhe ne Tirane per kreun e saj, pasi siç dihet B/Tirane eshte 1/3 e Shqiperise.Heshtja e opozites eshte edhe nje ndihme qe ju dhe opozita i jepni Z.Rama per ta kompaktesuar Rilindjen dhe per ta paragjykuar opoziten dhe kompleksuar ate.Ne tepsine e pushtetit siç dihet Z.Rama nuk afron njeri te fus lugen, por ne tepsine e Bashkise fusin luget edhe Indianet,garuzhden mjaftistat ,ndersa me pirune si sqimatar dhe te kulturum po fusin duart edhe nje kategori "opozitaresh". Eshte detyre e opozites te luftoje ne shume fronte.

Janullatos24/03/2019 14:15

Me ne fund goditi dhe Peka. Bravo, nje shkrim i shkelqyer dhe nje kembane per ata qe ju djeg? Huuuuuuu

Emigranti24/03/2019 13:26

Bravo Cim Peka,atij njeriu te dale mendsh i duhen thene ca gjera publikisht .
Te lumte pena Cim.

edi romi24/03/2019 13:22

O Cim, pse je kaq i kursyer?
Ketij monstre duhet me i ra fort nen brez, pasi ai nuk i ndjen goditjet ne koke sepse eshte nen efektet e droges.

t24/03/2019 13:15

pak e sakt,nuk i ke hedhur dorashken o cim,por i ke rene me shpulle turijve.sa per zgjidhjejn per vendin eshte mbeshtetur ne qoshe te ringut dhe nuk i ka ngel gje tjeter vetem te dorezohet.sa per veten mos gjet kurre zgjidhje.

Iliricum24/03/2019 13:09

Te lumte pena djale e ke qare...

Tirona24/03/2019 13:07

BRAVOOOOO Z.Cim Peka.Po ky bastard i do petet e lakrorit me te hapura se kaq.

Nardi24/03/2019 12:28

O Cim i ke thene ne menyren me te perkryer ato qe te gjithe ne i dime , e bashke me ne edhe psiqiku Rama , por do beje mire ti kujtoje dhe fundin e tij te pashmangshem qe eshte vec i njejte me fundin e cdo diktatoti pavaresisht se e genjen mendja se ka zgjedhur per kryepeokurore qe dhe nga statura ngjan me brigadieret e blegtorise se kohes se dulles , te jete i bindur se kur te vije koha qe ajo te shpetoje bythen e saj ( te me falin lexuesit per perdorimin e termit ) kete kete psiqikun ka per te shitur te parin . Te pergezoj per argumentet dhe guximin . Bravo .)

Jorgo24/03/2019 12:27

Te lumte dora Peka, horri do shkop kurrizit.

Good24/03/2019 11:54

Bravo, dhe Hallall!

Shkodran24/03/2019 11:41

Te lumte goja, kujtoj IDIOTI se Shqiperia eshte si pallatet me ngjyra dhe kravatat qe nderron plot ngjyra. Kujtoj IDIOTI se te krijosh qeveri eshte si te besh nje staf prej SOROS-ianesh ne bashki. Edi Rama je nje IDIOT pa ideal. Je nje IDIOT dhe nje PSIKOPAT pa ilace,pervec kokaines qe thith cdo dite si te ishe nje fshese me korrent. Kujtoj IDIOTI qe do shdrisin si kryeminister,sepse mos ndriti ne zanate te tjera. I vetmi person qe te justifikon eshte mamaja jote,dhe ate e mbyte ne dru. Dhe vellai yt te ka me interes ,jo me kriminelat qe mendon ti qe te sherbejne. Dikur ka lexuar nje artikull qe fliste per nje qe do kenaqest qe do te shikoj se si po e vet-shkaterron veten. Dhe une ate po bej...po te shikoj me kenaqesi biles me aq kenaqesi dhe ironi si vrasesi qe shkin ne varrim tek viktima qe ka vrare. Shpresoj qe ne te ardhmen te kujtohesh vetem per pastrimin e lumit me mut,se vetem ate kishe fiksim se i till je... tu harrofte fytyra,boja,dhe emri,por me duket se asaj rruge je. Si Enver Hoxhes sot e therrasin Dulla,ty do te therrasin ai skapelloja i gjate... biles ne ne Shkoder kemi nje batute mbi ju te gjatit...je si Shapeta...qe nje kembe vuri ne Tarabosh dhe nje kembe ne Kalan dhe dhiu mbi Bunen....ky je ti,vetem dhiet si nga aty qe e ka bere zoti dhe nga goja....

Atdhetari 24/03/2019 11:40

O Qim Peka edhe po ta thush personale nuk koritesh me ate qe mohoi atesin e djalit te vete,ati qe merre gruen e shokut,atij qe perzuri 500mije shqiptare nga shqiperia,atije qe e ktheu shqiperine ne kolumbi te europes,atij te kur ja thonim troqe ne rrjetet sociale na ka ber blloke pse i thonim te verteten me respekt Sh N nga Milano.

Hoxha24/03/2019 11:36

Mir ja bere Bq !

Kola24/03/2019 11:36

Ne mbeshtetje,,tende

Genci La24/03/2019 11:35

Te lumt dora se sak ia paske qenis taman

Ustai24/03/2019 11:13

ÇIM dalngadale je ngritur, dhe sot me kete shkrim me ke bindur qe meriton respekt edhe si kundershtar.

Agimi24/03/2019 11:13

Hallall CimPeka po kujt tia thuash...

Peme24/03/2019 11:12

Sidoqofte, sherbim lirie ky juaji me kete shkrim.Rezerva ime eshte qe gjerat te thuhen e shkruhen me ne kohe.

Salvo24/03/2019 11:11

Nuk ndoqa qofte edhe nje sekuence sado minisekondeshe te shfaqjes. Por me sa lexova ketu, jo vetem nuk paskam humbur gje (psikanaliza me ndihmon te parashikoj cdo veprim te heroit global), por paskam qene me fat per syte dhe veshet, se pari.

Lola24/03/2019 11:10

Pergjigje e merituar! NJE BRAVO TE MADHE!!

Diaspora24/03/2019 11:10

Nuk te heq nje presje.Po i ben nje ndihme te madhe shqiptareve.Je i vetmi kunder nje perandorie.Vetem lajmet e tua jane realiste dhe prandaj keni audiencen me te madhe.Edhe kur te bjere Rama vazhdo lufto qe te kemi nje sistem tjeter dhe jo te iki Rama dhe ai qe do vije te qeverisi njesoj.

Askushi24/03/2019 11:09

Te lumte pena o Cim Peka
Sa keq qe si ti jane shume pak. Zoti te dhente shendet e forc. Shqiperija ne dor te ordinerve kriminal.

Arifi24/03/2019 11:05

LIKE!!!

kokepalari24/03/2019 11:02

37.000 te burgosur per energjine ?? ha ha ha

fitim24/03/2019 10:54

Hallall !

Shto koment

Denonco