Fjalimi i Edi Ramës, prelud i Luftës Civile

Fjalimi i Edi Ramës, prelud i Luftës Civile

Nga Erl Kodra - 23/03/2019

Sot mjerimi i Edi Ramës "shkëlqeu". Në çdo gjest të tij ndjehej dhe kuptohej tmerri që përjetonte së thelli, ndërsa tejkaloi vijën e fundit drejt humnerës. Unë gjithmonë e kam ditur se kush është dhe çfarë përfaqëson Edi Rama, por gjithësesi, vetëm sot ai goditi bash në zemër të bashkëjetesës qytetare;

Edi Rama shkeli vijën e kuqe. Me një gjuhë plot urrejtje dhe zhargon të rëndë për shqiptarët, ai e zyrtarizoi përgjatë fjalës së tij se ai nuk lëvizë asnjë centimetër nga pushteti i blerë, pavarësisht çmimit, qoftë edhe edhe konfilkti civil. Fjalori i ndyrë me të cilin ai sulmoi nominalisht Lulzim Bashën; gazetarët dhe mediat që nuk i nënshtrohen vullnetit të tij suprem; por edhe popullin armik opozitar, sot tejkaloi çdo kufi. Ata që nuk e duan Edi Ramën, sipas Edi Ramës janë armiqtë e popullit, ndërsa "populli i vertetë" ishte ulur në qindra karrige para tij; një lloj populli i kënaqur nga udhëheqësi i shquar i Partisë dhe i shtetit.

Ka diçka të jashtëzakonshme dhe ogurëzezë, që paralajmëron saktësisht se javët dhe muajt që do të vijnë, lehtësisht mund të kthehen në një luftë civile. Fjalori i Edi Ramës e paralajmëron këtë, ndërsa thotë pa iu dridhur qerpiku se do të shembë përdhe shtëpitë e 4000 qyetarëve tek Unaza e Re, për të ndërtuar "Unazën prej floriri" 48 milionëshe. Edi Rama zotohet se do të shembë Teatrin Kombëtar për t'i hapur rrugë përbindëshave prej betoni, sepse ai tashmë e mendon veten të pandalshëm, të papërballueshëm, një lloj Zoti i zbritur në Tokë për të udhëhequr shqiptarët.

Edi Rama as nuk i konsideron mijërat e qytetarëve shqiptarë që janë ngritur kundër tij, ai tashmë është i bindur se haremi i tij i deputetëve në të ashtuquajturin Parlamenti i Shqipërisë do të votojnë gjithçka që ai u vë përpara. Ai e di se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndërsa garancitë e fundit ia jep Gjeneral Sandër Lleshaj, një "streteg" mediokër dhe fanatik enverist, i komanduar në krye të Ministrisë së Brendshme.

***

Media kryesore në vend është blerë me kohë, ndërsa mercenarët e tij mediatik vazhdojnë mbështetjen pa kushte. Gjithçka që lejohet të lëvizë nën këtë qiell duhet të ekzistojë në funksion të Edi Ramës, të marrë frymë prej tij, dhe të përçojë frymën e tij. Gjithkush tjetër që nuk i bindet, është armik, është Kadri. Qytetarët e Karrigeve janë të denjë për bekimin e tij, ndërsa ata që nuk i përulen, janë armiqtë e Popullit të Karrigeve.

A nuk është ky preludi i një Lufte Civile?

Rrethanat janë të jashtëzakonshme, ndërsa zemërimi i popullit "armik" ka arritur kulme të reja. Saktësisht, këto janë rrethanat e llojit ku arsyeja e "zakonshme" nuk ka më kuptim, ku ndahet e mira me të keqen, e vërteta me gënjeshtrën. Është ai momenti tragjik që po përjeton çdonjëri prej qindra mijëra qytetarëve që sot protestojnë kundër urisë, vjedhjes, mashtrimit, drogës, krimit dhe mafias në zemër të shtetit. Fjalimet e Edi Ramës janë fyese, denigruese, përçarëse, shantazhuese; ato kullojnë ndyrësi dhe të pëgëra në eter që rëndojnë gjendjen emocionale të shqiptarëve të pamundur.

Në këto kushte ekstreme, zemërimi kthehet në një fuçi baruti.

Partia Demokratike duhet të përkthejë fjalë për fjalë fjalimin e sotëm të Edi Ramës, me zë dhe figurë, me titra, në gjuhët gjermane, franceze dhe angleze. Këtë fjalim duhet ta dërgojnë në të gjitha kancelaritë perëndimore dhe në të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Kjo situatë shpërthyese duhet të demaskohet shpejt dhe fort, jo për të fituar mbi Edi Ramën, por për të shpëtuar vendin. Ata ndërkombëtarë që e kanë mbështetur deri më sot duhet të mënjanohen, ndërsa opozita shqiptare duhet të gjejë rrugë të tjera komunikimi, sepse qendrat vendim marrëse të botës demokratike duhet ta lexojnë gjuhën e tij të drejtëpërdrejtë dhe gjuhën e tij të trupit, qëndrueshmërinë e tij mendore, gadishmërinë e tij për ta zhytur vendin në Luftë Civile. Sot shkenca e psikologjisë dhe mjeksia ka arritur në nivele të tilla sa është në gjendje të përcaktojë saktësisht, vetëm duke analizuar fjalimin e sotëm, se çfarë diagnoze ka Edi Rama, si dhe rrezikun që ai mbartë si njeriu që ka rrëmbyer të gjitha pushtetet në Shqipëri.

Sot, Edi Rama nuk ngjante, por ishte i njëjtë me Adolf Hitler dhe Joseph Goebbels të marrë së bashku, ishte i njëjtë me Benito Mussolinin, Joseph Stalin dhe Enver Hoxha. Edi Rama sonte ngjante shumë me Slobodan Miloševi?. Fjalimi i sotëm para "Qytetarëve në Karrike" ishte prova. Këtë provë tashmë e njohin gjithë shqiptarët; por këtë provë duhet ta njohin edhe vendet anëtare të NATO-s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Toni24/03/2019 18:03

Te lumte pena Earl Kodra. Deri sa i djeg horrave te ripjedhjes si Genci je duke goditur ne shenje.

Skrapari24/03/2019 14:46

O Genc kurva, o pederast vetem ty nuk te ka bere pershtypje fjalori vulgar, urrejtja patologjike thirrjet histerike te ketij pisi sepse edhe ti me siguri je pjese e nomenklatures komunisto-punisto-ripjerdhase. Ditet te numeruara i keni, kujdes nuk ka Edvin qe te ben derman, ndaj ruaj bythen.

Askushi24/03/2019 12:19

Shqiperija ne rrezik. Rama me bandat e tij, me kriminelet, me oligarket dhe milionat e eurove e pasurit prallore, e djegin shqiperin dhe duhet nje organizim heroik popullor . Rama dhe Veliaj nuk jane thjesht persona te rrezikshem, por perfaqeduesit e bandave, oligarkeve, mafjes, dhe sigurimit te komunizmit envero stalinian. Shqiperija Rrezik

PATRIOTI DT 24 MARS 201924/03/2019 09:19

Ku je o DAJ JAKU ku je...A e pe dje është ngjallur Enveri nga vari mor burrë.... Si do tja bëjmë na jep një fije shpresë se ky popull otoman po e ul përsëri kurrizin....

Belaja24/03/2019 08:57

Populli shqiptar nuk e kopton, nuk e do, eshte kundranatyre me demokracine.Ne jemi popull sherbetor shekullor.Ne jemi Albanos albano lupissimus!!.Keshtu qe na duhet nje demokraci minimale.. Stili Putinian nuk i pelqen analisteve dhe portaleve por eshte nje nevoje qelizore ne kete toke..HAJDUTET DHE HAJVANET te kudondodhur duhet te thyhen e rrulosen qofte dhe pa demokraci.. Populli piqet kur njeh komanden, urdherin, policine, friken,. Demokracia duhet te filloje nga viti 2050 ketu.. Per momentin rrezultoje vertet nje tepri togfjalshi "shqiprari ne demokracic"..Hibridi (turko arabo pagane kristian) do kohe te deshifrohet e te kuptohet e ca me shume te konstuktohet..

Bittersweet24/03/2019 00:05

Aq i ben per kancelarite. Thirrja e tij ishte e qarte sot : O gjaku im, o gjaku juaj! E ka nga bindja qe asnje nuk e sakrifikon jeten e tij . Te shohim!

Grethi 23/03/2019 23:21

I nderuar o pene e shkelquer po ketu o miku im te de gjosh komunistet te vjen per te vjell.Po ne jemi popull i prapamberur ne skemi qytetari prandaj shine dhe bene si te doje ky super haleja Po pse o mik nuk na sundoj 40 vjet enver muti dhe ne ulem koken si dele Po ve re kush po vete ne parlament si opozit e re e ed hales Nimut Musai gollovesh i lindur ' Ralf Suma,Gjuz atlantiku, Yll tallavaja, galloshe Rudina, pervers lymi lushnjes Maloqi beratit etj ja re te keqen keta do ta shpetojne zuzarin ed cismen e cpuar

Genc23/03/2019 22:35

cfare eshte kjo urrejtje more.Asnje fjale apo rrjesht i shkruar me siper nuk qendron.As kishte sharje ,as nuk jane te verteta mendimet dhe ato qe shpreh.u ka kapur nje semundje shume e madhe ,por edhe une po u them qe jeni plotesisht te deshtuar.

Shto koment

Denonco