Një Bashki më shumë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme

Një Bashki më shumë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme

Nga Eno Bozdo - 23/03/2019

A mund t`i shpjegosh një mendjeje normale pse je kaq i sigurte? Çfarë të bën ty të jesh kaq optimist?

Kur varfëria është ulur këmbëkryq, kur papunësia është kthyer ne depresion vrasës, kur reforma territoriale dështoi me sukses te plote aq sa edhe njerëzit e tu te ngushte e pohojnë ketë publikisht.

Mos ndoshta janë 350 mije shqiptaret e larguar nga vendi sepse jeta këtu është ‘shume monotone’ dhe se kërkojnë aventurën e tyre ne Evrope? Apo sepse, sipas Raportit te djeshëm per Lumturinë te Kombeve te Bashkuara, Shqipëria renditet në pothuajse të njëjtat nivele me shtete të tilla si Venezuela, Kamboxhia, Territoret Palestineze, Somalia, Namibia, etj…?!

Çfarë dreqin te bën te jesh kaq i sigurte? A mund t`ia shpjegosh qofte edhe një qytetari te thjeshte perse duhet te te votoje ty përsëri? Kur korrupsioni po shpërben vendin dhe reforma ne drejtësi po prodhon kolaps ne te gjithë sistemin! Kur administrata është shthurur totalisht dhe mendjen e ka te rrjepe edhe dylekëshin e fundit nga xhepat e nevojtarit.

Mos ndoshta sepse realizove për here te pare pas 1990 ‘mrekullinë e shendetesise falas’? Ndoshta sepse legalizove ‘falas’? Apo sepse reforma e Arsimit te Larte dha frytet e mrekullueshme duke sjelle kolapsin e sistemit?

Ndoshta sepse je mirekonsultuar me Gjushin, Gjiknurin, Lalen, Bushin, Frrokun, e sa e sa te tjerë derisa hodhe këtë sfide kaq kurajoze. Je konsultuar me ‘maestrot e rezultateve te ‘mbyllmë’ ne tavoline. Siç e bere ne Dibër ne 2016!

Po atëherë pse kërkon kaq pak. Pse nuk e çon sfidën deri ne fund? Pse tregohesh i dobët kur ke mundësitë për me shume? Ne vendin tënd do te vija bast qe opozita nuk fiton as gjysme e atyre qe ka fituar ne 2015, madje as çerekun! Këtë duhet te thojë ne fakt. Dhe ta them unë pse!

Sepse tashme ke gjithçka ne dore dhe mund te jesh shume i sigurte ne rezultatin e zgjedhjeve. Sepse ke kohe qe punon për blerjen e zgjedhjeve bashkiake. Ke me shume se një vit. Paratë i ke pafund dhe do t`i derdhesh pa limit. Çunat e forte i ke mobilizuar ne çdo cep te Shqipërisë. Drogën ke filluar ta mbjellësh si ne 2016, dhe s`ke pse le as edhe një ‘Bashki ne këmbë’.

Je kaq i sigurte sepse e di mire qe sa kohe te blesh dhe vjedhësh vota, sa kohe ‘te fortët’ e tu do te t`i sjellin votat me thes, sa kohe administrata jote ‘evropiane’ do te turret me turllloj presionesh për te kapur vota ne çdo cep, dhe për sa kohe tepsinë e ke tënden dhe veten tende, ke mundësinë t`i fitosh te gjitha, pas asnjë përjashtim.

Pra behu burrë dhe hidhe sfidën: ne qofte se opozita fiton qofte edhe një Bashki te vetme, atëherë shkojmë ne zgjedhje te parakohshme. Skënderbeu ne vendin tënd këtë do te bënte!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco