Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Kaput! Ka nisur numërimi mbrapsht për Ramën

Kaput! Ka nisur numërimi mbrapsht për Ramën

Nga Enton Palushi - 23/03/2019

Duke mbajtur një prej fjalimeve më të fuqishme në historinë e medias moderne, gazetarja e njohur e CNN, Christiane Amanpour deklaroi më shumë se dy vjet më parë se paradigma e vjetër në media ka rënë.

Mësova shumë kohë më parë, teksa po mbuloja gjenocidin dhe pastrimin etnik në Bosnjë, se nuk duhet të barazojmë kurrë viktimën dhe agresorin, se nuk duhet të krijojmë kurrë një moral fals apo një ekuivalencë të rreme faktike, sepse atëherë bëhesh bashkëpunëtor në krim. Prandaj unë besoj tek e vërteta, jo te neutraliteti, -tha ajo.

Besoj se duhet të jemi të vërtetë, jo neutralë. Besoj se duhet të ndalojmë banalizimin e së vërtetës.

Ky mesazh bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm në situata krizash të rënda, si kjo ku është zhytur këto ditë Shqipëria. Në përpjekje për të treguar paanësi apo për të sulmuar sa më shumë opozitën, harrojmë se jo më kot na kanë thënë se jemi Pushteti i Katërt. Nuk e kemi marrë këtë cilësim se jemi në gjendje të tregojmë se është vrarë dikush në Elbasan apo është vjedhur një dyqan në Pukë. Nuk e meritojmë këtë nderim vetëm pse i mbushim studiot me tufa njerëzish ku ‘fitoren’ e ka në xhep ai që bërtet apo shan më shumë. Na kanë thënë se jemi Pushtet i Katërt sepse jemi në gjendje të monitorojmë pushtetet e tjera dhe të bëhemi akoma më të rëndësishëm kur këto pushtete mblidhen në një dorë.

Dikur eksperti i medias, Marshall McLuhan pati thënë se nëse do të shohësh progresin e një vendi, duhet të shohësh cilësinë e mediave të tij. Ndaj është momenti që të ngrihemi së paku në nivelin e raportimeve që bëjnë mediat e huaja për Shqipërinë këto ditë.

A nuk mund të themi edhe ne hapur atë që e thotë troç gazetari i Deutsche Welle-s gjermane, që raporton se mjafton skandali i Teatrit Kombëtar për t’i shkurtuar jetën politike artistit kryeministër?

A nuk mund të ngrihemi edhe në nivelin e revistës Spiegel në Gjermani, që e quan parlamentin një vend të demokracisë false, ku në vend që të bëhen ligje në të mirë të njerëzve, vetëm sa forcohet diktatura dhe oligarkia?

A nuk kemi ne këllqe që të themi pa pushuar atë që raporton ZDF gjermane se Shqipëria është nën pushtetin e mafies dhe drogës? A nuk na vjen zor kur ky kanal publik gjerman na pyet se si mund të mbajmë në këmbë një qeveri kaq të lidhur me krimin?

A nuk është e turpshme që nuk themi dot atë që shkruan prestigjiozja e jugut gjerman, gazeta me ndikim politik Suddeutsche Zeitung se kjo lëvizje, ndryshe nga sa pretendon qeveria, vjen nga poshtë dhe jo nga lart?

A nuk na e mban të themi atë që po e thonë të gjithë mediat e huaja se lëvizja e studentëve, jo vetëm nuk ishte një shkëndijë e shkëputur nga kjo që po ndodh tani, por ishte shkëndija që ndezi zjarrin që po vazhdon?

A nuk mund të themi as ata që na e thotë Al Jazeera, që shkruan se në Shqipëri u larguan dy ministra të Brendshëm si të dyshuar për lidhje me trafiqet? Pse duhet të vijnë ata që të na thonë se Gjykata Kushtetuese nuk po ngrihet se qeveria synon të sundojë dhe të grabisë sa më shumë prona në jug të vendit?

Po pse duhet të na e thotë radio publike franceze RFI që klientelizmi dhe korrupsioni në Shqipëri ka kapur majat dhe se nisma të tilla si PPP-të janë të dënueshme?

Apo duhet të na vijë gazetarja e Der Standard austriake që të na thotë se tezën për ndarjen e Kosovës e ka hedhur vetë Edi Rama në një takim me Aleksandar Vuçiç, duke ndihmuar kështu histerinë e Serbisë së Madhe dhe duke rrezikuar t’i vërë flakën rajonit dhe jo vetëm? Apo duhet ta lexojmë te gazeta e rëndësishme zvicerane, NZZ se Edi Ramës nuk i bëhet vonë nëse rajonit i del tymi, mjafton që të bëjë diçka: të mbahet me çdo çmim pas pushtetit?

Ose të paktën të guxojmë të ngremë pyetjen e analistit të Rai Due në Itali se si mund të jetë një vend normal ku shumica dërrmuese duan të emigrojnë? Pastaj nuk po kërkojmë që të bëjmë si agjencitë italiane që atë grumbull njerëzish që dalin në bulevard e quan ‘turmë oqeanike’.

Apo u desh ta shihnim te Zëri i Amerikës që ta kuptonim se zgjedhjet vidhen ditën për diell dhe se ky proces nuk ndalet fare? Ja shikoni prezantimin e pritshëm të Erion Veliajt si kandidat i PS për Tiranën, që ka nisur me presionet për nxjerrjen e administratës më përdhunë në takim. Ose shikoni shpenzimet faraonike për këtë propagandë. A nuk është ky manipulim zgjedhor i dashur ambasador i OSBE?

Për këto të gjitha, që na i kanë thënë të huajt hapur dhe që i shohim me sy përditë e ndoshta nuk duam t’i pranojmë, gazeta MAPO u bashkohet atyre zërave që thonë se ka ardhur koha: Ky kryeministër duhet të largohet. Numërimi mbrapsht ka ditë që ka nisur!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ABDYL SKRAPARI23/03/2019 18:45

E SIKUR KY KRYEMINISTER TE LARGOHET VALLË A DO TË NDROJË SITUATA? MJEGULLNAJA E ANDROMEDES QË KA SHTËRNGUAR ATE VËND A THUA DO NGRIHET DO SQAROHET ? THEM SE DO KETE NJI QETSI RELATIVE. PO DEL PYETJA KUSH DO VIJE DHE SA PERQIND ËSHTË I ANGAZHUAR AI PERSON OSE X GRUP PERSONASH PER TE ZGJIDHUR DISI REALITETIN AMULLUES SHQIPTAR? PËRSA KOHË DO JETE POPULLSIA SHQIPTAREVE E QETE DHE TE MENDOJ DHE TE BEHET E NDERGJEGJESHME SE PROBLEMET DUHEN TE ZGJIDHEN ME QETESI DHE UNITET. NEVOJAT JANE URGJENTE IMEDIATE, KARAKTERI JONE I PA DURUSHEM NUK KA HORIZONT E DUA TASHTI PA NJI PA DY. DUHET KOHE DHE DURIM TE CILAT NUK EGZISTOJNE PER SHUME FAKTORE. KUSH E MERR PERGJEGJESINE TI PRIJ KETIJ POPULLI DENJESISHT DHE TERESISHT TE KETE NDERGJEGJEN E CILA TI SHERBEJ KOMBIT. LIGJI TI SHERBEJ NJERIUT E JO GRUPEVE FRANKSIONARE. KUSH KUSH JANE KETA OSE DOJENË KËTA? E KALUARA TE LE SHIJEN E KEQE E CILA JO VETEM NUK KA BAZA REALE PËR TE ARDHEMEN POR SKA ASNJI SIGURI KONKRETE. LARGIMI I TIJ TE QETSON SIVORBËN E GROSHËS MOMENTALISHT JUR I HEDH NJA DY PIKA UJË. POR KJO NUK ËSHTË ZGJIDHJE. GRUP TJETER MUND TE VIJ I CILI DO PERBALLOJE SHUME PROBLEME TE KRIJUARA NGA VITET POR EDHE NGA QEVERIA AKTUALE SHQIPTARE. DUHET SHIKUAR THELLESISHT NGA TJA FILLOJME DHE CILAT HAPAT KONKRETE QE DUHEN HEDHUR E SI DUHEN HEDHUR. KUSH ËSHTË AI ELEMENT? PD QE KA DENIGRUAR PARTINE E SAJ E KRIJUAR NGA ELEMENTET E KUQ DHE DUKE SHARE MBROJTI PINJOLLET E SAJ. A PO LSI BURIM PLOTESISHT I TE MAJTES ME NE KRYE NJI SKRAPARRLI I EDUKUAR QYSH NE DJEP ME TEORINE ML. SA PER PS PO E SHOFIM. PA U DENIGRUAR KOMUNIZMI PA U DENUAR SIMBOLIKISHT LIGJERISHT FIGURA E SATANIT DHE E FAMILJES TIJ FAMEKEQE DHE PO SU FILLUA RIORGANIZIMI I LIGJIT I CILI TE JETE I BARABARTE PER TE GJITHE E JO LASTIK QE TI SHERBEJE KUJ TI SHERBEJE KOT LODHEMI. DUHET NDRYSHIM THELBESOR DHE DUHET NJI KLASE E RE QE TI DHIMBET KOMBI ASHTU SIÇ I DHIMSET VETË VETJA ASHTU SIÇ I DHIMBSET FAMILJA E TIJË LARG INTERESIT VETIAK OSE INTERESIT TE NJI KLASE TE POSAÇME. KJO ËSHTË SHUMË LARG DHE NUK SHIFET GJIKUNDI PLUS POZICJONI JONE GJEOGRAFIK TE RRETHUAR NGA SHTRIGANET TE CILËT NUK TË LËJNË KURRË TË BËSH DASËM. ËSHTË E ZORËSHME TË PRISHEN FIJET E MAFJES KUQE SHQIPTARE QË SI KANGRENE E PASHERUSHME KA LESHUAR FIJET KUDO NE KETE PLANET. DIKUR TE IZOLUAR E TE PANJOFTUR SOT TE CILESUAR SI MAFIOZE E KRIMINELA.

Ajo23/03/2019 15:02

E kuptoj pse Henri Cili po ben rrotullimin 180 grade. Ashtu si qente e gjahut edhe ai e ka nuhatjen shume te forte. Pavaresisht se Mapo e ka ndryshuar politiken redaksionale per arsye thellesisht personale te Cilit, i cili gjithmone do te reshtohet me fitimtaret, eshte perseri nje gje e mire. Ne fund te fundit, pavaresisht motivit, eshte mire kur thuhet e verteta.

Qarrishta23/03/2019 12:42

Ketu tek ne nuk ka as gazetare as analiste. Tek tuk mund te gjesh ndonje me integritet, te tjeret jane ca palaco pa din e pa iman duke filluar me Lorenc jevgun, Mut Nanon e Skraparit, kapter Peze kopilin, Bllendi Fevzo spiunin vellezerit Nazarko, lista mund te vazhdoje pa mbarim. Keta ndyresira jane te gatshem te bejne cdo gje madje edhe te qihen ne bythe vec te fitojne shuma maramendese. Ndaj duhet gjetur mekanizmi (kete i takon ta beje opozita e sotme sapo ajo te mare pushtetin) qe kjo fare e keqe te mos na shfaqet me as ne mediat e shkruara as ne ato vizive.

Shto koment

Denonco