Lëvizja e re politike e Rudina Hajdarit...

Lëvizja e re politike e Rudina Hajdarit...

Nga Bledian Koka - 21/03/2019

Dikush e ka bindur Rudina Hajdarin se ajo mund dhe duhet të jetë fytyra e re e politikës shqiptare dhe ajo duket se e ka pranuar të ngjisë Çomolumnga-n. Sot në një fjalim të lexuar keq, por të strukturuar qartë, Rudina Hajdari foli si liderja ende e pashpallur e një “politikës rë re”, një krijesë që ka nisur të strukturohet prej kohësh nën rrogozin e “politikës së vjetër”. Kjo lëvizje duket se është përtej Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por pikëpyetja është a do të mund të jetë ajo përtej dështimit të politikës së 28 viteve demokraci. Politika e post-komunizmit kishte të gjithë mbështetjen dhe simpatinë e perëndimit, por nuk ishte krijesë e saj. A është i lodhur perëndimi, me klasën politike aktuale dhe kërkon ta zëvendsojë atë, qoftë edhe me Rudina Hajdarin?

“Arsyeja se pse unë kam hyrë në politikë dhe pse qëndrova në parlament është se unë dua të sjell një model të ri në politikë, një frymë të re parlamentare që do ti japë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në Shqipëri”- deklaroi këtë të enjte në Parlament e bija e Azem Hajdarit. Mesazhi ishte i fortë dhe i qartë, Rudina Hajdari shpalosi sot zyrtarisht lëvizjen më të re politike në Shqipëri. Një lëvizje politike që ajo thotë se ka marrë shtysë nga ajo që u pa me lëvizjen e studentëve në “Dhjetorin e Dytë” shqiptar. Rudina Hajdari e lëshoi dorezën e saj të sfidës nga politikës “së vjetër” shqiptare, dhe e bëri këtë mu në aulën e Parlamentit. Për të treguar se nga kush e ka marrë misionin në këtë sfidë të saj, Rudina Hajdari u kujdes për të nënvizuar se: “shembulli i së keqes është edhe kjo qeveri që po qeveris me arrogancë, unë jam e bindur se kjo qeveri e dalë nga një fitore gjysmake e votuar vetëm nga 23% e qytetarëve nuk do t’ia dijë as për zgjedhësit e saj. Keqpërdorimi i fondeve publike, keqmenaxhimi i burimeve natyrore si dhe nëpërkëmbja e dinjitetit njerëzor i ka shkatërruar besimi e çdo kujt. Këtë e tregon qartë edhe raporti i fundit i Departamentit të Shtetit Amerikan, qeveria këtu nuk mund të fshihet pas gishtit duke përdorur BE-në si alibi për të shmangur përgjegjësit e veta për këtë situatë”.

Pra, Rudina Hajdari foli sot në parlament si zëri i amerikanëve që e quan fasadën e Edi Ramës, Bashkimin Europian. Edhe kjo deklaratë e Rudinës është një guxim i madh, për një vend që nuk synon të jetë medoemos shteti i 51 i SHBA-së, por anëtarja më e re BE-së.

Whatever!...

Ajo hyri në politikë, nga dera e PD-së dhe braktisi frëngjitë e saj në ditën kur partia e idealeve të Dhjetorit kishte nevojë edhe për të. Teknikisht Rudina Hajdari i nisi rrugëtimin drejt “politikës së re” duke përdorur dredhitë e “politikës së vjetër”. Akuza është se në 90’ën, komunistët u ngdhinë një ditë ca demokratë e ca socialistë. Po kështu, edhe Rudina Hajdari do të gjykohet nesër si një demokratja që u projektua e tillë politikane nga “e vjetra” dhë një ditë të bukur u rilind si e “e reja”. Taktika është e njohur, dhe rezultatet po ashtu. Tentativa për të prodhuar një klasë të re politike përtej të majtës dhe të djathtës nuk është një fenomen i panjohur në historinë tonë të vjetër e të re 28 vjeçare. Edhe Erion Veliaj dikur e nisi karrierën e tij si antagonist i sistemit përmes mekanizmit okult “Mjaft” dhe e bitisi duke u shëndrruar në shërbëtorin e përunjur të Edi Ramës që njohim sot. Rudina Hajdari, ka shkëlqyer shumë më pak në raport me Erion Veliajn dikur në raport me denoncimin e qeverisë që për analogji rezulton gjithmonë të jetë “socialiste. Por nuk është ky problemi, çështja është kush është zgjidhja. A është Rudina Hajdari zgjidhja e duhur për të gjithë zullumin politik të Shqipërisë së 28 viteve, dhe a do të jetë ajo njeriu që do ti japë fund tranzicionint në Shqipëri? Ajo thotë se PO, ajo thotë se mundet. Se si, kjo mbetet për tu parë. E deri në një njoftim të dytë, asgjë e re nga fronti i Perëndimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku23/03/2019 07:47

Kështu ndodh kur "trashëgohen" kolltuqet e politikës, sikurse titujt në mesjetë. PD është e mbushur me bij baballarësh nëpër poste drejtuese, pra pak nga pak po pushon së qeni parti demokratike. Rudina Hajdari, fryma e re parlamentare, moj kasolle ku na mblodhe.

DG22/03/2019 17:23

Rudinën e katapultuan në politikë nga hiçi, sepse atëbotë nevojiteshin ca të padëgjuar por me "biografi të mirë". Ajo nuk përfaqëson asnjë vlerë përtej biografisë. Në dy vjet parlament ishte kurrkushi dhe e tillë do të mbetet sapo të mbarojë kjo nevoja e tanishme për emrin e saj. Nuk ja vlen të merresh shumë me analfabeten e vogël, përtej neverisë që shkakton akti i saj i ulët.
Sot vendi është në rrezik e do shpëtuar nga kjo diktaturë mafioze që i ka zënë frymën, kurse ajo pazarxhija e vogël kokëboshe kujton se i erdhi dita të bëjë karrierë pfff... Thjeshtë ta shpif...

cak22/03/2019 16:40

Nëse Rudina vërtetë kërkon të udhëheqë një "lëvizje të re politike", lëvizja tepër naive që bëri për të futur në ombrellën e mbrojtjes Edi Ramën, edhe sikur të ishte politikanja më e aftë shqiptare apo sëpaku më e zonja e fjalës, shansin për të krijuar e drejtuar ajo një "lëvizje të re" mund ta kishte , vetëm duke dorzuar mandatin e jo duke ndihmuar Ramën në planet e tij për të sajuar një opozitë fallco.
Rudina e pa që ndonëse tentoi të imponohej në protestën e studentëve, askush nuk ja vari pasi janë me qindra vajza studente moshatare me te, që kanë nivel integjence ku e ku më të lartë se ajo.

Skrapari22/03/2019 10:38

Nder perjete Azem Hajdarit. Te mos e ngaterrojme kete fyryfycke me heroin e demokracise. Nuk ja vlen ti kushtojme vemendje. E kam thene edhe here tjeter ajo eshte mbese ne Librazhdin e Tualet(hale) Palles. Kaq.

Ajo22/03/2019 01:52

Z. Koka ndaje mendjen se cili eshte uragani qe rrezikon Ramen ashtu si edhe Bashen: Pandeli Majko “ trimi i heshtur, ministri lolo i Diaspores” brenda PS qe sipas jush pas nje “ analize” teper te thelle do mare ne dore fatet e vendit, apo Rudina Hajdari ( qe ne gati dy vjet ne parlament nuk u be njehere e gjalle ) si liderja opozites se re dhe politikberesja e se ardhmes me mbeshtetjen ( sipas jush) te Departamentit te Shtetit???
Une vertet qe nuk e kuptoj se lojen e kujt beni, por ajo qe lexoj prej jush neper rrjeshta dhe ndermjet rreshtave eshte nje urrejtje patologjike ndaj Bashes, e cila te ben qe te hidhesh hu me hu duke shpikur opozita dhe forca te reja politike qe nuk egzistojne vecse ne fantazine tuaj apo te Rudina Hajdarit. Ajo zonje qe e fitoi mandatin e deputetes si bija e Azemit, te pakten ta justifikonte ate mandat me pas. Shembull i tille eshte deputeti i ri Balliu qe hyri ne politike jo per shkak te meritave te tij personale, por si biri i nje militanti dhe kontribuesi per gati 30 vjet te te jatit me nje besnikeri ndaj PD-se si ne dite te mira, ashtu edhe ne dite te keqia te saj. Ne ndryshim nga Rudina qe u tregua nje deputete inegzistente dhe nje politikane mediokre, per te mos thene kot fare, Kelvis Balliu tregoi se me militantizmin e tij ndaj kauzes se PD- se dhe mbeshtetjen e palodhur ndaj banoreve te Astirit, e justifikoi te qenurit deputet dhe premton shume ne te ardhmen. Rudina sot eshte simptoma me e sakte se cfare do te thote te jesh pjese e politikes pa merite personale, pa personalitet, pa moral dhe respekt ndaj vetes. Per te mos thene qe ajo mohoi dhe gjakun e te atit te saj.

Nimet Muti21/03/2019 23:44

Ajo qe nuk di te lexoje eshte peng..
I pislleqeve te mamit .....
Kjo eshte me e qarte sesa analfabetizmi i çupes...qe meqe ra fjala...nuk ben as per ate pune...

Loni nga fieri21/03/2019 23:17

Hahaaaaa Rudi do te behet lidere e opozites se re te edit po ca po thua re ,eeee kur ti bien bolet dashit .Po le qe Ka lymin e lushnjes,maloqin,,e beratit,Nimutin,e patosit gollovesh,I lindur qe numuron deri ne 6 se harrova dhe kete femren Ralf sumen .Me keta po qe ka per te ecur para kjo galloshja .E hodhem hallin tani ,rinia do te jete shume e lumtur ,me kete lidere boterore zdo emigroj me .Po kesaj as qent e lagjes nuk I ven mbrapa ,Jo me ti vene njerezit ,ja sa ti kaloj Pak vetingun mami

Nardi21/03/2019 22:08

Vertet mund te presesh ndryshimin nga nje qe nuk di te lexoje mire ate qe ndoshta edhe mund ta kete shkruar vete ....?!

RAMADANI21/03/2019 21:56

RUDINA, NUK KA ME VETE FAMILJEN E VET, JO TE MBLEDHE TE TJERE. ASAJ NUK I SHKON NJERI ME VETE PER TE MBROJTUR RAMEN JO PER TA REZUAR ATE. AJO NUK DUHET TE ISHTE SE NUK E MERITON KETE GJE, PASI NUK KA ASNJE KONTRIBUT NE PD. ESHTE PERGJEGJESI E BASHES QE E KA VENDOSUR NE LISTEN E PD ATE, PASI NE PD KA BIJ HERONJ SHUME ME TE DENJ PER TE PERFAQESUAR PD.

ervin21/03/2019 21:53

kjo s ka per tu bere kurre politikane

Hajdarja e Rames21/03/2019 21:19

Kjo qenka nje laraske e roberuar nga morrat e kuq. Kesaj Zonje as familja e vet nuk I shkon mbrapa. Udha e mbare

t21/03/2019 20:54

Shume fryme harxhove o bledi per nje çupeline qe u katapultua ne politike pa asnje kontribut e background,perveç se eshte e bija e azemit,dhe qe per me teper mezi di ti lidhi 2 fjale e jo më te drejtoje nje levizje te re politike

Askushi21/03/2019 20:33

Si eshte e mundur qe i jepni rendesi nje kucke qe zdi as te lexoj cfare i kane shkruar. Ajo po recitonte keq sot, fliste dhe syt i mbante ne tavan

Albi21/03/2019 20:31

Fryme e re parlamentare mo tha, jo levizje e re politike. Andej nga vjen ajo deputeti matet me sasine e ligjeve qe propozon dhe qe miratohen. Do sjell ligje tha nga java tjeter. Pyetja eshte se cfare e pengoi deri tani. Luli? Ndoshta. Tani ka lirine e plote te diskutoje cdo nisme legjislative me te perndriturin tauland. Te shohim

Tarja21/03/2019 20:28

Na cate k.... me kte kalama te llastuar qe ka jetuar ne usa. Fajin e e ka Basha qe e afroji ne mirbesim ! Si erdhi me katapulte ne politike po ashtu do iki ... Haram ndihma qe ka mare nga PD...i ka hyre vetja ne qef idiotes.

Shto koment

Denonco