Dasma e sherrit...

Dasma e sherrit...

Nga Agim Xhafka - 20/03/2019

Ka disa ditë që në median shqiptare u fabrikua një lajm sikur një gjykatë në Florida të Amerikës kishte marrë  vendim në dëm të Shkëlzen Berishës dhe do hapej rruga për një gjykim të ri të shpërthimit në Gërdec.

Kaq u stërhollua sa i dëmtuari sqaroi se akuzën në këtë gjyq e kishte ngritur ai vetë dhe bëhej fjalë për shpifje të një shkrimtari që nuk lidheshin kund me të vërtetën.

Pra as flitej për vendim Gërdeci e as përmendej Gërdeci te vendimi i gjykatës. Kërkohej dënimi i shpifjes.

Pas këtij parashtrimi dhe sqarimi mendohej se do qetësohej tallazi i deformimit. Por jo, sërish shkruhej dhe flitej se ajo gjykatë dënonte Shkëlzenin dhe shumë shpejt do rigjykohej tragjedia e Gërdecit.

Pa hyrë më tej në komentet e shumta që flisnin e shkruanin sikur kjo gjykatë paska dënuar edhe djegien e mandateve të Partisë Demokratike dhe gati thuhej se po miratohej dhe një dënim shembullor për ta.

Nuk do e quaja çudi sikur të shkruanin se gjykata në Florida jep ‘OK’ për shembjen e ndërtimeve te Astiri. Ose që ndërtimi i kullave në Tiranë miratohet nga juria e gjykatës së Floridës.

U desh më pas që në media të silleshin deponimet e Diverolit, amerikanit të Gërdecit, që pranonte në gjyq, nën betim, se kishte shpifur e sajuar ndaj Shkëlzenit dhe e kishte bërë për të siguruar bizneset dhe fitimet e veta.

Por refreni nuk ndryshoi. Ende flitej se Amerika dënon Shkëlzenin, hap udhën për Gërdecin e plot e plot klishe të vjetra.

Ka kohë që mediat janë kthyer në instrumente propagande të qeverisë. Lëshohet një sinjal prej atje e nisin luftën mjetet informuese. Kështu ngjet dhe me 21 janarin. Sa afrohet ky muaj nis slogani:

‘Vrasësit para drejtësisë’. Ose Rruga e Kombit lidhet kaq ngushtë me Bashën sa akoma edhe pas 15 vjetësh ai akuzohet se paska përlarë 220 milionë euro prej saj. E këtë e thotë kjo qeveri që të çon në burg për 3.500 lekë drita të papaguara,ose për shkelje të semaforit ngrysesh e gdhihesh në birucë.

Refrenet e propagandës shtohen sidomos në prag zgjedhjesh. Do i dëgjojmë njësoj. E më vjen ndér mend një episod komik i dy vëllezërve nga Korça.

Kishte disa vite që ata nuk bënin me njëri tjetrin.

-Pse?- pyeta të madhin.

-Po nuk më ftoi tek dasma e vajzës së tij. A është turp që unë mos isha në dasmë?

Kur mendova se kishte të drejtë, pyeta vëllanë tjetër.

-Pse nuk e ftove?

-Po se nuk bëra fare dasmë. Nuk donte goca. Ku ta ftoja?!

Takova sërish vëllain e madh. I thashë:

-Nuk të thirri në dasmë se vëllai yt nuk bëri dasmë. Kupton? Nuk bëri.

-Kuptoj, kuptoj, por prapë ai nuk mund të më linte pa më ftuar në dasmë. Se unë jam vëllai i tij dhe xhaxhai i nuses. Kur më pyesin miqtë e shokët se si kaloi dasma çfarë t’u them? Që nuk më bëri ftesë vëllai... Që nuk më ftoi në dasmë, që...

Ika e ndërsa largohesha ende më vinte te veshi fjala dasmë, dasmë, dasmë...

Po jetojmë mes rrenash. Mes shpifjeve dhe sajimeve, si në një fushë të madhe ekrani ku na lëvizin nga larg me telekomandë, të programuar si duartrokitës on line...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tualet Balla20/03/2019 16:50

I nderuar,respekt.kam nje qen qe pi birr dhe dehet gjithmon I uruariri se e turllos parfumi I edit ja Kam vene emerin taulant

Shto koment

Denonco