E vështirë me e pranue se gjithçka merr fund me vdekje

E vështirë me e pranue se gjithçka merr fund me vdekje

Nga Ilir Demaliaj - 20/03/2019

Rekuiem për At Viçenc Prennushin

Por asht vështirë me pranue se gjithçka merr fund me vdekjen e trupit kur mendon se ka njerëz qi vdesin për Ideale!

Jo rastësi!

Le të bien këmbanat!

Kur diçka përsëritet në mënyrë të përsëritëshme, nuk është më rastësi, është strategji e pasqyrimit të urrejtjes nëpërmjet ‘harresës’ pas vrasjes që i bënë tharmit kombëtar, ndriçimit qytetar, besimit dhe edukimit nga e mira dhe dashuria për Zot e Atdhe.

Lufta kundër vokacionit perëndimor, civilizimit oksidental, vlerave dhe dijes e kulturës së epërme, qendrimeve stoike deri në flijim, për komb, Zot, Atdhe, të Klerit Katolik Shqiptar si pjesë e lavdisë kombëtare, ka filluar tash 600 vjet me conquer të Perandorisë Osmane, me urrejtjen sllave dhe luftën gjaksore ndaj ndriçimit shqiptar katoliçizmit, me krimet cfarosjen të klerikëve katolik shqiptar duke kaluar nëpër Golgotën e krimeve më ç’njerzore, me urrejtje dhe ekzaltime ‘fitoreje’ prej rrëkëve të gjakut, të një gjaku, nga komunistët shqiptar. Të cilët, rrënuan në themel, jo vetëm kulturën, qytetrimin, shkencën, shkollimin, historinë,besimin per komb e fe të shqiptarëve, por rrënuan dhe klerin katolik në thelb, duke zhdukur çdo gjurmë, e sot, kisha katolike shqiptare, është më shumë mbas b….. politikës, se sa mbas GRIGJËS saj. E shkruaj këtë; se nuk ka si spjegohet, që Kisha Katolike, nuk jep Mesha e të Oshëtin Këmbanat në përkujtimet e martirëve të saj e të kombit. Dihet më tash qëndrimi politik i postkomunizmit dhe i vazhdimësisë komuniste të postkomunizmit demo(n)kratik! Po Kisha Katolike Shqiptare?!! A thua veladonët e gjakosur të klerikëve të vrarë e vdekur në tortura prej komunistave, i kanë veshur…

Ndryshe nuk ka si shpjegohet heshtja e njëpasnjëshme dhe qëndrime konform me politikën e ditës, siç ishte edhe dje, heshtja për Martirin e Kishës dhe Kombit, At Vinçenc Prennushi.

Heshtën si gjithmonë politika, kultura, media, intelektualët, shkrimtarët, analistët, aktorët, të cilët nuk lejnë përkujtim pa bërë, për ‘figurat’ e socrealizmit, për veprat e tyre si dje dhe sot, për këta armatë që ka shkatërruar me artin, kulturën, letërsinë nëpërmjet porosive partiake socrealiste si shërbëtorë të së keqes, duke shpëlarë trushë me vetdije breza të tërë, e duke u tallur e anatemuar, e shkatërruar me kazma e me zjarr kulturën dhe objektet e kultit.

Kjo që po ndodh sot është më e rënde. Heshtja, vrasja për së dyti!

Heshtja, tregon se sa e rrënuar është ndërgjegja e elitave kulturore-intelektuale, që jo vëtëm nuk kupton, por edhe nuk do të pranoj së ka qenë në anën e të keqes. Vazhdon duke këmbëngulur se ka pasur dhe të mira, për të ruajtur veprat e tyre të turpit dhe për të na i shitur si vlera. Shoqëria edhe në gjendje më të rëndë, kur ende nuk kërkon vlerat por ka ngelur në pellgun nostalgjik kulturor-mental të veprave, filmave, dhe mendimit me ‘ikonat’ socrealiste. Kjo spjegon dhe gjendjen sot politike, sociale,kulturore, dhe ‘harrësen’ për At Vincent Prennnushin. Kjo spjegon dhe tam-tamet pa kuptim komunisto-antikomuniste si bjerrje e degradimit të mëtejshëm si luftë gjelash, dhe harrimit të vlerave dhe ngritjes së këtyre modeleve morale, intelektuale, kulturore, kombëtare.

Ja dhe dëshmia e Profsesor. Arshi Pipës, për vdekjen e Vincenc Prenushit në birucat e Durrësit ku ishte edhe Arshi Pipa si dëshmi okulare.

Mbaj mend nji skenë të devotëshme në infermjerinë e burgut, ku unë u shtrova mbas kthimit në Durrës nga kampi i Vloçishtit. Në infermjerinë e burgut gjeta Imzotin qi vuente prej asmës. Kjo ishte e tillë sa me e lanë pa frymë prej gulshimit. Nji ditë prunë në infermjeri Don Jul Bonattin, famullitar i Vlonës. Kur i thashë kush ishte i smundi qi përpëlitej, ai u ngrejt prej shtratit dhe ngau me i puthë dorën Imzotit. Imzoti tërhoqi dorën, bekoi me té Don Bonattin dhe u përmbys në shtratin e vet.

Përveç se prej asmës, Imzot Prennushi vuente nga nji hernia e randë. Nji ditë rojet e ngarkuen me bajtë trungje prej rrugës poshtë te kodrina ku gjindej burgu. Si Krishti n’ udhën e Kalvarit, ai u përpoq tri herë me rradhë. Por u rrëzue të trija herët, pa shprehë ankim.

U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë;

Jemi në qelitë e sigurimit të kuq shqiptar, në një ditë të akullt marsi të vitit 1949. Në njërën nga nevojtoret e degës së punëve të brendshme të qytetit bregdetar, Durrësit, varet për krahësh një burrë rreth të gjashtëdhjetave, i veshur me rrecka. Kush e shikon ashtu varur, nuk mund ta besojë se ka para vetes një prej prelatëve të naltë të Kishës Katolike Shqiptare; një prej shkrimtarëve të rrallë të Rilindjes, ende gjallë; një burrë, që ia kushtoi gjithë jetën popullit të vet; një françeskan, që rri aty, vetëm pse ndjek besnikërisht Krishtin e jo diktatorin, i cili do të dëshironte ta dëbonte Zotin nga froni e të ulej vetë në vend të Tij.

Ai, që shqiptarët e shikonin me nderim të madh, që e ruanin me mirënjohje si relike në peshtaf, që ishte simbol i së kaluarës, për të cilën krenohemi, ishte kapur përdhunë në një shtëpi të varfër katundi, ku kalonte, në vetmi të plotë, ditët e mbrame të jetës. Ishte mbyllur në qeli. Ishte torturuar. E tashti rrinte i varur kësisoji në nevojtoren e burgut të Durrësit, në maje të kodrës, prej kah mund të soditej një nga pejzazhet më të bukura detare. Kishte kohë që rrinte i varur, i ngrirë, kur dera u hap e një prej rojeve lëshoi një ulurimë me ta përqethë shtatin: ‘Ej, prift!’. Asnjë përgjigje. ‘Ej, ti, me ty po flas, priftooo. Do ta hapësh gojën, apo dëshiron të ta mbyllim përgjithmonë?’. Heshtje. Njeriu i varur, me sy të mbyllur, nuk jep asnjë shenjë jete. Roja del me vrap, pyet dikënd përjashta e kthehet rishtas. Hyp mbi një stol dhe e zbret njeriun gjysëm të ngrirë. E mbart mbi supe dhe flakon rishtas në qeli, ku duken disa hije njerëzish. Janë shokët mjerimit të ipeshkvit, të vënë në pranga si kundërshtarë të regjimit të kuq. Kur dera e qelisë mbyllet me zhurmë, hijet i afrohen me vrap imzot Vinçenc Prennushit, e marrin butë ndër krahë dhe e shtrijnë mbi kashtë. Dëgjohet një gjëmë e thellë. Ai ka dhimbje. Shumë. Kohët e fundit e detyruan të mbartë trupa të rëndë druri, derisa u rrokullis me gjithë ta, ndërsa rojet e shikonin këtë skenë e zgërdhiheshin. Ka dhimbje, të tmerrshme. Në korp e në shpirt. Por gjen ende aq forcë, sa të hapë sytë e, me zërin e tij, gjithnjë të butë e të ëmbël, ndonëse tejet të ligshtuar, t’u kërkojë shokëve të mjerimit: ‘Ju lutem, më shtrini përdhe. Kambëzdathë. Due me dekë si Sh’ Françesku’. E marrin përsëri me nderim atë trup të martirizuar dhe e shtrijnë mbi truallin e akullt të qelisë. Në sa këmbët nisin t’i ftohen, pëshpërit me një fije zëri

Imzot Prennushi vdiq në 19 mars 1949. Kur i mbylla sytë e etshëm për dritë – ai më pat çekë njiherë frazen e Goethe-s ‘Mehr Licht !’ – kuptova se çfarë drite ai kishte nder mend. Ka njerzë qi besojnë në Pavdekshmëninë e Shpirtit dhe ka të tjerë që nuk besojnë në té. Por asht vështirë me pranue se gjithçka merr fund me vdekjen e trupit kur mendon se ka njerzë qi vdesin per Ideale!

ImageBiografi e shkurtër e At Vincent Prennushit

Kola leu në rrugicën e Makajve, në lagjen Rus, i biri i Gjonit dhe i Drande Prennushit.

Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i vazhdoi në seminarin e Troshanit, ku iu kushtua urdhërit françeskan (OFM) qysh më 1900. Më 25 mars 1908, u shugurua meshtar i Urdhrit Françeskan O.F.M. duke marrë emrin Át Vinçenc. Shkollën për teologji e filozofi e kreu në Tirol të Austrisë.

Me të ardhur në atdhe, Prennushi përjetoi një nga ngjarjet ma të rënda të qytetit të vendlindjes, të Shkodrës së rrethuar nga malazezët dhe pushtimit të saj të përkohshëm në vitin 1913.

Më 14 Mars 1914, kur në kalanë e Shkodrës u ngrit nën brohoritjen e mbarë popullit të Shkodrës flamuri kombëtar, do të ishte ai frati i zgjedhun që do të mbante fjalimin e rastit aty.

Në vitin 1917, ishte anëtar i ‘Komisisë Letrare Shqipe’ në Shkodër ku u përcaktuan rregullat e para të drejtshkrimit të gjuhës shqipe[3].

U bë një ndër themeluesit e bashkëpunëtorët e grupit më të rëndësishëm të Opozitës Shqiptare, që në vitin 1923–24 formuan edhe fletorën e tyre ‘Ora e Maleve’, ku ishte ndër penat e rëndësishme[6].

Më 1924 botoi broshurën me 16 fletë ‘Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë’, ku ka shfaqur mendime për një shtet të ëndërruar demokratik të tipit perëndimor.

Më 19 Mars 1936 Selia e Shenjtë e emëroi peshkop të Sapës, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1940, kur u emërua kryepeshkop metropolitan i Dioqezës së Durrësit, duke pasur nën administrim kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Mbas vdekjes së Imzot Gaspër Thaçit, në Shkodër, më 26 Maj 1946, dhe arrestimit të Don Mikel Koliqit, famulltar i Shkodrës, Imz. Prennushi u ngarkua me detyrën e Primatit Katolik të Shqipërisë.

Në vitin 1945 Enver Hoxha i kërkoi takim Imzot Prennushit dhe ky e pranon. Në atë takim ka qenë i pranishëm edhe Imzot Gaspër Thaçi. Në atë takim, Hoxha, sipas një artikulli të Arshi Pipës me të cilin qe bashkëvuajtës në Burgun e Durrësit deri në verën e 1948, u ‘konsultua’ me klerikët për problemet e Kishës Katolike në Shqipëri. Qëllimi i vetëm i takimit ishte që të impononte këndvështrimin e tij për fenë dhe Vatikanin.

Image

Ngritja e flamurit në kalanë e Shkodrës, ku P. Vinçençi mbajti fjalimin
 

Më 19 maj 1947 Imzot Prennushi u arrestua dhe filloi t’i nënshtrohej një kalvari vuajtjesh fizike e psikologjike, të krijuar nga regjimi komunist shqiptar. Më 18 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Durrësit, e përbërë nga kryetari, major Gjon Banushi, anëtarë, major Xhule Çiraku, kapiten Halim Ramohito dhe prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapën gjyqin kundër tij. Vendimi i Gjykatës së Durrësit u përcoll për shqyrtim në Gjykatën e Lartë të Tiranës, bashkë me një relacion të prokurorit të Durrësit, i quajtur Sotir Qiriaqi (data 1 dhjetor 1947). Gjykata e Lartë Ushtarake Tiranë, e përbëerë nga kryetar, major Niko Çeta, anëtarë, kapiten Nexhat Hyseni, kapiten II Mustafa Iljazi dhe sekretar aspirant Thoma Rino, më 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoi çështjen e të pandehurve ‘refuzon kërkesën e tyre’.

Vinçenc Prennushi deklaroi se lufta e tij ishte kundër komunistëve e Partisë Komuniste që të mos ekzistonin, kur të formohej pushteti që mendonim me zbarkimin e amerikanëve.’. Më 19 mars 1949, i sëmurë me zemër, Monsinjor Prennushi vdiq nga tortura çnjerëzore në burgun e Durrësit.

U shpall ‘Martir i Demokracisë’ më 8 maj 1993 në Durrës.

Procesi i shenjtërimit[redakto | përpunoni burim]

Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnitnë Shkodër.

Në vitin 1911 boton me ndihmën e arkeologut dhe historianit Carl Patsch në Sarajevë ‘Visaret e Kombit, Kangë gegnishte’, folklor i mbledhur dhe i rreshtuar prej tij. Më 1918 botoi ‘Fjala e Zotit’ si dhe romancën në vargje ‘Grueja shqyptare’, e para vepër letrare e tij e botuar në shtypshkronjën françeskane. Më 1919, botoi dhe shfaqi në Shkodër dramën ‘E tradhtuemja’, përshtatje në shqip të T. A. Rolando. Në 1921, botoi përmbledhjen e njohur poetike: ‘Gjeth’ e Lule’, përmbledhje të cilën kritika e gjeti të bukur e delikate. Çabej e quajti ‘Poet i qytetit të Shkodrës’. Më 1931 boton dramën me pesë akte ‘Prej robnije në liri’. Më 1939 poezitë ‘Kuq e Zi’ dhe ‘Ushtari i vogël’ i përzgjidhet në një antologji arsimore për shkollën e mesme. Më 1941 i shkruan parathënien përkthimit të veprës së Manzonit, ‘Të fejuemt’, nga At Mark Harapi.

Qe pendë letrare dhe shkencore ndër fletoret me zë të klerit, ishte një drejtues i ‘Hyllit të Dritës’, ‘Lajmtari i Zemrës së Krishtit’, ‘Zani i Shna Ndout’ dhe ka lënë një kontribut të madh me broshura e letra baritore për moralin e shëndoshë fetar.

Botoi përkthimin ‘Fabiola, a kisha nën dhe e mî dhe’ të Kardinalit Viseman. Përktheu gjithashtu Danten dhe sociologun Ëeber. Në vitin 1933, përktheu e botoi romanin ‘Quo Vadis’ (Ku po shkon?) të Sienkievicz. Në vitin 1939, përktheu dhe botoi romanin e Silvio Pelico-s ‘Burgjet e mia’.

La në dorëshkrim veprat ‘I hueji në shpi të vet’ (Sh’Aleksi), ‘Kujtime udhëtimesh’, kallëzime e përshkrime udhtimesh të dy vizitave baritore që bani si provincial i françeskanëve në vise të ndryshme të Shqypnisë në vjetin 1931 e vjetin 1934, ‘Kujtime shpirtnore’, në dy vëllime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco