Ylli, cenove sigurinë kombëtare me atë që s’thuhet…

Ylli, cenove sigurinë kombëtare me atë që s’thuhet…

Nga SYRI.net - 19/03/2019

Edi Rama i tha para disa kohëve në parlament të gjithë kundërshtarëve dhe opozitarëve: 

‘…  gruas time ti hani atë që s’thuhet….’ dhe asgjë nuk e gjeti dhe ende s’e ka gjetur deri tani…

Kurse Ylli Dylgjeri vetëm se bëri humor në Facebook, pra në vendin që s’thuhet, me personin e dashur që s’duhet, duke përdorur atë fjalën që s’thuhet, e larguan nga puna si ‘rrezik të sigurisë kombëtare…’; hahahaha…

Ndodhi në Facebook-un tonë, ajo që s’ka ndodhur as në vendet që s’thuhen….

Pra në vendin tonë ku qytetarët i detyron kryeministri të hanë atë që s’thuhet, s’duhet bërë humor se të gjen ajo që s’thuhet…

Në vendin tonë ku qytetarët i detyron kryeministri të hanë atë që s’thuhet, sepse humori është më i hidhur dhe helmues se ajo që s’thuhet…

Në vendin tonë, ku qytetarët i detyron kryeministri të hanë atë që s’thuhet ka vetëm një opsion, të hani atë që s’thuhet se ndryshe mbeteni pa punë, pa pension, pa pagë, pa asistencë…pra ju gjen ajo që s’thuhet…

Dhe viktima e parë që s’ka pranuar të hajë atë s’thuhet është humori…

Ai është ‘dëshmori i parë’… Ylli Dylgjeri….se ai:

….bëri humor  me ‘atë fjalën që s’thuhet në një portal apo gazetë që s’duhet…’

….bëri humor me ‘atë fjalën që sthuhet për atë që duhet ta kemi vetëm xhan…’…

….bëri humor me ‘atë personin që duam duke përdorur atë fjalën që s’thuhet…’…

… bëri humor me ‘atë fjalën që s’thuhet që është eskluzivitet vetëm i atij që s’i thuhet emri…’

… cenoi rëndë ‘atë që s’duhet me atë fjalën që duan ta hanë vetëm të tjerët…’

… cenoi me ‘atë fjalën që s’thuhet personin simbol të sigurisë kombëtare…’

Me shumë gjasa Yllin e kanë shtyrë rusët të cënojë sigurinë kombëtare me atë fjalën që s’thuhet …

Me siguri kjo që bëri Ylli me atë personin që s’duhet është akt terrorist i sponsorizuar nga opozita…

Me siguri kjo që bëri Ylli është humor me ‘fake news’ se ai s’e ka thënë atë fjalën që s’thuhet…

Ah mor Ylli si s’e ke kuptuar akoma se ajo fjala që s’thuhet është edhe gjellë, edhe bukë, edhe ushqim por kur bën humor ajo cenon sigurinë kombëtare…

Dhe mos bën gabim e mbrohesh në gjyq duke mos pranuar se ke cenuar sigurinë kombëtare me atë fjalën që s’thuhet… aq më tepër që ajo fjala që s’thuhet është e gruas së atij burrit që s’thuhet…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco