Dylgjeri nuk është ‘ylli’ i parë, viktimë e Facebook

Dylgjeri nuk është ‘ylli’ i parë, viktimë e Facebook

Nga Arben Vata - 19/03/2019

-5 vjet më parë një TV detyroi punonjësit të mos kritikonin qeverinë

Me aq shumë dhe aq thellë sa është tallur me qeverinë, unë mendoj se Ylli Dylgjeri shumë ka qëndruar në atë post.

Por satira e tij therëse në Facebook, mesa duket u bë e padurueshme për qeverinë, aq sa në një vendim absurd e shkarkuan nga detyra. Të ishte për qeverinë, Yllin do ta kishin hequr prej kohësh nga puna në administratë, por njerëzit që kujdesen për imazhin e qeverisë i janë ruajtur pikërisht kësaj fortune mediatike që shoqëroi këtë veprim diktatorial.

Megjithatë Dylgjeri nuk është ‘ylli ‘ vetëm i Facebook që e pëson nga pozicionimet apo talljet politike në Facebook. Secili mund të sjell në mendje raste nga kolegë, shokë apo miq, të cilët kanë qenë ‘viktima ‘ të Facebook. Ylli u bë publik pikërisht për shkak të famës së madhe që ka.

Kur qeveria ndalon punonjësit e vet të shprehin mendimet e tyre në Facebook, po themi se është diktaturë. Po kur biznese private psh, ndalojnë punonjësit të bëjnë të njëjtën gjë? Çfarë regjimi kemi në këtë rast?

Me siguri që secili ka dijeni për raste të caktuara kur pronarët e kompanive detyrojnë punonjësit të mos shprehen kundër bindjeve politike të pronarit.

Por a e dini se një gjë e tillë ndodh rëndom edhe në media? Në vitin 2014, media ku unë punoja u kerkoi punonjësve të nënshkruanin Kodin e Etikës, sipas të cilit ata nuk mund të shprehnin publikisht opinione në Facebook apo platforma të tjera, nëse ato binin ndesh me qëndrimin editorial të TV.

Censurë në qeveri, censurë në media dhe sektorin privat. Ku po shkojmë?!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gramoz19/03/2019 15:33

Ku po shkojme? Po shkojme drejt Surrelit ne p... te Lindes.

krist19/03/2019 13:19

Arben,per pyetjen qe ben ne fund te shkrimit,pergjigja eshte e qarte: Ne Surrel.

Shto koment

Denonco