Edi Ramës

Edi Ramës

Nga Erl Kodra - 16/03/2019

Edi Rama,

Ti do të mbijetosh edhe një muaj; dy muaj; tre muaj.

Po ku do të shkosh më tej?!

Shikoni se çfarë ndodhë kur përpiqesh të zësh një popull në çark, sidomos një popull që është i vetëdijesuar se çfarë përbindëshi ka përballë.

I vetëdijesuar jo thjesht nga arsyeja, por nga thika që i ke ngulur në palcë.

Popullin armik mundesh ta zhdepësh me gaz të ashpër lotsjellës.

Mundesh t'i injorosh 300.000 armiq të brendshëm të pushtetit tënd kriminal që protestojnë paqësisht kundër teje. Mundesh t'i mbysësh armiqtë e tu me propagandë.

Mundesh edhe të blesh 50 njerëz dhe t'i quash "opozitë" e re. Para ke pa hesap, sigurisht.

Mediatikisht, ushtria e mercenarëve do vazhdojë mbështetjen pa kushte, sa kohë që ti do t'u hedhësh ushqim.

Frroku, Mero, Lorenci, Muchi, Zaloshnja, Vasjari, Minxhozi, Fevzo, Sokoli, Vasili dhe shumë të tjerë do të vazhdojnë ta lehtësojnë dhimbjen. Por dhimbja jote është e pashpresë. Nuk ka shërim.

Të gjitha këto janë favoret e tua, prej të cilave ti po mbijeton, përkohësisht.

Po më pas?!

Më pas, do të fillojë të mblidhet një lëmsh në grykë tek shqiptarët.

Çdo armik do të qëndrojë para teje duke të urryer. Çdo ditë e më shumë, deri sa urrejtja do të të kthehet në vullkan.

Atë ditë nuk do t'ia uroja as hasmit.

Sepse kam frikë, se lëkurën do ta bëjnë hajmali.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp17/03/2019 17:59

Per komentuesen Ajo,nese opozita do blofonte siç pandehja une, do kishte qene ndoshta me mire per te gjithe,Pas djegies se mandateve
nga opozita, duhet te presim per te pare nese ishte gjeja e duhur qe duhej ber dhe se kush do perfitoj nga gjithe kjo.Teknologjija jua sjell afer, Juve Atdheun dhe mua me "kthen mbrapa" ne SHBA kur nje grup zonjash,zonjushash dhe artistesh protestonin te sponsorizuara nga Z.Soros thuhej, per ta permbys Presidentin Trump dhe per ti ber edhe nje here zgjedhjet nga e para.Historija dihet."Nuk u takuan me historine",dhe as ben histori.Historia perseritet.Te presim se si do na çfaqet.Ajo qe ju nuk mund te dini eshte edhe se çfare thuhet ne kafenete e Tiranes, aty ku burrat e grave dhe grate e burrave i nxjerin taze lajmet e politikes.Per shembull, njera nga partite opozitare LSI, po pregatitet per zgjedhjet vendore, madje ka caktuar edhe komisioneret .Cfare humbet, nese kete lajm informal e mere si te vertete?.Presidenti qe paska qen kunder djegjes se mandateve siç thote Znj,e Pare,dhe Z.Rama te bashkepunojne e te ndajne copa te pushtetit lokal nderkohe qe Znj.Kryemadhi eshte e "vendosur" ti kremtoj te 40-tat qeverise..Ajo qe humbet eshte PD. Dhe per kete nuk e besoj se prish pune une.Ndoshta sygjerimin im, eshte ne interese te PD dhe te se djathtes.Por sigurisht qe politikanet ,qeveritaret, shume te zgjuaret dhe budallejte nuk kane nevoje as per ide e mendime ndryshe. Per ata e kane vdekje kur i kundershton.Te falenderoj tyj personalisht, per engazhimin me komentet dhe mbeshtetjen qe jep per te djathten.

Ajo17/03/2019 13:53

Uau! Krasasi tp e gjeti zgjidhjen!
I duhet degjuar fjala patjeter!
Pasi parashikovi me nje largpamesi te mahitshme dhe vuri bast se opozita po blofonte dhe kurre nuk do ti dorezonte mandatet, tani si burre “ i urte” kuvendi gjeti zhjidhjen me origjinale! Po kam frike se opozitari, kandidat per liderin e “ opozites se re” Gjuzi nuk do jete dakort me Krasasin tp dhe nuk do ta leshoje mandatin “ dhurate prej qiellit” dhe Rames. Atehere si do bejme? Jo per gje, por do na merziten dhe revoltohen “ nderkombetaret” me te cilet eshte konsultuar opozita e re: Hajdari, Gjonaj, Gjuzi dhe ajo mamaja krenare qe eshte “ konsultuar” me birin e saj tejet inteligjent.

krasasi tp17/03/2019 13:16

Me protesta a pa protesta, me nderhyrje te nderkombetareve, apo me "urtesi" politikanesh, nje zgjidhje duhet te gjendet. Me e keqja ka ndodhur.Po ndahen familje.Dhe jo familje te thjeshta , por ajo e te parit te vendit.Znj. e pare e vendit deklaroj qe me bashkeshortin flasin vetem per problemet e femijve.jane prishur se Z.Meta nuk ka mbeshtetrur djegjen e mandateve.O Zot, gjithmon politikanet shqiptar e kane gjetur "zgjidhjen"."Zgjidhja" gjithmone ka çuar ne nje ngaterrim e kokolepsje ne nje shkalle me te larte. Tash qe nuk ka negociator per pajtim ka mundesi te ecet para.Ju kujtohet se si para 10 vjetesh per bythen e nje keshilltari ne Fier, PS dhe vet naltmadhnija i thoshte jo integrimit ne BE.Sot pasi i firmosi dhe i pranoj zgjedhjet,opozita zbuloj se zgjedhjet qenkan vjedhur sikur te gjitha zgjedhjet e zhvilluara ne vendin tone nuk kane qene nje ujdi kreresh, me bekim te nderkombetareve.Ne keto kushte kur as Presidenti dhe as nderkombetaret nuk po bejne ndermjetsin per te ulur palet per dialog, ka vetem nje zgjidhje.Opozita revolucionin kerkoji ne revolucion ndodhemi.Protestat jane e vetmja rruge per te çuar te zgjidhja.Ky eshte revolucioni, as Z.Rama qeveris me opoziten ne rruge por as opozita nuk merr pushtetin nga rruga.Zgjidhja dhe negocimi vjen vetem nga parlamenti..Cdo deputet i dorehequr me urdher partije, duhet te kthehet per te kerkuar nje kthim ne parlament ne grup sigurisht por duke ju mare mendimin nji e nga nji.Jashte parlamentit ngelen vetem ata qe ju jane zene karriket ne parlament.Lefter Maliqi duhet te spostohet para apo pas vendit te Z.Basha.Vendin e retorikave politike se kush je ti e se kush jam une duhet ta zene gara se kush paraqet platforma dhe mbeshtet reformat per integrim ne BE.Reforma ne Drejtesi ,Ligji Zgjedhor etj.Aty fillon ndryshimi.,Aty tregon ,mu ne mes te sheshit te burrave, se sa vlen.Z.Rama qellon me batuta nga periferija, ministrat e ministreshat "qeverisin" me mendjen se he se te perkohshem jemi.,mesa ka gjetur gje ata para nesh ,aq do na hyj ndonji gjemb ne kemb edhe neve. ndersa opozita e virgjer,takohet me historine ne Trane.Ne fakt, po perpiqet ta "bej" historine. Kjo histori e opozites i ngjan historise se atij femijes , qe kur prinderit nuk i japin aq lek sa kerkon, del dhe qellon me gure poshte pallatit e i mer erzin prinderve..Opozita nuk eshte armike dhe as delja e zeze qe e tregon me gisht mazhoranca.Por as e anasjellta nuk eshte e vertete.Reforma ne Drejtesi eshte reale ngaqe eshte investim nderkombetar.

Petro17/03/2019 10:13

Te lumte Erl
Shkruan me trimeri,vertetesi dhe mencuri.
Zoti ta befte mire.

Asi17/03/2019 08:09

Sot ne proteste prisja djegjen e mandateve te opozites ne bashkite e gjithe vendit, kjo e pershpejton dhe shkurton kohen e qeverise dhe tregon se opizita nuk do jete farse dhe epjese e zgjedhjeve lokale.

Ankezmi17/03/2019 02:51

Ore Çapajev,ti hiqes si i mënçur dhe me atë mënçuri të hidhur na sjell se një farë kodra qëka i madh.Ku është madhësia e Kodrës?! Sigurisht që nuk është mal,por kodër...

Askushi 16/03/2019 22:41

Ajo dite eshte shume e afert. Ndoshta ka arritur, por duhet te udhehiqet me mire nga opozita, dhe duhet ti bashkohemi te gjithe..te gjithe..te gjithe...

Osumi16/03/2019 22:38

Lekuren hajmali sa me shpejt te jete e mundur. Gazin e perdorur kunder nesh askush nuk do tia fale. Le te brockullisin gazetaret dhe te ashtuquajturit analiste qe permend i nderuari Erl. Edhe ata ne pidh te mamave do te hyjne skane ku shkojne.

Edi kicos 16/03/2019 22:29

Po te ishte trim te rinte sot ne Tirane ta shikonte te se...... Po megjithate prapa qafe e Ka ne grop te mu.....do perfdoj plehra

Mili16/03/2019 22:27

Je i madh Z.Kodra.Bravo!

CAPAJEV ZERA16/03/2019 21:38

BRAVO ERI KODRA

Shto koment

Denonco