Edi Rama me 40 ministra, si Ali Baba me 40 hajdutë

Edi Rama me 40 ministra, si Ali Baba me 40 hajdutë

Nga Avni Nezaj - 15/03/2019

Në kohën kur hajduti të shan se tregove se ai ka vjedhur, biles ka vjedhur shumë nuk duhet të shkruash më apo të flasësh më, por të reagosh që ta ndalësh hajdutin i cili ashtu si dhelpra do të bëjë vrima të tjera rrotull tokës tënde që të të kafshojë ato pak shpendë që ke rrethuar brenda telave.

Ne këtu kemi një hajdutllëk qeveritar që ka lënë edhe dhelprën në hije, por edhe ujkun në zgavër, çakallin e ka hedhur për tokë, dhe po konkurron hajdutin e tmerrshëm më pamje njeriu, Ali Baba me 40 hajna. Ky është Edi Rama me 40 ministrat e tij që ka ndryshuar në 6 vjet qeverisje.

Kaq ministra duhet të ketë  ndërruar qysh kur ka marrë mandatën e parë të qeverisjes së zezë së tij për të mos bërë asgjë të mirë për shqiptarët.

E zeze më shumë se boja që ‘thuthuqi’ Paloka ja dha surratit në ditën e Shën Valentinit si shenjë e dashurise së madhe të opozitës por edhe të shqiptarëve për kreun e qeverisë ose ‘Skenderbeun’ e Spiro Palit.

Iku Beqaj, ishte i mirë thanë

Iku Damiani, ishte i miri po thonë, po i bie unazës duke shkuar në drejtim të posteve të tjera në parti...

Iku Arbeni, ishte i mirë thanë, inceneratoret akoma nuk u është hedhur një tullë.

Iku Siamiri, ishte i mirë, ministër i jeshilllëkut

Iku Fatmiri, edhe ky i mirë ishte, skafet nuk i iknin pa leje.

Iku Lindita, edhe kjo cilësore ishte, beri një ligj të arsimit të lartë që nuk e kupton as vetë, por vilen ama e ka të kompletuar mirë.

Iku Mirela edhe kjo kualitave në të  lexuar se për kulturën ku vret rrufeja.

Iku e iku, u ndryshuan, por hajdutëria ngeli, ndërroi dorë, u shtua derisa u kap me presh mes shalësh me Unazën e Re.

Tani duket se është sërish radha e Rëmës dhe këtyre adoloshentëve që ka në qeveri për të bërë batërdinë e fundit ne pasuritë e shqiptarëve.

Asnjë projket nuk është realizuar në 6 vjet qeverisje, po asnjë i vetëm. Vetem PPP-të kanë lulëzuar e paratë e qytetarëve shqiptarë, akuzon opozita, herë nga pak e herë nga shumë po përfundojnë në parajsat fiskale me emra të koduar.

Premtoi aeroporte në çdo qytet e as te Kukësit që ishte i mbaruar nuk e hapi dot.

Premtoi rrugën e bregut të detit, por as rrugën e Elbasanit të mbaruar, nuk e mbylli dot, ti bënte rrethimin metalik ose vijat e bardha për të cilat është specialist.

Premtoi Air Albania por na doli një mashtrim si të tjerët, solli vetëm dy dronë për policinë edhe këto dhurata nga partnerët.

Premtoi ujë e drita, i gjeti gati të gjitha, e thjesht u rriti çmimet.

Premtoi. Premtoi.....

Së fundi shkoi edhe në Lezhë e u tha banorëve për hërë të 15 –të se rruga e Torovicës do të bëhët.....

Tallje e hapur me qytetarët shqiptarë

Eh... ministrat u ndryshuan. Të gjithë ikën se punuan mirë, ishin përfektë, ishin të qeshur. Por edhe qanin ndonjëherë, njerëz me emocione, se merziteshin nga akuzat e opozitës por në mënyrë të veçantë mërziteshin se merzitej “shefi”.

Por merzitja e tyre e pashpjgueshme nga të bertiturat gjithë ‘kulturë’ të Edi Ramës, se po vjedhin pak, e kishte shpjegimin, mashtro e zbato pa fjalë e kokëulur, porositë e shefit.

Që të gjithë e dinë kodin e komunikimit të kreut të qeverisë e nuk është nevoja t’i përsëritësh është berë publik që nga koha që drejtonte Bashkinë e Tiranës. Ik more ..., ik moj ... na çave.... na e solle në majë të hundës, të vjen era ..., Me ropt e shpisë, të bëfsha këtë, e të bëfsha atë.

Ky është modeli i komunikimit të atyre me të cilët qeveriste dhe qeveris Rama e të gjithë e thonë, por nën dhmbë, që është me probleme serioze por askush nuk e pranon publikisht.

Fajin e ka tepsia.

Erdhi në pushtet me sopatë në dorë por korri e bloi vetëm për mullirin e tij të propagandës dhe të vjedhjes së pasurive të shqiptarëve.

U akuzua nga OSBE për 200 milionë euro dhe direkt pas kësaj solli ne atdhe të vëllain e tij për të menaxhuar varfërinë që kishte kaluar në SHBA.

U akuzua për tendera korruptivë të sistemit shëndetësor dhe e mbajti me dhunë Ilir Beqajn ministër deri sa nuk mbante më, e deri sa bëri, chekap e ketchap gjithë sistemin. Të varfërit i rropi e të pasurit u lumturuan.

Tha do rrisë pensionet e ua nxiu jetën shqiptërve më sigurime e gjoba.

Do ulte taksat e ua nxiu jetën shqiptarëve me taska

Do ulte energjinë, eshtë rritur dyfish.

Për këto arsye e shumë të tjera qytetarët nuk duhet të kene frikë të protestojnë kundër hajdutit, hajdutëve dhe hajdutërisë.

Sepse nese nuk e bejnë, ai do të vijojë të vjedhë përsëri, deri sa nuk do mbetet asgje në këtë vend.

Ose deri sa të gjithë të bëhen si ai, ose te ikin nga ky vend. Se kështu bënte edhe Ali Baba, vidhte e vidhte e pastaj me ata që u kishte vjedhur shtonte radhët për të vjedhur të tjerët, i kishte në dorë, u kontrollonte varfërinë dhe vesin.

Por sot po rallohen ata që mund te vidhen dhe në mënyre që të mos ngelet bosh ky vend duhet protestuar që hajdutët të shkojnë atje ku e kanë vendin e ata që duan të jetojnë me ndershmëri në këtë vend të shikojne të ardhmën e fëmijëve të tyre ndryshe.... jo me valixhe në krah duke rrotulluar sytë nëse kanë ndonjë Ali Baba nga mbrapa.....që po u vjedh edhe të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku17/03/2019 08:03

Njolla më e zezë në historinë e këtij Kombi, përsëritja qesharake (karagjoze) e enver dullës. Ka vjedhur paradhënie edhe për 20 vitet e ardhme, edhe sikur të qërohet që sot.

zaho 15/03/2019 17:30

Nuk eshte vetem hajdut por eshte edhe trdhetar bashke me qente e tjere qe ka rreth vetes e ne Kosove, Eshte anti shqiptar qe kerkon ta rrenoi kombin dhe vendin si asnje pushtues ne historin e ketij vendi! Disa nga keta pushtues perkundazi, e ndertuan; si austrohungarezet e italianet!!!

zaho 15/03/2019 17:29

Nuk eshte vetem hajdut por eshte edhe trdhetar bashke me qente e tjere qe ka rreth vetes e ne Kosove, Eshte anti shqiptar qe kerkon ta rrenoi kombin dhe vendin si asnje pushtues ne historin e ketij vendi! Disa nga keta pushtues perkundazi, e ndertuan; si austrohungarezet e italianet!!!

Shto koment

Denonco