…I vetmi kryeministër në botë….

…I vetmi kryeministër në botë….

Nga Kastriot Islami - 14/03/2019

Në një debat, dikush që mbronte me zjarr kryeministrin, hidhet dhe thotë; ju njerëzit me mënd të këtij vendi mos flisni se ai ju mundi të gjithëve, pra është më i aftë se ju veç e veç dhe të gjithë bashkë!

Bashkëbiseduesi ju përgjigj: Është e vërtetë se i ka mundur të gjithë njerëzit me mend në këtë vend! Dhe a dini përse?

Sepse ai ka tri ‘aftësi’ ekstremisht të zhvilluara që njerëzit me mënd në këtë vend nuk i kanë:

Ai është hajduti më i madh!

Mashtruesi më i suksesshëm!

Dhe perversi më i neveritshëm!

****

Dhe më konkretisht, Ai është:

  1. … I vetmi kryeministër në botën demokratike që mashtron, tallet dhe ofendon votuesit e tij…
  2. … I vetmi kryeministër që është akuzuar si i droguar…
  3. …. I vetmi kryeministër që s’ka guximin të pranojë testin e drogës…
  4. … I vetmi kryeministër i akuzuar për 200 milion euro të fshehura off shore pa u bërë kryeministër…
  5. … I vetmi kryeministër që miqtë e tij e kanë nxjerrë me dosje mjekësore për sëmundje mendore…
  6. … I vetmi kryeministër që mban rreth tij individë mediokër që të maskojë injorancën e tij…
  7. … I vetmi kryeministër me formim të mangët dhe shkollim të cunguar…
  8. … I vetmi kryeministër që luan basketboll në zyrën e tij….
  9. … i vetmi kryeministër që zhgarravit gjatë takimeve zyrtare se s’ndjek dot bashkëbiseduesin…
  10. … I vetmi kryeministër që ka ngjitur në murin e zyrës zhgarravinat e tij…
  11. … I vetmi kryeministër që del rrugëve me sëpatë në dorë për të prerë shtyllat e elektrikut…
  12. … I vetmi kryeministër që ka dalë duke ulëritur në mes të sheshit Skënderbej ‘o rrumpallë’…
  13. … I vetmi kryeministër që shan me fjalë të ndyra opozitarët në parlament….
  14. …I  vetmi kryeministër që e ka bërë fushatën elektorale me ‘timon dhe tepsi’…
  15. … I vetmi kryeministër që pasi ka shkatërruar imazhin e vendit, shkon në Itali për imazhin e tij,…
  16. … I vetmi kryeministër që tregon në dreka e darka me homologët barcaleta të rëndomta e banale…
  17. … I vetmi kryeministër që shkon në takime me antiplumb….
  18. … I vetmi kryeministër që ka dalë lakuriq në një plazh publik…
  19. … I vetmi kryeministër që ka ngritur televizionin e tij privat….
  20. … I vetmi kryeministër që bredh natën si lugat me taksi se nuk e zë gjumi nga frika…
  21. … I vetmi kryeministër që ka deklaruar se është bërë kryeministër nga frika e vdekjes….
  22. … I vetmi kryeministër që ka shokë të ngushtë kriminelët dhe miq oligarkët….
  23. … I vetmi kryeministër që ka blerë vota me hajdutët dhe ka kërcënuar votuesit me kriminelët….
  24. … I vetmi kryeministër që ka zëvendësuar profesorët e akademikët me kriminelë në sektin e tij…
  25. … i vetmi kryeministër që e ka mbushur maxhorancën me ‘kukulla dhe manenikë’….
  26. …I vetmi kryeministër që  ka orkestruar goditjen fizike të deputetëve të opozitës në parlament…
  27. …. I vetmi kryeministër që ka ndërtuar shtëpi me para të dyshimta, një bunker pa dritare dhe pa çati…
  28. … I vetmi kryeministër që ju kap një avion droge  se ju thye rrota gjatë uljes në lëndinë….
  29. … I vetmi  kryeministër që ka mbjellë se bashku me policinë të gjithë fushat e vendit me kanabisin…
  30. … I vetmi kryeministër që ka shpenzuar me PPP buxhetin e 10 vjetëve të ardhshme….
  31. … I vetmi kryeministër që ka futur në burg të varfër dhe pensionistë të pamundur për të paguar dritat…
  32. … I vetmi  kryeministër që ka futur në zyrën ovale ministrin e Brendshëm bashkëpunëtor të mafias…
  33. …I vetmi kryeministër që ka përdorur policinë për të goditur fëmijët në sy të prindërve…
  34. … I vetmi kryeministër që bredh nëpër botë duke ekspozuar zhgarravinat me paratë e taksapaguesve…
  35. … I vetmi kryeministër që përdor helm kundër kundërshtarëve të tij që protestojnë…
  36. … I vetmi kryeministër që për karrigen e tij pranoi të sillte mbetjet e armëve kimike siriane…
  37. … I vetmi kryeministër që është akuzuar se ofendon, godet dhe dhunon gratë…
  38. … I vetmi kryeministër at-vrasës që ka akuzuar babain e tij…
  39. … I vetmi kryeministër që ka ofenduar rëndë presidentin e SHBA…
  40. … I vetmi kryeministër që ka prishur stadiumin kombëtar, pallatin mbretëror dhe teatrin kombëtar…
  41. … I vetmi kryeministër që organizon takimet në mes të qyteteve me karrige nga shkollat e kopshtet…
  42. … I vetmi kryeministër që kërcënon gjyqtarët dhe prokurorët në telefon….
  43. … I vetmi kryeministër që ka paguar 80 mijë dollarë për një foto që të mashtrojë votuesit…
  44. … I vetmi kryeministër që ka detyruar qytetarët e tij ose të nënshtrohen ose të emigrojnë…
  45. … I vetmi kryeministër që është gati të ndajë e copëtojë kombin, të fusë vendin në luftë civile dhe të cilësojë si tradhtarë kundërshtarët vetëm e vetëm që të ruajë karrigen e tij…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ABDYL SKRAPARI15/03/2019 15:36

KY POPULL ESHTE I DESTINUAR TE VUAJ. PSE INTELIGJENCA MUNGON. ATA QE JANE OSE KANE QENE KURRË NUK KAN MENDUAR ÇFARE DUHET BËRE PER TA VENE KETE KOMB NE SHINA. ÇFARE ESHTE E VLEFSHME ÇFARE JANE NEVOJAT IMEDIATE DHE PER TE PREGATITUR PISTEN E FLUTURIMIT PER TE ARRITUR ATY KU KA MBRITUR PERENDIMI DEMOKRATIK. FATKEQESI KOMBETARE. QE NGA DYZET E KATRA AI POPULL ESHTE I DESTINUAR TE VUAJ CA EDHE PREJ NATYRES TE BRISHTE SHQIPTARE CA EHE KURE KA PASUR OPURTUNITET NUK KA DITUR TE PERFITOJE PO E KA KTHYER MULLIRIN KUNDER VEHTES. BIR SELMAN I NËNËS KË TË QAJ MË PARË. DUHET NJI DORE E FORTE DEMOKRATIKE E NDERGJEGJESUAR E MOS SHOFI XHEPIN DHE FAMILJEN INTERESAT VETJAKE DHE TË MBROJE KLANIN QE E MBESHTET. MJERISHT KORRUPSIONI KA HYRE THELLE DHE ËSHTE E ZORESHME TE SHQITET NGA AI KOMB. AKTUALITETI I SOTEM I PERKET ÇDO SHQIPTARI NE NJI FORME OSE NJI FORME DHE PESHA E NDERGJEGJES DUHET RE RENDOJE MBI TE GJITHE NE. DUHET TE ANALIZOJME VETVEHTEN DHE PASTAJ TI KERKOJME LLOGARI TJETRIT

Daj Jaku14/03/2019 21:50

Profesori e ka qarë krahasimin, më bukur nuk ka se si të përmblidhet. Duhet përkthyer dhe dërguar gjithë mediave të globit. Por mos ta ngatërrojnë komentuesit, sepse Noli mori nga Zinovjevi 300.000 sterlina (shifër gjigande për kohën), me qëllim që të realizonte bolshevizmin në Shqipëri. Ndërsa Zogu e përzuri Nolin me ndihmën e kozakêve rusë të bardhë, armiq të Leninit. Nuk ka lidhje me legjendën komuniste të ndërhyrjes serbe, sikurse edhe për Esad Pashë Toptanin. Zogu na shpëtoi nga komunizmi leninist në 1924, fatkeqësisht kjo ndodhi në 1944 nga baba-llarët e EDramës, akoma më fatkeqësi që vazhdon edhe sot me këlyshat e komunistëve. Prandaj EDrama shpall mësues të vetin Nolin, në një kohë që vetë Noli u pendua si derri për gabimet e tij dhe nuk pranoi kurrë të bashkëpunonte me komunistët e enverit dhe kristaqit përsa kohë qe gjallë , bile edhe pas vdekjes.

Valbona14/03/2019 16:45

O krist lexoje me vemendje se cfare paska eshte thene per Ramen nga nje mbrojtes i tij: Rama eshte me i "zoti" se te gjithe njerzit me mend ne shqiperi. Kurse ai qe eshte kunder kesaj ideje i pergjigjet: a e di perse ti e quan Ramen personin me te "zoti" ne Shqiperi, sepse Rama a) eshte hajduti me i madh; b) mashtruesi me i sukesshem dhe c) perversi me i nevertishem. Pra prandaj i ka mundur te gjithe kundeshtaret e tij, do te thote qe ai ka fituar mbi kundershtaret e tij se gezon keto tri "cilesi" negative. Kaq i thjeshte eshte perfundimi qe del nga leximi i ketij shkrimi.

krist14/03/2019 14:15

Shprehja,se Rama qenka me i zoti,prandaj jua kaloi,me kujton nje leter qe Konica,i ka derguar Nolit,ne kohen e arratisjes,mbas kthimit te Zogut,qe permbysi revolucionin demokratik te qershorit,qe beri Noli.Konica,kundershton Nolin,i cili fliste shume keq per Zogun,qe me ndihmen e serbeve,u kthye triumfatr.Mos te te vije keq,i thote Konica Nolit-Zogu,perderi sa fitoi ndaj nesh,tregoi se eshte me i zoti se ne,prandaj hic te mos na vije keq.Kjo leter,ne fakt shihet edhe si nje sinjal,qe me vone do vihej ne sherbim te Zogut.

Sokoli14/03/2019 11:51

Ke thënë te verteta te padiskutueshme Z. Islami. Taksirat dhe fatkeqësi per shqiptarët qe kanë ne drejtim te qeverise nje person te tillë.

Shto koment

Denonco