Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

8 Marsi si diskriminim ndaj femrës

8 Marsi si diskriminim ndaj femrës

Nga Arben Vata - 10/03/2019

Një mendim ndryshe për 8 Marsin.

Të gjithë e dimë historinë e kësaj dite. Në komunizëm më së shumti festohej kjo ditë, me butafori dhe shfaqje të tjera masive. Edhe sot në këto vende, por edhe në disa të tjera, ka festime masive apo kolektive ( në fakt është kthyer në ditë për biznesin e luleve, restoranteve, dhuratave etj, ) në këtë ditë. Për mendimin tim, ajo që në fakt ndodh me këto harbime kolektive, është që u kujtojmë femrave (grave e vajzave), se vetëm 8 Marsi është dita e të drejtave të tyre. Po 364 ditë të tjera?

Pra, ajo çfarë në fakt bëjmë të gjithë sot është se mohojmë të drejtat njerezore të gjysmës së shoqerisë. Duke u kujtuar se sot gratë kanë të drejta, realisht u themi se jemi ne që ua japim ato, vetëm për një ditë.

Në perpjekje për ti respektuar, ajo çfarë bejmë është se i fyejme, i diskriminojmë.

Respektin për ta, për më tepër nuk kemi pse ta tregojmë publikisht dhe veç një ditë në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco