Rama në shoqërinë e alienëve, peng i kriminelëve…

Rama në shoqërinë e alienëve, peng i kriminelëve…

Nga SYRI.net - 09/03/2019

Ka filluar të shtrohet një pyetje këto ditë: A mund të shpëtojë PS? Përgjigja është: S’ka asnjë mundësi sepse Edi Rama do të marrë me vetë gjithçka me idenë: pas meje u bëftë kiameti.

Do të bëhet më së fundmi realitet amaneti i At Zef Pëllumbit: Rama në krye të PS është individi më i përshtatshëm për të shkatërruar plotësisht PS…

***

Tani që Rama është në fund të mbretërimit të tij, kanë filluar të dalin zëra nga brenda PS për largimin e Ramës për të mundësuar ruajtjen e pushtetit. Për reformimin e saj. Madje edhe për rithemelimin e saj.

A është e mundur të ndodhë ndonjë nga këto opsione? Duket e pamundur sepse të gjithë ata që lëshojnë këto thirrje sot kanë mbështetur prej vitesh fuqimisht ardhjen në pushtet të Ramës. Kanë heshtur për korrupsionin e Rilindjes të drejtuar nga Rama, për futjen nga Rama të kriminelëve në parlament, për kanibizimin masiv të vendit, për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve.

Një pjesë e atyre që lëshojnë thirrjet për shpëtimin e PS shikojnë se është e pamundur të mbahet pushteti me Ramën ne krye dhe kërkojnë të gjejnë lider tjetër për të vazhduar të mbajnë pushtetin ndërkohë që partia e tyre është ‘qelbur’ nga koka por edhe s’ka mbetur asnjë qelizë pa u dekompozuar, prandaj s’mund të gjendet ilaç për ta ngjallur ‘kufomën’ që kundërmon. Ka edhe dy tri individë që janë bërë aktivë se mendojnë që ka ardhur momenti i volitshëm për të kapur drejtimin e PS…

***

Të gjitha këto përpjekje do të rezultojnë të dështuara. Pasi është eliminuar PS me shumë gjasa do të shpërbëhet plotësisht edhe Rilindja, sepse Rama së bashku me klientelën e ngushtë të Rilindjes e në shoqërinë së fundmi të alienëve e ufove, por i mbështetur prej kohësh edhe nga heshtja e pak ‘socialistëve’ që kërkojnë sot shpëtimin e partisë së tyre të ‘vdekur’ apo të eliminuar ndër vite:

  1. ‘vrau’ aftësinë, vlerat dhe kontributet në PS. Është e ditur nga të gjithë se në vitin 1991, ndonëse komuniste, PS e transformuar nga PPSH, kishte në drejtimin e saj një numër të madh profesorësh,  akademikësh dhe intelektualësh me formim perëndimor e reputacion, të cilët e transformuan atë në periudhën 1991-2005 nga puniste në socialdemokrate. Ishin pikërisht këta profesorë të nderuar dhe akademikë e shkencëtarë me reputacion si brenda ashtu edhe jashtë vendit si Rexhep Meidani, Luan Hajdaraga, Maqo Lakrori, Ethem Ruka, Ermelinda Meksi, Arben Malaj, Luan Memushi, Lekë Gjiknuri, Anastas Angjeli, e të tjerë, që u vendosën në ballë të këtij transformimi të vështirë dhe historik për PS.
  2. largoi apo margjinalizoi të gjithë profesorët dhe individët me vlera e kontribute duke keqpërdorur ose kompromentuar njëkohësisht ndonjë prej tyre, i cili sot është lëshon thirrje për shpëtim.
  3. ideoi dhe ndërtoi Sektin e Rilindjes përmes së cilës i zëvendësoi të gjithë këto individë me vlera e kontribute, me tituj e me grada me personazhe me profile kriminale, me individë me formim mediokër apo me diploma të blera por që zotëronin pasuri të paligjshme.
  4. zëvendësoi profesorët dhe akademikët, e njerëzit me vlera e kontribute, në kuvend dhe në ekzekutiv me individë me rekorde kriminale si Arben Ndoka, Armando Prenga, Mark Frroku, e të tjerë dhe individë me pasuri të dyshimta, oligarkë e formim të cunguar universitar e intelektual. Ndërkohë Rama vendosi dhe aktivizoi lidhjet direkte me të gjithë bandat më të rrezikshme në vend, bandën e Aldo Bares, bandën e Lul Berishës, bandën e Hakmarrjes për Drejtësi, bandat e Elbasanit, banda e Emiljano Shullazit, e tjerë.
  5. forcoi lidhjet me të gjithë klanet e familjet mafioze të trafikantëve të tilla si ajo e Balilit, si ajo e Habilajve si ajo e Geron Xhafajt që arritën të vendosnin nën kontroll Ministrinë e Brendshme dhe të bëheshin të rrezikshme edhe në nivel rajonal e Europian, duke promovuar Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn dhe së fundmi manekinin anonimin Sandër Lleshaj.
  6. Promovoi ndërkohë kukulla dhe manekinë që do ti serviloseshin Ramës dhe njëkohësisht ai do ti përdorte si mish për top sa herë që do të ishte e nevojshme për të sulmuar kundërshtarët brenda dhe jashtë partisë, më tipikët do të ishin Taulant Balla, Saimir Tahiri, Elis Spiropali, dhe disa të ‘fortë’ të tjerë të ardhur nga doganat, burgjet, sistemi i drejtësisë, e tjerë, që ishin gati të dhunonin këdo pot ë merrnin urdhra nga Rama.
  7. ngriti dhe forcoi pozitat e një rrjeti oligarkësh vendorë si Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Armando Subashi, e tjerë duke i dhënë mundësi të ngrinin ‘bajraqet’ e tyre vendore, oligarkike-kriminale rreth të cilëve do të grumbulloheshin e ushqeheshin banditë, kriminelë e bandat dhe klanet mafioze vendore.
  8. nxiti lidhjet dhe bashkëpunimin mes këtyre grupimeve, mes oligarkëve dhe kriminelëve, mes të fortëve dhe kriminelëve, mes manekinëve dhe oligarkëve e kriminelëve për ti ndërsyer të gjithë këta të bashkuar kundër opozitës dhe kundërshtarëve të Rilindjes por edhe për të blerë vota e kërcënuar votuesit.
  9. shpërbleu vetëm ushtarët e bindur rilindas dhe socialistët e heshtur, por të gjithë në shërbim apo bashkëpunim me oligarkët, kriminelët, të paaftët, manenikët, të fortët, hajdutët e votave dhe kërcënuesit e votuesve, të cilëve ju dha dekorata sipas arrogancën e agresivitetin ndaj kundërshtarëve por edhe servilizmit ndaj tij.
  10. në fund, për të shpëtuar vetëm kokën e karrigen e tij, plagosi rëndë deri në eliminim edhe Rilindjen duke e zëvendësuar me individë alienë, ufo, anonimë si Sandër Lleshaj e Gent Cakaj por edhe me shërbëtorë të verbër si Elisa Spiropali,  Eduart Shalsi apo deri edhe Erjon Brace.

Përfundimisht sot Rama pasi ka eliminuar PS dhe ka plagosur rëndë Rilindjen gjendet i vetmuar në shoqërinë e alilenëve e ufove, i marrë peng nga kriminelët e oligarkët të cilët së bashku kanë krijuar një grupim të fuqishëm që kontrollon qeverisjen e vendit në nivel vendor e qendror; konkretisht edhe e pamundur të ndahet nëse bandat kanë vënë nën kontroll Ramën apo Rama drejton bandat. Rama do ti shkatërrojë plotësisht mbeturinat e PS e të Rilindjes, dhe nuk do të lërë të shpëtojë apo mbijetojë asgjë pas tij….

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tironci10/03/2019 08:47

Popo Rama ka merite qe zbuloi acik ps oligarket qe moren pare nga komunizmi qe ne 91, ps qe krijoi bandat me te rrezikshme ne 97, e ato banda jan riciklu deri sot. Ps qe sju nda kurre droges, ajo ne hije e ajo ne pushtet, ps qe shkaterroi se fundmin gjithe shetin cdo gjo. Shakaterroi shpirtin e shqiptarit qe shet demokracine per 50 mij lek te vjetra, Ps qe mbiu ne Shqipni ne 45 e qe sot qe bon varrin vetes me nji psikopat si Rama.

ervin10/03/2019 01:12

shume analize gjeniale? Dua ta shijoj spektaklin deri ne fund kur germadhat e shkaterrinave te veta tta zene perfund kete shkaterrues te atdheut dhe te cdo vlere humane.

Skrapari09/03/2019 22:47

Mbyllja e ketij shkrimi me pelqen shume. N.q.s Edvini arrin te shkermoq PS dhe Ripjerdhjen ai meriton cmimin nobel.

Shto koment

Denonco