Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Prapaskenat/ Bruno Vespa nuk merr para, por Guardia di Finanzia e urdhëron

Prapaskenat/ Bruno Vespa nuk merr para, por Guardia di Finanzia e urdhëron

Nga Shenim - 08/03/2019

Shqiptarët nuk mund ti besonin syve. Sidomos ata që dinë italisht. "Porta a Porta" është prej vitesh modeli i intervistës apo "hard talk" që vinte nga përtej detit që shumë moderatorë shqiptarë mëtonin ta kopjonin.

Deri edhe tek kolltuqet e panelit. Edi Rama i njoftoi shqiptatët pak ditë më parë se halli i madh që e ka zënë Shqipërinë me opozitën e detyronte atë që të merrte rrugën e mundishme përtej detit e të pastronte në 24 orë imazhin e vendit.

Që në gjenezë të njoftimit udhëtimi i Edi Ramës drejt Romës qelbej pak. Nga e dinte Edi Rama që mediat italiane po digjeshin ta kishin në studio e ta degjonin nga goja e "qelibarit" kryeministër të vërtetën reale të asaj që po ndodh në Shqipëri, se medemek tymi i protestave opozitare mund tia ketë penguar përceptimin gazetarëve të RAI-t të pranishëm ne shesh. E vërteta e gjithëkujt mund te dëgjohet, boll që ti gjesh dikë që është i predispozuar të paguhet për ta bërë këtë sakrificë.

Ajo që ra në sy gjatë intervistës, mot a'mot të Edi Ramës që recitoi të njëjtën logore në çdo ekran që doli, ishte citimi i raporteve të Guardia di Finanzia-s.

E njëjta organizatë partnere që në vitin 2016 kur Shqipëria ishte e mbytur me drogë, deklaronte zyrtarisht se në vend ishin shkatërrur 96% e të gjithë siperfaqeve të mbjella. Guardia di Finanzia nuk është organizëm dosido në Itali, por një nga strukturat më të rëndësishme që merret nga krimi ekonomik e deri tek krimi i organizuar. Influenca e drejtueve të saj është e madhe dhe çdo hije dyshimi që mund të rendojë ndaj saj do të ishte një "siklet i panevojsheëm" sa dhe i evitueshëm.

Tonelatat e drogës që mbërrijnë çdo ditë në brigjet italiane janë edhe përgjegjësi sa edhe dështim i Guardia Di Finanzia. Prandaj nëse Kryeministri i Shqipërisë del në Porta a Porta e thotë se Guardia di Finanzia është në lartësinë e detyrës, për këtë Bruno Vespa  nuk është e nevojshme të paguhet, por ama përmes pushtetit të krerëve te Guardias, ai edhe mumd të urdhërohet. Mund të urdhërohet që të mos bëjë pyetjet e gabuara, apo deri edhe të censurojë intervistën e liderit të opozitës  Lulzim Basha.

Kjo ndodh dhe do të ndodhë perderisa në krye të Guardias në Itali do të jenë ende njerëzit e Mateo Renzit, e për aq kohë sa krerët e Guardias në Shqipëri të ndajnë para me Edi Ramën. Tutto succede per una ragione...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku10/03/2019 08:29

Meteo Renzi është një sorosian i thekur. Ai goditi rëndë PD dhe të majtën italiane, duke themeluar në Itali një sekt të ngjashëm me atë të "rilindjes" edviniane. E mbushi qeverinë dhe parlamentin me mercenarë të Shoqërisë së Hapur të Sorosit, tip Boldrin, Mogherin, Soreca, Chejenge & CO. Edhe Renzi, sikurse Edvini, u përpoq (pa arritur dot "suksesin" e EDramës) për të vënë nën kontroll kollonat e shtetit, njëra nga këto është edhe Guardia di Finanza (GF). Kjo e fundit, me paturpësinë më të madhe deklaron gënjeshtra dhe ushtron presion mbi instituzionet ( sipas urdhërave të Sorosit) për të pastruar imazhin e Qelbur të EDramës. Presion i cili detyroi Vespën të bëjë figurën e mutit në atë paló emision, gjatë shumë viteve të emisionit, asnjëherë Bruno Vespa nuk është ndodhur në atë situatë të turpshme sikurse para li-derrit global dhe paljaçove që e shoqëron dhe duartrokisnin maklladat e tij me juventus dhe ronaldo. Kushedi sa netë të gjata dimri do ti dalë në ëndërr Bruno Vespës surrati i të çmëndurit që bën show në emisionin e tij ndërsa ai vetë belbëzon si një laper i servilosur nga sikleti.

Grethi 08/03/2019 19:10

Ore ky na dolli i forte kopuku prandaj kerkoj tepsine per tja u shtruar vizat e bardha pipinove dhe ketij populli leshko i hedh hi syve nga mengjesi ne dark popull dele sot ne fier kercente si baxhell

Shto koment

Denonco